Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri

prej Sat 3 May 2014 - 15:06
Këngëtarja zbulon de tajet e këngës më të re "kjo që jam" dhe koncertin e saj në Shkodër
Sot shqiptarja që u shpall zëri më i mirë i Italisë vjen në një koncert recital në vendlindjen e saj. Të ftuar edhe Alban Skënderaj dhe artistë të tjerë
Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri Elhaida%20dani%203
Luela Myftari

Ajo është një nga zërat më të bukur që kanë mundur të zbulojnë kompeticionet muzikore në Shqipëri. Pas famës në vendin e vet, Elhaida Dani kërkoi t’i tregojë botës talentin dhe punën e saj. U shpall zëri më i mirë i Italisë, por vendin e saj nuk e harroi kurrë. Sot në Shkodër, ajo do të mbajë koncertin e parë në Shqipëri. Ka zgjedhur pikërisht vendlindjen e saj. E nëse ju ka munguar një këngë e saj në shqip, bëhuni gati për të.
Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri Elhaida%20dani%20dhe%20will.i.am
Koncerti në Teatrin “Migjeni”

Pavarësisht karrierës së saj të projektuar në një nivel internacional, Elhaida mbetet gjithmonë besnike dhe shumë e lidhur me Shqipërinë dhe qytetin e saj të lindjes, Shkodrën. Pikërisht në Shkodër Elhaida do të mbajë sot koncertin e saj të parë. Në ora 20:00 në Teatrin Migjeni pritet që të nisë një koncert që do të zgjasë plot 2 orë. Ky koncert është i pari në Shqipëri dhe vjen fill pas fitores së bujshme në “The Voice of Italy” dhe turit të koncerteve, i cili e bëri të vizitonte dhe të takonte të gjithë fansat e saj në të gjithë Italinë.

Të ftuarit

Elhaida Dani kthehet më në fund në Shqipëri për t’i dhuruar publikut shqiptar një koncert të sajin, plot me surpriza dhe të ftuar. Sigurisht që në dy orë nuk mund të ishte vetëm Elhaida. Së bashku me të do të ngjitet në skenë një nga këngëtarët më të mirë të momentit në Shqipëri, Alban Skënderaj. Ky duet, sipas zyrës së menaxhimit të Elhaida Danit është një nga ato bashkëpunime që nuk duhet humbur. Të ftuar të tjerë do të jenë edhe Arilena Ara, Ergi Dini, Enrika Derza dhe të tjerë talente të rinj të Shkodrës të bërë të njohur nga kompeticionet muzikore në Shqipëri si “X-Factor” apo “The Voice of Albania”, të cilët Elhaida ka dëshiruar t’i ketë në skenë për të interpretuar së bashku me të.
Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri Kledi%20bahbiti%20elhaida
Kënga e re

Në dy orë koncert, Elhaida do të interpretojë të gjitha këngët që e kanë bërë të njohur në Shqipëri dhe interpretimet të cilat e kanë e bërë të triumfojë në Itali në krah të këngëtarit të njohur Riccardo Cocciante. Pikat e forta të koncertit do të jenë momentet kur Elhaida do të prezantojë për herë të parë këngën e saj më të re. “Shekulli” kontaktoi me zyrën menaxhimit të këtij talenti shqiptar dhe zbuluam se titulli i këngës më të re është “Kjo që jam”. Kënga më e re e Elhaida Danit është në shqip.

Mbështetja

Të mbështesësh një këngëtare si Elhaida dhe koncertin e saj është e vështirë të mos e pranosh. Eventi mban suportin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ka qenë vetë Z.Erion Veliaj dhe shoqata e biznesmenëve shqiptarë në Itali ata që e kanë mbështetur këtë iniciativë të këngëtares në vendlindjen e saj. Veshja Nuk zhvishet teksa performon. Madje, më skeptikët e kanë komentuar negativisht performancën e saj në Shkodër gjatë një aktiviteti të Medresesë që ndodhet në qytetin e saj të lindjes. Mirëpo, këtë Elhaida e përcakton si një nga eksperiencat më të bukura që ka përjetuar. Të veshurit si myslimane për të nuk është veçse shfaqja e besimit fetar që ajo ka në shpirt. E në fakt, ajo nuk ka nevojë të performojë me trup. Elhaida, mjafton vetëm të ngjitet në skenë. Pjesën e mbetur të duartrokitjeve me siguri do ta përjetojë pasi të lëshojë notën e parë muzikore.

Nuk ishte e thjeshtë, por ia doli

“Kam punuar shumë, kam qarë dhe qeshur gjatë provave pafund”

E pyetëm Elhaida Danin edhe për këngën e saj të re, atë që do të promovojë sot në koncertin që do të mbahet në teatrin “Migjeni”. Ajo që zbuluam nga biseda me të dhe me studion që menaxhon karrierën e saj artistike zbuluam që kënga e re e Elhaida Danit, me titull “Kjo që jam”, është një material muzikor, i cili vjen si prodhim i kompozitorit Kledi Bahiti. Edhe këngën e fundit në shqip, atë me të cilën mori pjesë dhe fitoi çmimin e parë në edicionin e 9-të në Top Fest “S’je më”, Elhaida e ka realizuar në bashkëpunim me Kledi Bahitin. Për këngën e saj më të fundit këngëtarja pohon se do të dëshironte të kishte po të njëjtin sukses, ndoshta edhe më të madh se kënga që e bëri fituese në Top Fest. “Donim që të ishte një sukses ashtu siç ishte edhe kënga “S'je më”, ndaj edhe bashke me stafin tim,vendosëm që vera e këtij viti, vera e 2014-ës të ishte momenti i duhur që unë të sillja edhe një këngë tjetër po kaq të mirë edhe këto evente për publikun shqiptar”, thotë Elhaida për këngën që pritet të bëhet hit, sipas saj, këtë verë. Dhe kur e pyesim për eventet e reja të cilat na i përcjell me pozitivitetin e saj, ajo rrëfen se të gjitha këto evente që po përgatit lidhen shumë me këngën e re që do të vijë.
Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri Elhaida-dani%203
Ajo pohon se ka kohë, së bashku me stafin e saj që po punon me këtë material, ndaj edhe suksesi nuk do t’i mungojë. Dhe për të kaluar tek sfida e radhës, tek koncerti që do të zgjasë dy orë, Elhaida tregon se gjërat nuk janë gjithnjë të thjeshta, por që ajo ka ditur më së miri që t’ia dalë mbanë. Me siguri nuk është aspak e lehtë edhe për një nga vokalet më të mira që të mbajë një koncert që zgjat dy orë, dhe këtë e pohon edhe Dani. “Në fillim e mendoja si diçka shumë të lehtë, por kaluan muaj dhe çdo ditë e më shumë më dukej akoma më i vështirë realizimi i një eventi kaq të madh dhe jo pak herë e kam pyetur veten 'Ku e more gjithë këtë guxim", por kam punuar shumë, jam lodhur shumë, kam qarë dhe qeshur gjatë provave pafund, dhe besoj se jam gati për një hap kaq të madh”, thotë ajo plot vendosmëri.

Jo vetëm një këngë, por shumë projekte

Në Shkodër është koncerti, por për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë ka surpriza të tjera

Koncerti në Shkodër nuk do të jetë surpriza e vetme që Elhaida u ka rezervuar fansave të saj: takimi në Teatrin “Migjeni” hap rrugën për një event të madh në të cilin Elhaida do të shoqërohet nga të ftuar të mëdhenj internacionalë. Dhe ky event do të prezantohet së shpejti. Të paktën kështu deklarojnë burime zyrtare nga studioja e menaxhimit të këngëtares shqiptare Elhaida Dani. E kontaktuar nga “Shekulli”, zëri më i mirë i Italisë që në fakt është një yll shqiptar pranon se emocionet e këtij koncerti në vendlindje janë të mëdha. Elhaida tregon se gjendet mes provave të shumta dhe nevojës për të ditur dhe kontrolluar që çdo gjë që ajo dëshiron të realizohet në detaje. “Ndihem mjaft e gëzuar dhe e emocionuar për këtë koncert. Është koncerti im i parë në Shqipëri dhe dua që çdo gjë të jetë perfekte, dhe mbi të gjitha të jetë e vërtetë. Kjo është ajo që unë kam kërkuar nga stafi që po punon për mua”, rrëfen ajo për “Shekullin”. Kur e pyesim për dëshirën e saj më të madhe në lidhje me këtë koncert, ajo na rrëfen se dëshiron që në këtë event të përcillen emocionet, sinqeriteti dhe dashuria me të cilën ka realizuar çdo gjë. Dhe këtë ajo e rrëfen vetëm me një fjali. “Dua që ky koncert të jetë i Vërtetë”. E pyesim edhe për zgjedhjen që ka bërë.

Pse Shkodrën, kur në fakt ishte e sigurt se në Tiranë do të mblidhte më shumë njerëz, më shumë dashamirës dhe më shumë hapësirë për fansat e saj. Elhaida Dani na rrëfen se arsyeja kryesore që e ka shtyrë të bëjë këtë zgjedhje është vendi ku ka lindur dhe ka kaluar vitet e para të jetës së saj. “Ishte dëshira ime që t’u ktheja të gjithë mbështetjen që më ka dhënë qyteti im i dashur, madje një mbështetje që e kam pasur që në fillimet e karrierës sime artistike”, thotë ajo për lexuesit e gazetës “Shekulli”. Për të rikthimi në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm, i cili nis ende pa nisur këngën për qytetin e lindjes. Por, kjo është vetëm një nga arsyet, sepse një arsye tjetër është edhe fakti se për Tiranën dhe për të gjithë Shqipërinë ajo ka rezervuar një surprizë tjetër. Zyra e saj e menaxhimit na e konfirmon këtë lajm, por më tej nuk dëshiron të zbulojë diçka, pasi e gjitha është vendosur të jetë surprizë. Elhaida Dani dëshiron që ta mbyllë komunikim e saj me “Shekullin” kështu: “Gjatë dimrit kam punuar shumë për projekte, dhe madje për shumë të mëdha. Mund të them që publiku shqiptar duhet të përgatitet që këtë verë të dëgjojë shumë për mua”.


Elhaida Dani, në koncertin e saj të parë në Shqipëri Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi