Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Erdogan humb qetësinë, godet protestuesin me grusht

prej Fri 16 May 2014 - 23:03
Erdogan humb qetësinë, godet protestuesin me grusht 111838
Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan, ka goditur një banor që protestonte kundër vizitës se tij,  gjatë vizitës në minierën Soma, ku ndodhi tragjedia.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat, ku në një video, Erdogan shfaqet duke hyrë në një supermarket të këtij qyteti për t’i shpëtuar ulërimave të shumta kundër tij, por pavarësisht numrit të lartë të rojeve të sigurisë, duket se është shumë e vështirë për kreun e ekzekutivit turk që të kalojë pa probleme. Ai u përball me thirrje për dorëheqjen e tij, thirrje që sipas gazetës turke “Zaman”, e gjetën Erdogan të papërgatitur.

Ndërkohë, sindikatat në Turqi kanë shpallur një grevë 24-orëshe, në shenjë proteste për katastrofën më të rëndë, që ka ndodhur ndonjëherë në minierat e Turqisë, nga e cila deri tani, rezultojnë 282 persona të vdekur. Përfaqësues të sindikatave u shprehën se privatizimet e fundit në sektorin e minierave i kanë bërë kushtet e punës edhe më të rrezikshme. Dje në disa qytete shpërthyen protesta kundër qeverisë së Erdogan.

Shkak për shembjen e minierës së qymyrgurit, ku ndodheshin mbi 700 minatorë, u bë një shpërthim, që ndodhi prej një defekti elektrik. Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se 363 minatorë janë shpëtuar disa orë pas shpërthimit, ndërsa 150 të tjerë nuk janë gjetur ende. Turqia shpalli dje tre ditë zie për viktimat.

Başbakanın Sığındığı Marketten yeni görüntüler από ReCorp


Başbakan Erdoğan Somalı vatandaşı böyle... από ReCorp


Erdogan humb qetësinë, godet protestuesin me grusht Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi