Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Aknet!! Empty Aknet!!

Tue 18 Jan 2011 - 15:29
Aknet me pergjithesi jane prezent ne fytyrat me yndyre. Nese jane masive ne lekure eshte mire te behet mbjellje e materialit te tyre ne kushte laboratorike, per te pare llojin e bakterieve qe gjenden ne te (zakonisht rezultojne me streptokok), dhe me pas duhet nje terapi me antibiotike per te luftuar infeksionin. Aknet jane prezent ne fytyre edhe si pasoje e problemeve hormonale. Ne kete rast gjeja e pare qe duhet bere eshte konsultimi me mjekun sepse eshte e domosdoshme te balancohet niveli i hormoneve ne organizem. Me pas, duhen perdorur produkte per fytyra te yndyrshme dhe me probleme. Konkretisht Late dhe Tonik qe perdoret 2 here ne dite ose edhe 1 here, maska qe perdoret 2 here ne jave ose 1 here, dhe kremi per fytyre te yndyrshme per te normalizuar sekrecionet e e yndyres ne fytyre.
Ne asnje menyre nuk keshillohet fondotinta (kremi puder) ne raste te tilla sepse duke u perpjekur t`e mbulojme aknet, e veshim lekuren me izolues dhe si pasoje ajo nuk merr oksigjenin e mjaftueshem. Une, ne Estetiken time nuk i aplikoj preparatet e pergatitura vete sepse do te ishte e pakendeshme te vinte era guzhine me veze apo banane, apo limon etj Une perdor produkte profesionale qe jane me baze bimore, por per Enin do te sugjeroja: ne rastet me akne duhet vendosur leng limoni ne te gjitha aknet, lihen per rreth 10 minuta dhe pastrohen me nje tampon te paster te lagur me birre (birra Tirana eshte perfekte per kete trajtim), dhe me pas asnje shplarje apo veprim tjeter.
eni lekura jote eshte me me pak probleme per estetisten. Ajo do nje trajtim me Late dhe Tonik per fytyre mix dhe nje krem qe ta aplikosh ne pjeset e thata (ne ekstremet e faqeve) sepse rreze hundes dhe ne mjeker e ke kremin natyral, yndyren.
Per gjithshka asgje: ne rastet me akne jane te demshme ushqimet pikante, cokollatat dhe te skuqurat dhe kjo vlen jo vetem per ata qe kane probleme ne fytyre por per te gjithe. Ushqimet e skuqura jane te demshme per organizmin sepse nuk treten dhe pengojne metabolizmin te funksionoje normalisht.
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Aknet!! Empty Re: Aknet!!

Tue 18 Jan 2011 - 15:30
Aknet nuk duhen ngacmuar sepse kane fazen e vet te pjekurise. Gjate trajtimit te fytyres me aparat, perdoret nje llambe qe rrezaton mbi to (HF), kjo ben tharjen dhe eliminimin e tyre. Cdo fytyre ka specifiken e vet dhe sejcila trajtohet me produktet respektive. Fytyrat jane ndryshe nga njera tjetra persa i perket llojit te lekures. Po radhis llojet:
Fytyre me probleme
Fytyre e yndyrshme
Fytyre sensibel
Fytyre delikate
Fytyre normale
Fytyre mikse
Nuk eshte e thene qe cdokush te kete vetem nje problem ne fytyren e tij. Ka fytyra delikate me yndyre dhe te thata. Ka fytyra me yndyre por edhe sensibel njekohesisht.
Dua te di moshen tende Eni per te te dhene nje pergjigje. Gjithsesi, ne moshen 25 vjec mund te fillosh trajtimin me ushqyes sic eshte kremi. Nese jetoni ne Shqiperi, eshte e domosdoshme mbrojtja e fytyres nga ambjenti qe eshte shume i ndotur.
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Aknet!! Empty Re: Aknet!!

Tue 18 Jan 2011 - 15:33
Marre nga SPEKTRI

Akne në moshë të rritur? Ja shkaktarët dhe zgjidhja e këtij problemi




Nuk je më në periudhën e adoleshencës por puçrrat të torturojnë akoma?
Ndoshta nuk e di por mund të jenë sinjali i ndonjë gjendje jo të mirë të organizmit tënd.

Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjëve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh egziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure. Ja se çfarë i ndodh lëkurës dhe se si mund ta kurojmë këtë problem të saj.

Dëshmia e Danielës
Kam patur akne kur isha një vajzë e vogël dhe kam menduar se tashmë ai ishte një kapitull i mbyllur. Por nuk ishte kështu. Sot në moshën 30 vjeçare e kam fytyrën të mbushur me puçrra që do të ishin të përshtatëshme për një vajzë në moshën 14 vjeçare. Në të vërtetë gjendem përballë një momenti shumë delikat: kam pak kohë që kam ndërruar punë dhe aktiviteti im i ri më kërkon shumë impenjim dhe përgjegjësi. Por me të gjitha këto puçrra çfarë imazhi do të krijoj? Sigurisht një imazh jo fort të besueshëm, pastaj pyes vetes se për çfarë motivi më janë rishfaqur aknet, ndoshta është pasojë e ndonjë ushqimi ndaj të cilit organizmi im është jotolerant? Këto puçrra mund të më kalojnë vetë apo duhet që të marr ndonjë mjekim?
Specialistët thonë se aknet e vona të Danielës mund të jenë pasojë e stresit që po përjeton në punë. Për të arritur ritmet e përcaktuara nga aktiviteti ri i punës, organizmi prodhon një sasi të madhe hormonesh sidomos androgjene që garantojnë energji por që kanë në shënjestër të tyre lëkurën. Janë pikërisht këto hormone përgjegjës për tipe të ndryshme aknesh. Por në këtë rast këto puçrra kanë dhe një shtytje psikologjike. Praktikisht nëpërmjet shfaqjes së tyre mëndja përpiqet të komunikojë një situatë jo të qetë të saj. Në rastin konkret, Daniela shumë e orientuar nga puna dhe nga karriera po personifikohet në një rol tipik nmashkullor. Për këtë arsye kura e parë është që të ngadalësohen ritmet. Të rritet kujdesi dhe për anën e jashtme duke ndryshuar qoftë prerjen e flokëve apo duke frekuentuar për disa seanca me rradhë një institut bukurie. Më pas duhet të përpiqeni që problemet në punë t'i zgjidhni duke shfrytëzuar prakticitetin dhe emotivitetin, dy veçori thelbësore të inteligjencës femërore. Përsa i përket ushqimit nuk egziston asnjë lloj intolerancë e aftë për të krijuar akne. Për sa i përket mjekimit duhet të heqësh dorë nga medikamentet e krijuara vetë por t'i drejtohesh një dermatologu pasi aknet kërkojnë një trajtim special.
Jo gjithmonë aknet kanë shkaktare gjendjen psikologjike, ja dhe disa shkaktarë konkretë të akneve:
Produktet kosmetike
Kremrat apo fondatinat me shumë yndyrë provokojnë një irritim të lëkurës që më pas çon në krijimin e puçrrave dhe të pikave të zeza.
Vepro kështu: Hiq dorë nga trukimi për rreth dy javë dhe trajtoje lëkurën me peroksid benzoli. Pastaj zgjidh produkte kozmetike oil free.
Ilaçet
Terapië me kortizon apo me ilaçet kundër depresionit mund që të dikojnë tek lëkurat e ndjeshme. Të njejtat probleme shkaktojnë dhe terapitë për zëvëndësimin e hormoneve apo ato që shndrrohen në testerone në organizmin femëror.
Vepro ështu: Shpjegoja mjekut tënd efektet anësore të kurave të cilat po merr dhe specialisti do të arsyetojë nëse duhet të ndërpritet kura apo të zëvëndësohet mjekimi.
Çfarë duhet të dimë për puçrrat.
Është faji i konsumimit të sallamit
E gabuar. Nuk egziston asnjë lloj ushqimi i aftë për të krijuar puçrra dhe pse disa elemente mund të çojnë më përkeqësimin e tyre. Ato me rrezik më të madh janë salumet, të fërguarat, çokollatat, sheqernat por vetëm në qoftë se konsumohen në sasi të mëdha.
Dielli bën mrekullira
E vërtetë dhe e gabuar. Aknet përmirësohen gjatë stinës së bukur. Rezet ultra violetë kanë një veprim dizinfektues në lëkurë. Por duhet të bëhet kujdes që ekspozimi ndaj diellit të mos bëhet në orët më të nxehta të ditës dhe jo për periudha të gjata, pasi po të njejtat rreze mund të çojnë dhe në përkeqësim të akneve.
Kurrë të mos i shtypësh puçrrat
E vërtetë. Rrezikon vetëm që të thellosh infeksionin apo të krijosh një shenjë në lëkurën tënde.
Idel është truku mbulues
E gabuar. Një truk i rënduar nuk i fsheh puçrrat dhe është i rrezikshëm. Ndalon ajrosjen e lëkurës dhe i përkeqëson puçrrat. Por egzistojnë produkte kosmetike specifike të lëkurës për këtë problem , që nuk dëmtojnë por madje dhe janë kurative. Në të njejtën kohë janë të afta dhe t'i mbulojnë mirë puçrrat.
Problemi i ankeve është pasojë e mungesës së higjenës.
E gabuar. Higjena dhe pse është e domosdoshme për të patur një lëkurë të shëndetëshme nuk është shkaktare e akneve.
Merri në konsideratë arsyet e tua dhe do të shohësh që puçrrat do të zhduken
Një veshje speciale. Lëkura nuk është vetëm një shtresë mbrojtëse por është barriera që shënon kufirin mes teje dhe botës që të rrethon. Për këtë arsye është nga të parat që tregon një gjëndje jo të mirë të brendësisë tënde. Puçrrat në të vërtetë janë një mbledhje e atyre shqetësimeve të brendëshme që gjejnë një mënyrë për të dalë jashtë. Kjo është e mundur falë një lidhje të drejtëpërdrejtë mes lëkurës dhe gjendjes psikologjike.
Emocione & Co
Streset, sidomos ato emotive kapen menjëherë nga sistemi limbik, zona më antike e trurit tonë, e përcaktuar që të kapë emocionet dhe reagimet tona më intensive. Kjo pjesë e trurit është e lidhur dhe me sistemin endokrin. Në qoftë se përjeton një tension të zgjatur psikologjik apo fizik rezultati mund të jetë: Disa hormne që shtohen vetëm për të krijuar një forcë më të madhe fizike rriten më shumë se sa një nivel normal duke shkaktuar reagime të lëkurës.
Personaliteti në rrezik
Ky mekanizëm bëhet më i ndjeshëm në qoftë se je një tip i pavendosur, i paaftë për të reaguar apo për të vlerësuar fjalët dhe veprmet e tua. Dhe puçrrat në këtë rast bëhen një mjet për të shprehur gjendjen tëndë të sikletshme. Por bëj kujdes pasi ka një efekt të menjëherëshëm: lëkura është gjithnjë në dukje dhe nuk mund t'i shpëtojë nga shikimi atyre që të rrethojnë.
Sponsored content

Aknet!! Empty Re: Aknet!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi