Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të jetosh në apoteozën e tri vakteve Empty Të jetosh në apoteozën e tri vakteve

Wed 14 May 2014 - 23:11
Të jetosh në apoteozën e tri vakteve Per%20lexggtrexxn
Skerdilajd Murati

Duket se mjerimi nuk ka të vdekur, por tashmë është bërë pjesë e një realiteti të hidhur të shoqërisë shqiptare. Por në Shqipërinë e njëmijë e një halleve, problemi më ekzistues është edhe ai i varfërisë, i cili shpeshherë rri i fshehur nën petkun e babëzisë pushtetare. “Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla,mjerimi”, janë disa nga vargjet e poemës së famshme të Migjenit, vargje të cilat ndërthuren më së miri në shumë familje të sotme shqiptare. Një ndër viktimat e fatit të mjerimit “migjenian” është edhe familja Tarellari nga qyteti i Gramshit .Familja Tarellari jeton brenda në qytet, diku pak larg nga qendra e Gramshit, në një godinë e cila vite më parë funksiononte si uzinë baterish, nga ku kjo familje ka përfituar edhe një shtëpi-dhomë nga bashkia e qytetit si ndihmë për të pastrehët. E përbërë nga pesë anëtarë, kjo familje mbahet vetëm me një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh në muaj, me të cilën siguron vetëm thesin e miellit sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Kryefamiljari Mustafaj, një burrë rreth të pesëdhjetave na tregon vuajtjet e përditshme që ai kalon për të siguruar vaktin e radhës, ku përveçse i sëmurë nga shtylla kurrizore lufton dhëmb më dhëmb, çdo ditë e më shumë, me fatin i cili duket që e ka tradhtuar që në lindje. Fytyra e tij tregon shumë vuajtje dhe fare qetë duke dredhur një duhan si një burrë me hije të rëndë belbëzon: “Bëj ndonjë rrugë me dru, që të siguroj zjarr për stufën ku piqet buka dhe të fitoj ndonjë lek më shumë. Mbledh edhe pleh në pyll dhe e shes për 150 lekë thesin.

Pylli me mban gjallë, është i vetmi që më ndihmon për momentin, pasi kam dy vite që jetoj në këtë shtëpi-dhomë dhe asnjë qeveritar nuk është interesuar për ne, vetëm kur vijnë për fushata t’i thonë ato fjalët e mira, por qe harrohen fare shpejt”. I mërzitur dhe me një zë dëshpërues flet edhe për borxhet e shumta që ka në dyqanet, ku laku pak nga pak po i pret fytin. Por meseleja nuk mbaron këtu, Mustafaj duke e ditur që kishte lindur me probleme në shtyllën kurrizore tenton të përfitojë një kemp, që do t’i siguronte të ardhura më shumë, por çuditërisht ai merr nga doktori një përgjigje negative. Ky i fundit i kërkon para në këmbim të letrave për kempin, apo një pension invaliditeti. Fatosja,bashkëshortja e Mustafajit, një grua rreth të dyzetave, nuk ka shumë fjalë për të folur dhe vuajtja e mjerimi duket se e kanë zaptuar prej së gjalli. Kure pyes për moshën, më përgjigjet se nuk e di, duke më treguar kartën e identitetit. Një ndër problemet më të shumta që kjo familje ka është edhe ajo e godinës ku jetojnë. Në atë truall do të ndërtohet një qendër tregtare dhe qielli i hapur do te jetë vendbanimi i radhës për ta. Bashkë me prindërit në këtë shtëpi me kushte mjerane, jeton edhe djali i tyre, Samueli 13-vjecar, i cili vazhdon shkollën në klasë të shtatë, pasi dy fëmijët e tjerë, Evisi (22-vjeç) dhe Besjana (18-vjeçe) janë të martuar. Samueli, një djalë i shkathët e çapkën, gjen guxim e nuk i trembet syri fare për të vazhduar jetën përpara, ku edhe ai si çdo fëmijë tjetër ka dëshirat dhe ëndrrat e tij, të cilat duken te venitura, të harruara,te vrara nga koha e pështirë. Një ndër dëshirat e tij është të bëhet polic. “Amaneti” i familjes Tarellari për qeverinë dhe pushtetin lokal është që t’i sigurojnë një shtëpi, një kemp (të merituar), një punë, në mënyre që edhe ata të jetojnë një ditë ku të paktën të sigurojnë tri vaktet e saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi