Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Nuk do t'ju duhen më duart për të ngarë makinën!

prej Wed 30 Apr 2014 - 0:22
Nuk do t'ju duhen më duart për të ngarë makinën! Article-2614891-1D6C97F000000578-430_634x351
Google po pretendon se përpjekjet e saj për të krijuar një makinë që lëviz vetë, pa shofer, kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Në një postim në internet, kompania tha se makinat që lëvizin vetë kanë përparuar dhe kanë dalë në rrugë.

Ngarja e makinës në qytet, me gjithë vështirësitë e saj, ka qenë një sfidë tepër e madhe për kompanitë e makinave. Drejtuesi i projektit, Chris Urmson, tha se makinat-provë mund të kalojnë mijëra situata urbane, të cilat as mund të imagjinoheshin disa vjet më parë.

“Ne po bëhemi shumë optimistë dhe po shkojmë drejt realizimit të qëllimit - drejt një pajisjeje që operon plotësisht, pa ndërhyrje njerëzore”, shkruan ai.

Postimi i Urmson ishte njoftimi i parë zyrtar i kompanisë që prej vitit 2012 mbi progresin e makinave pa shofer, të cilat po ndërtohen në një laborator sekret GOOGLE X. Kompania tha se qëllimi është që kjo teknologji të bëhet publike në vitin 2017.


Nuk do t'ju duhen më duart për të ngarë makinën! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi