Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pse kanë sukses filmat me temë fetare?

prej Mon 21 Apr 2014 - 0:21
Pse kanë sukses filmat me temë fetare? KRISHTI
Është cilësuar “historia më e madhe e kohërave”, prandaj nuk është për t’u çuditur, që për më tepër se një shekull Hollivudi i rikthehet Biblës, duke e marrë frymëzimin prej saj. Prirja për filmat e bazuar tek besimi mbetet e fuqishme: industria e filmave prodhon 16 filma në vit me këtë temë. Shumë prej tyre mund të harrohen vetëm disa javë pasi shfaqen, ndërsa të tjerë mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë nëpër kinema. Por çfarë i bën të suksesshme filmat e frymëzuar nga feja?

Filmi “Son of God” mbi jetën e Jezu Krishtit, ka filluar të shfaqet nëpër kinematë amerikane dhe po ndiqet me shumë interes. Kishat në mbarë vendin janë duke marrë me qira kinema, që anëtarët e tyre ta shohin filmin.

Profesori i filozofisë, Martyn Oliver, thotë se filmat me Jezusin synojnë të tërheqin audiencat e krishtera. Profesori Oliver thotë se producentët morën mbi vete pak rreziqe financiare, ngaqë tregu i audiencës së krishterë u vu në provë në vitin 2004, me filmin The Passion of the Christ. Ky filmi shumë i debatuar i Mel Gibsonit realizoi 1 miliardë dollarë fitime në mbarë botën.

Gibson po ashtu kishte një vizion artistik me këtë film, thotë Profesori Oliver. Portretizimi i tij i dhunshëm dhe polarizues i Jezusit i hipnotizoi njerëzit në mbarë botën. Son of God nuk është në të njëjtin nivel me filmin e Gibsonit dhe audienca që ai synon mund të pakësohet shpejt.

Ndryshe nga Son of God, një histori e admirueshme dhe miqësore për Jezusin, Noah i Darren Aronofskit është një histori e rëndë, apokaliptike mbi fundin e botës.

Profesor Oliver thotë se personazhi i Noe-së i Aronofskit është pranë historisë së Biblës së pranuar si nga hebrejtë, të krishterët edhe nga myslimanët. Por ky film mund të mos jetë një sukses. Ai u prit në mënyrë të vakët në Meksikë nga një audiencë kryesisht katolike, së cilës ju duk tepër i errët dhe që nuk shpreh nderim për karakterin e Noe-së. Shumë myslimanë po ashtu e kundërshtojnë filmin, sepse Islami ua ndalon paraqitjen vizuale të profetëve të tyre.

Megjithatë, personazhi i Noe-së mund të jetë i pëlqyeshëm për njerëzit që ndjejnë se mesazhi i tij ambientalist “mbro natyrën, ose vdis prej saj” tingëllon i vërtetë në botën e sotme. Edhe fakti që filmi ka efekte speciale impresionuese, është një tjetër faktor që e bën atë të pëlqyeshëm.

Profesor Oliver thekson se edhe për filmat më të mirë fetarë, suksesi nuk është i sigurt.

Por nëse një film ka një vizion artistik, një mesazh të fuqishëm dhe një histori tërheqëse, mund të përjetosh momente vërtet të mrekullueshme kur e sheh.

/Shekulli Online/ G.F./


Pse kanë sukses filmat me temë fetare? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi