Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rikthimi i "Perandorisë Osmane" në Ballkan Empty Rikthimi i "Perandorisë Osmane" në Ballkan

Thu 24 Apr 2014 - 14:23
Dy Universitete turke janë hapur gjatë viteve të fundit në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, qytet të ndikuar nga osmanët, duke sjellë me vete një valë të studentëve dhe kulturës turke, në këtë shtet me popullatë shumicë myslimane, i cili ende po shërohet nga plagët e luftës brutale etnike para gati dy dekadave. Investimet turke janë përhapur në gjithë Ballkanin, madje edhe në Kroaci dhe Serbi, banorët shumicë të krishtere të të cilave vende ende i konsiderojnë sulltanët nga Konstantinopja si pushtues, e jo çlirimtarë.
Turqia pushtoi Ballkanin para pesë shekujve. Tani fuqia turke ka filluar të depërtojë në këtë rajon me mjete më paqësore.
Dy Universitete turke janë hapur gjatë viteve të fundit në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, qytet të ndikuar nga osmanët, duke sjellë me vete një valë të studentëve dhe kulturës turke, në këtë shtet me popullatë shumicë myslimane, i cili ende po shërohet nga plagët e luftës brutale etnike para gati dy dekadave.
Investimet turke janë përhapur në gjithë Ballkanin, madje edhe në Kroaci dhe Serbi, banorët shumicë të krishtere të të cilave vende ende i konsiderojnë sulltanët nga Konstantinopja si pushtues, e jo çlirimtarë.
Turqia gjithashtu ka ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet ish-armiqve të përbetuar në Ballkan. Kjo prani në rritje e Turqisë ka zgjeruar fushën e saj të ndikimit edhe në Evropë, në momentin kur gjasat për anëtarësimin e vendit në BE duken të dyshimta.
“Udhëheqësit turqë po punojnë për një Perandori të re Osmane, për një Perandori më të butë”, tha Amir Zukic, shefi i zyrës së agjencisë turke të lajmeve, Anadollu, në Sarajeve, e cila ka zgjeruar kapacitetet gjatë muajve të fundit. “Turqia, një ish-fuqi rajonale, po përpiqet të kthehet me hapa të mëdhenj”.
Prania e Turqisë në Bosnje ishte kryesisht e përgjumur gjatë më shumë se 40 viteve, sa ishte ky shtet ballkanik pjesë e Jugosllavisë komuniste, e cila nuk ishte aq e kapshme për ndikimin religjioz dhe kulturor të Turqisë.
Por gjatë mesit të viteve të 90-ta, gjatë periudhës së copëtimit të Jugosllavisë, ndihmat turke filluan të rrjedhin në drejtim të myslimanëve, të cilët përbëjnë gjysmën e popullatës në Bosnje.
Që nga ajo periudhë, fondet turke kanë ndihmuar në rikonstruktimin e monumenteve nga periudha osmane, të cilat ishin shënjestër e shkatërrimeve me motive etnike.
Tani është vështirë të mos vërehet ndikimi kulturor i Turqisë. Zyrtarët e lartë turqë janë vizitor të vazhdueshëm në Sarajevë.
Një ndërtesë krejtësisht e re e Ambasadës së Turqisë është ndërtuar në afërsi të “Luginës së Snajperëve”, një korridor, në të cilin, gjatë rrethimit trevjeçar të qytetit gjatë kohës së luftës, myslimanët boshnjakë të cilët kishin vështirësi që të vazhdonin jetën e tyre të përditshme, në vazhdimësi ishin në shënjestër të snajperistëve serbë.
Dy qendrat më të mëdha turke në Bosnje janë dy Universitetet, të financuara nga Turqia, në të cilat pjesa më e madhe e studentëve janë turqë.
Në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës, studentët të cilët hyjnë kah porta kryesore e ndërtesës që u hap para dy viteve, duhet të kalojnë nën sytë vëzhgues të Sulltan Mehmet Pushtuesit, Sulltanit osman, i cili në vitin 1463 solli islamin në Bosnje.
Ky Universitet privat financohet nga biznesmenët turqë, të afërt me partinë politike të Kryeministrit të Turqisë, Reccep Tayyib Erdogan.
Universiteti filloi punën në vitin 2004 dhe tani aty studiojnë 1500 studentë. Tani ky institucion synon të arrijë numrin prej 5 mijë studentëve, sa është kapaciteti i ndërtesës së re të Universitetit.
Ligjeratat mbahen në gjuhën angleze dhe Universiteti ka curriculume Perëndimore, me lëndë si biznesi dhe inxhinieria.
Por si studentët turqë, ashtu edhe ata boshnjakë, theksojnë se pjesa më joshëse e Universitetit është shkëmbimi kulturor që po ndodh aty.
“Turqit janë të interesuar të vijnë këtu, ngase besojnë se Bosnja, përkundër të gjitha problemeve që ka, do të anëtarësohet në BE para Turqisë. Dhe ata këtë e shohin si një urë mes dy vendeve”, thotë Mihamed Haxhiabdic, zëvendës-rektori i shkollës.
“Turqve ju pëlqen Bosnja. Është shtet evropian, por ata kanë ndjenjën se janë në shtëpi. Aroma, kultura, është dukshëm turke”, shton ai.
Studentët boshnjakë e përcjellin me interesim ekonominë turke në forcim e sipër. Niveli zyrtar i papunësisë në vendin e tyre vitin e kaluar ishte 46 për qind, shumë më i lartë se në Turqi.
Shumica prej studentëve turqë, të cilët përbëjnë 65 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve, thonë se kanë ardhur këtu, për të shijuar lirinë, larg syve vëzhgues të familjeve të tyre. Disa thonë se planifikojnë të qëndrojnë në rajon dhe të zhvillojnë biznese.
“Kur isha i vogël, dëshiroja të shkoja në ndonjë shtet të huaj. Dëshiroja të mësoja një gjuhë të huaj”, thotë Fatih Selcuk, një student 19 vjeçar nga Izmiri. “Bosnja ka qenë në Perandorinë Osmane, prandaj është e ngjashme me Turqinë. Babai më tha se duhet të shkosh në Bosnje, ngase është shtet sllav, por mysliman”.
Shkolla tjetër turke në Sarajevë, Universiteti Ndërkombëtarë Burch, është hapur në vitin 2008 dhe ka lidhje me Fethullah Gulenin, një klerik me ndikim mysliman turk, i cili drejton nga Pennsylvania, SHBA, një lëvizje ndërkombëtare religjioze dhe edukuese.
Edhe zyrtarët në Burch flasin për dëshirën për të forcuar lidhjet mes Turqisë dhe Ballkanit. Studentët në këtë shkollë janë më të prirë që të jenë konservatorë religjioz, por sikurse edhe në Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës, curriculumi është sekular.
Ekspansioni turk në rajon vjen në momentin, kur ëndrra turke për anëtarësim në Be duket tejet e largët. Fuqitë Perëndimore, në veçanti Gjermania, frikësohen se 74 milionë banorët e Turqisë mund ta vërshojnë Evropën, në kërkim të vendeve të punës. Disa zyrtarë madje kanë shprehur dilemën se a është Turqia fare një shtet evropian.
Por Bosnja është qartazi në Evropë, përkundër faktit se Sarajeva është e mbushur përplot me dyqane dhe qendra, të cilat i ngjasojnë atyre në Stamboll.
Prania e shtuar e Turqisë në rajonet evropiane, të cilat dikur ishin pjesë të Perandorisë së saj, është një mënyrë për të kompensuar përjashtimin e saj nga BE-ja, thonë disa analistë.
Ndikimi gjithnjë e më i madh i Turqisë ka shqetësuar disa serbë në Bosnje, të cilat udhëheqin qeverinë paralele në Bosnje, nën sistemin e komplikuar të diktuar nga marrëveshja paqësore e vitit 1995.
Zyrtarët nga radhët e Qeverisë paralele janë ankuar se pjesa myslimane e Bosnjës po bie nën ndikimin e një ish-fuqie imperialiste.
“Për islamistët, kthimi i Turqisë në Ballkan është një përmbushje e ambicieve. Por për shumë serbë, e gjithashtu edhe për shumë kroatë, beteja e tyre kombëtare nga shekulli i 19-të mbetet e ngulitur në kokat e tyre”, thotë Esad Hecimovic, redaktor i programit të lajmeve në OMT, kanalit privat televiziv, i cili po emeton seriali për jetën e sulltan Sulejmanit.
Megjithatë, madje edhe Serbia dhe Kroacia kanë mirëpritur investimet turke. Turqia ishte investuesi i tretë më i madh në Kroacinë Mesdhetare, në tri çereket e para të vitit 2012, ndërsa Erdogan ka ndjekur lidhje më të ngushta me Serbinë, rivalin shumëvjeçar të Turqisë.
Diplomatët turqë gjithashtu kanë punuar në ndërmjetësimin e negociatave mes qeverive të Serbisë dhe Bosnjës.
Përpjekjet në Ballkan i kanë ofruar Turqisë një vend-puqje të re për shtim ekonomik, në momentin kur po përballet me dhunën etnike, e cila ka kapluar Sirinë fqinje.
Atje, një shtet shumëkombësh, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, po rrezikon të copëtojë vetën, një zhvillim ky i cili ka ngjashmëri me atë që i ndodhi Jugosllavisë.
Shumë njerëz në Ballkan besojnë se ata janë vetëm një pikë kalimtare, në rrugën e Turqisë për realizimin e synimeve më të gjëra të saj.
“Ata janë një fuqi e madhe rajonale. Ballkani gjithmonë ka qenë një shteg i tyre për të pushtuar Evropën. Është dashur të kalojnë nëpër këtë rajon”, thotë Hayruddin Somun, ish-ambasador i Bosnjës në Turqi.
(Washington Post)

Përgatiti: Arsim Buxhovi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi