Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa”

prej Sat 17 May 2014 - 16:02

  • "StrawberryFrog - APCO Worldwide", shpallet projekti fitues për realizimin e platformës multimediatike "Branding Albania". Prezantohet slogani "Go your own way (Ndiq rrugën tënde)" dhe logoja e re

“Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa” Rama-ceremonia

“Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa” Logo
Ilir Sinanaj

“Plazhe, male, kafene, qytete të lashta. Çdo vend evropian i ka. Por Shqipëria ka diçka, që ato nuk i kanë. Të ardhmen. Shqipëria është e hapur dhe gati për t’u zbuluar nga udhëtarë të etur për aventura dhe sipërmarrje nismëtare”. Kështu e ka përshkruar vendin tonë, në një video në rrjetin e saj zyrtar, kompania e promovimeve “StrawberryFrog”, e cila së bashku me kompaninë “APCO”, u përzgjodhën ndër 5 finalistët, për të ndërtuar imazhin e ri turistik të Shqipërisë, në konkursin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ku morën pjesë 110 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe individë. Dyshja fituese u përzgjodh nga një juri me 9 anëtarë, nga të cilët spikateshin z. Ahmed Al Mansoori, anëtar i Komunitetit në Punët e Jashtme, i Planifikimit dhe Burimeve Minerare në Këshillin Kombëtar Federal të Dubait, si edhe drejtor i një muzeu në Dubai që ndërthur kulturën hebreje, arabe e aziatike, si edhe z. Bruno Vespa, një figurë e njohur në botën mediatike italiane. Kompanitë e tjera finaliste ishin “Interface Tourism Group”, “CNN”, Hemington”, "MEC Media Network".

Slogani dhe logo

“Go your own way (Ndiq rrugën tënde)”. Ky është slogani i ri i imazhit turistik të Shqipërisë, i cili u konceptua nga kompania fituese e projektit “Branding Albania”, që ka për synim strukturimin e mënyrës së promovimit të vendit tonë. Gjithashtu, do të ndryshojë edhe logoja e turizmit shqiptar. Propozimi i projektit fitues të “StrawberryFrog APCO” është një figurë e krijuar nga 4 trekëndësha të kaltër të bashkëngjitur dhe të vendosur mbi një trekëndësh të madh me ngjyrë të verdhë. Këto trekëndësha duke së simbolizojnë relievin malor të vendit tonë ndërsa ngjyrat, klimën dhe bregdetin. Prezantimin e projektit, në videon e saj zyrtare, kompania “StrawberryFrog” e mbyll me fotografi të vendeve të ndryshme turistike evropiane, të shoqëruar nga shkrimi: “Mund të jetë tepër vonë për pjesën tjetër të Europës, të mbipopulluar dhe me çmime tejet të shtrenjta. Por për Shqipërinë; është thjesht fillimi”.

Shtigje të reja për turizmin aventuresk

Pak kohë më parë, gjatë një seminari në Shkup, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), të kryesuar nga drejtoresha Julinda Dhame, biseduan mbi mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit aventuresk në Shqipëri me përfaqësues të ‘Adventure Travel Trade Agency’ (ATTA). Anëtarët e ATTA-s përfaqësojnë mbi 900 sipërmarrje të ndryshme në mbarë botën. Në lidhje me këtë në një artikull të gazetës “New York Times”, Shqipëria u rendit në vendin e 4-t, ndër 52 vende, për t’u vizituar për vitin 2014. Në këtë artikull, vendi ynë u përshkrua si një ndërthurje e bukurisë së ashpër të brigjeve dalmate me rrënojat arkeologjike të Turqisë apo Greqisë, e mbështjellë me natyrën karakteristike të Italisë rurale. Gjithashtu, në këtë shkrim si nga destinacionet e dhëna për të shijuar këto bukuri ishte edhe fshati i Qeparosë.    



Kush janë fituesit e projektit “Branding Albania

Kompania “Strawberry- Frog” u themelua në vitin 1999 në Amsterdam, Vendet e Ulëta. Synimi i kësaj kompanie, që në fillimet e saja, ishte të sfidonte agjencitë tradicionale të promovimit duke krijuar një strategji të klasit botëror, si në komunikim ashtu edhe në inovacion. Gjatë gjithë këtyre viteve, kjo kompani është përqendruar në krijimin e “lëvizjeve kulturore” për klientët e tyre, për sa i përket krijimit të markave. Mënyra sesi kjo kompani vepron, bazohet mbi një proces të zhvilluar nga kjo e fundit për të ndërtuar marka, duke pasur një përqasje për të kuptuar sesi lëvizjet kulturore mund të krijojnë marka dhe sipërmarrje. Zgjidhjet e ndryshme që ofron kjo kompani janë në varësi të nevojave të sipërmarrjeve.

Emri i kësaj kompanie “StrawberryFrog” (ose bretkosa luleshtrydhe) vjen nga kjo lloj bretkose, e cila jeton në pyjet e Amazonës. Disa nga projektet e “StrawberryFrog” përfshijnë fushata për kompaninë e uiskit “Jim Beam”, ku ka qenë protagoniste edhe aktorja dhe modelja Mila Kunis, “Emirates Airlines”, “Smart USA” etj. Nga ana tjetër kompania “APCO Worldwide”, e cila konkurroi bashkë me kompaninë StrawberryFrog”, duke u përzgjedhur fitues të projektit “Branding Albania”, është një kompani e pavarur, e specializuar në komunikim dhe në ndërtimin e strategjive për sipërmarrjet. Edhe kjo kompani, në strukturimin dhe operimin e saj, e sfidon mendësinë tradicionale, në mënyrë, që të ndihmojnë klientët e saj të jenë të suksesshëm në një botë, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm. Kompania “APCO Worldwide” u themelua në vitin 1984 dhe ka 33 zyra dhe një staf prej 600 personash në mbarë botën.  



Mundësi Bashkëpunimi

Përpara se të shpallej fituesi i projektit “Branding Albania”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu se të gjitha kompanitë e pranishme, edhe nëse projekti i tyre nuk do të shpallej fitues, ata do të kishin mundësi të tjera për t’u bërë pjesë projektesh në vendin tonë. “Falenderime për të gjithë ata që morën pjesë në konkurs, jo vetëm për finalistët. Suksese të 5 finalistëve, të cilëve u them se si pjesëmarrës në një sërë konkursesh ndërkombëtare që ne kemi bërë këtu në Shqipëri,- ku kemi futur këtë traditë prej vitesh në Bashkinë e Tiranës,- kam parë në fund të konkurseve finalistë humbës, të hidhëruar, që nuk më kanë besuar kur u kam thënë nuk ka rëndësi, rëndësi ka që erdhët, sepse problemi i Shqipërisë është që askush nuk do të vijë për herë të parë, por gjithmonë, gjithkush do të vijë për herë të dytë. E, ju do të vini prapë. Kanë ardhur prapë e prapë dhe kanë fituar konkurse të tjera apo kanë bashkëpunuar me ne në fusha të tjera. Kështu që ne do të bëjmë çmos që edhe 4 finalistët që nuk do të fitojnë, t’i mbajmë në komunikim dhe të bëjmë me ta punë të mira të përbashkëta.



Imazhi i ri

Duke folur për projektin “Branding Albania”, ministrja e Turizmit, Englantina Gjermeni u shpreh se me zbatimin e këtij projekti imazhi i vendit tonë do të ndryshojë pozitivisht. “‘Branding Albania’ është konceptuar si një projekt, i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e trazuar të vendit tonë. Ky proces do të na ndihmojë të përcjellim imazhin pozitiv të një vendi të vogël, por me energjinë dhe vitalitetin e jashtëzakonshëm të njerëzve të tij. Ne do të përcjellim potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme natyrore nëpërmjet një logo dhe një slogani që na përfaqëson”.
“Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa” NK2_1321


“Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: “Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa”

prej Sat 17 May 2014 - 19:02
Jemi shume mbrapa per sa I perket turizmit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: “Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa”

prej Sun 18 May 2014 - 23:02
Tironci shkruajti:Jemi shume mbrapa per sa I perket turizmit.


Ka shume lloje turizmi,,,


“Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa” 6ds9w0
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

default Re: “Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa”

prej Sun 18 May 2014 - 23:06
Fekalet e dala para fytyres kur ben banjo ne plazh te Golemit,bastardet qe kane zene plazhin si pjese e hotelit te tyre,e per kete duhet te paguash.

Turizmi malor PRO!
Sponsored content

default Re: “Ja çfarë ka Shqipëria më shumë se Europa”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi