Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Astronautët Ed Lu: “Tokën do ta godasë diçka”

prej Sat 26 Apr 2014 - 15:11
Astronautët Ed Lu: “Tokën do ta godasë diçka” Screen-Shot-2014-04-22-at-7.52.14-PM-300x163
“Ruleti kozmik është në vepër”. Me këto fjalë e ka përshkruar ish-astronauti Ed Lu rrezikun i cili e kërcënon botën nga arritja e mundshme e një asteroidi të madh, për të cilin ende nuk jemi të vetëdijshëm se ia ka mësyrë drejt nesh.
“Nuk mund të vazhdojmë të luajmë dhe të presim se secilën herë do të fitojmë”, tërheq vërejtjen Lu.

Ai është në krye të grupit të përmendur të astroanutëve, të cilin e ka themeluar fondacioni B612, ndërsa ide e tyre është që 250 milionë dollarët t’i shpenzojë në konkstruktimin e një teleskopi kzomik, i cili do të jetë në gjendje që disa vite përpara të vëreje gjithçka që mund të përplaset në Tokë dhe ta çrregullojë yërë jetën e gjallë në të. Një çudi e tillë e teknikës njerëzve do t’ua jepte mundësin që për disa vite të provojnë së paku të bëjnë ndonjë plan mbrojtjeje të jetës pas goditjes së rëndë.

Si argument Lu përmend mësyrjen marramendëse të asteroidit, i cili ka shpërthyer mbi Çeblaninskin rus. Askush s’e ka vërejtur se po vjen, kurse detonacioni të cilin e ka krijuar me hyrjen ne atmosferën e Tokës ka qenë sa 30 bomba atomike te Hiroshimës.

Ai ka ardhur nga drejtimi i Diellit, kështu që për shkak të shkëlqimit nuk e ka vërejtur asnjë teleskop në Tokë, kurse po atë ditë nga një drejtim tjetër ka arritur një asteroid, për të cilin me të drejtë është besuar se do të anashkalojë.

Të gjithë e prisnin atë, kurse 16 orë më heret pasoi tronditja në Çelabinsk – shkëmbi më i rëndë se Kulla e Eiffelit si një top i zjarrtë ka fluturuar në atmosferë me shpejtësi prej 68.000 kilometrash në orë dhe ka shpërthyer fuqishëm në lartësinë rreth 30 kilometra. Janë dëmtuar mijëra shtëpi dhe objekte tjera, kurse janë lënduar mbi 1.500 njerëz.

Astronomi Peter Brown nga Universiteti kanadez Western Ontario në fillim të vitit ka njoftua se vetëm nga vitit 2001 deri më sot deri në Tokë kanë arritur madje 26 asteroidë të ngjashëm apo edhe më të mëdhenj se ai në Çelabinsk, që është më shumë më tepër se sa mendohej më parë. Informatat detale mbi këta asteoridë do t’i botojnë Lu e kolegët e tij në koneferncën e ardhshme për gazetarë, në të cilën me videoprezantim do ta paraqesin projektin e tyre të teleskopit hapësinor, të cilat ia kanë vënë emrin Sentinel.

“Ne fjalë për fjalë jemi në murin e qitjes”, thotë ish-astronauti Rusty Schweickart, i cili dikur ka qenë pjesë e ekipit në misionin Apollo 9. “Duam që njerëzit të kuptojnë për çka është fjala. Këto gjëra ndodhin, ato janë në vazhdim dhe shkëmbi i madh është në rurgë, është në pyetje vetëm çasti”, ka thënë ai. /opozita.com/


Astronautët Ed Lu: “Tokën do ta godasë diçka” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Astronautët Ed Lu: “Tokën do ta godasë diçka”

prej Sat 26 Apr 2014 - 20:38
Ndonje kredi mbase.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi