Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Sherr për 50 mijë euro në TV Klan

prej Tue 20 May 2014 - 0:09
Emisioni “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan, u përball me një mision të vështirë, pasi dy shokë të ngushtë u përfshirë në një konflikt për shkak të një borxhi prej 50 mijë eurosh.

Miqësia 30-vjeçare mes Ilias dhe Eugenit, ka përfunduar pasi Ilia i ka dhënë një borxh prej 50 mijë eurosh shokut të tij Eugenit, në këmbim të një apartamenti në një zonë afër qendrës së Tiranës, por që Eugeni nuk i ka dhënë as apartament dhe as nuk i ka kthyer borxhin, Ilias.

Duke qenë se Eugeni kishte kohë të gjatë që jetonte i fshehur për shkak të këtij borxhi, Ilia në pamundësi për ta gjetur Eugenin, i drejtohet rubrikës “Shihemi në gjyq”.

Ndërmjetësuesja, Eni Çobani arriti të gjejë se ku banonte Eugeni dhe e sjellë këtë të fundit në studio.

Mes Ilias dhe Eugenit herë pas herë pati debate të forta gjatë seancës së ndërmjetësimit, madje është dashur ndërhyrja e prezanutesit Ardit Gjebrea, që të mbajë në distancë Ilian, pasi ky i fundit i irrituar tentoi të godiste Eugenin. Vetë Eugeni pranoi se 50 mijë eurot e marra borxh i ka përdorur për të larë disa borxhe të tjera dhe me pjesën tjetër të lekëve ai ka kaluar periudhën e papunësisë, por një pjesë i ka harxhuar edhe duke vënë baste, duke qenë se është një tifoz i futbollit.

Eugeni 43 vjeç, i cili ka marrë borxhin prej 50 mijë eurosh nga shoku i tij prej 30 vjetësh, pra Ilia, ka jetuar për 15 vjet në “Shtëpinë e fëmijës”, për shkak se mamaja e tij nuk kishte mundësi ekonomike për ta rritur.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Ilia kërkoi që Eugeni të pranojë publikisht që ai i ka borxh 50 mijë euro, madje t’ia shlyejë edhe me interes, për shkak të vonesës.

Eugeni e pranoi para të gjithëve se Ilia vërtetë e ka ndihmuar në periudha të caktuara të jetës. Nga ana tjetër, Eugeni pranoi që edhe ekziston një borxh i dhënë nga Ilia, por pa dokumente.

Pas momenteve të vështira, Eugeni pranoi të kthente borxhin. Në fund të emisionit, Eugeni pranoi t’i shlyejë borxhin Ilias bashkë me kamatëvonesat.

Sherr për 50 mijë euro από ReCorp


Sherr për 50 mijë euro në TV Klan  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
deni durres
deni durres
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 3
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2014

default Re: Sherr për 50 mijë euro në TV Klan

prej Wed 21 May 2014 - 19:22
sa kot ai program
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi