Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pajisja që do ta shndërrojë pluhurin në diamant Empty Pajisja që do ta shndërrojë pluhurin në diamant

Sun 27 Apr 2014 - 22:42
Pajisja që do ta shndërrojë pluhurin në diamant 606x340_264670Imagjinoni një fshirëse gjigante me korrent, e cila e kap smogun, duke pastruar ajrin e ndotur të një qyteti të madh.

Deri tani, një projekt i tillë është ndërtuar në një shkallë të vogël, por dizenjatori holandez, Daan Roosegaarde, thotë se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Pekinit për të testuar këtë prototip në një park qyteti vitin e ardhshëm.

Parku do të ketë një kullë vakuumi në qendër, me filtra jonikë që gjurmojnë dhe eleminojnë grimcat e smogut duke nxjerrë ajër të pastër nga fletët e ventilimit. Një pajisje nëntokësore do të krijojë një fushë elektromagnetike për të tërhequr grimcat e pluhurit.

Ka shumë pak qytete në botë që kanë nevojë më të madhe për pastrim sesa Pekini. Dekadat e zhvillimit industrial kanë krijuar një krizë mjedisore, të cilën drejtuesit e qytetit janë përpjekur ta adresojnë.

Dizenjatori thotë se kjo teknologji do të ndihmojë në krijimin e hapësirave me ajër të pastër, të cilat do të lejojnë depërtimin e rrezeve të diellit. Në vend të humbjes së smogut, ai dëshiron që ta shndërrojë atë në diamante. Kjo ide bazohet në praninë e karbonit në përbërjen e pluhurit. Ideatori thotë se nëse karboni vendoset nën presion për dy ose tre javë, prej tij mund të krijohen diamante.

Daan Roosegaarde ka pasur ide të çuditshme prej kohësh dhe ka punuar me projekte të ndryshme për riciklimin e energjisë në mënyra ta pazakonta. Për shembull, ai ka planifikuar krijimin e një rruge që karikon makinat elektrike, ose një dyshemeje që mund të prodhojë elektricitet kur dikush kërcen mbi të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi