Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mos u jepni para fëmijëve që ju kërkojnë lëmoshë Empty Mos u jepni para fëmijëve që ju kërkojnë lëmoshë

Wed 21 May 2014 - 1:39
2500 fëmijë shfrytëzohen, shumë prej tyre kërkojnë lëmoshë, por rreth 300 të tjerë merren në punë nga kultivuesit e marijuanës
Mos u jepni para fëmijëve që ju kërkojnë lëmoshë Femije-qe-punojne-ne-rruge
Luela Myftari

Punësimi, kryesisht i fëmijëve romë, por jo më pak edhe i rreth 300 fëmijëve që mendohet se mund të punojnë në industrinë e prodhimit dhe paketimit të marijuanës në Lazarat po kthehet në një alarm për shoqërinë shqiptare. Dhe ashtu duhet të jetë. Kudo nëpër botë ky quhet shfrytëzim i pastër i fëmijëve. Edhe njohja e sfidave të fëmijëve, sidomos atyre që vijnë nga familjet rome, të cilët përjetojnë në masa të ndryshme kushtet e vështira ekonomike dhe sociale dhe fenomenin e përjashtimit social, duket se ka qenë kryefjala e shumë aktiviteteve dhe konferencave të zhvilluara këtë javë në Tiranë. Evidentimi i problemeve që ndikojnë në procesin e rritjes dhe socializimit të këtyre fëmijëve që punojnë ende pa iu formuar kockat ka qenë diskutimi që Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare dhe UNICEF, në kuadër të Konsultimeve Teknike Rajonale kanë organizuar javën e kaluar workshopin “Çdo fëmijë rom në kopsht”.

Sipas, Mersila Ballos, koordinatores së projektit diskutimi për zgjidhje dhe rekomandime që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve që shfrytëzohen dhe integrimin e fëmijëve rom në arsimin para-shkollor është shumë i rëndësishëm. Dje nga ana tjetër është bërë publik studimi mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri. Studimi kombëtar ka nxjerrë në pah se janë mbi 2500 fëmijë që shfrytëzohen në rrugë, mes tyre janë rreth 100 foshnja që trafikohen. Fëmijët detyrohen të lypin në rrugë, punojnë në miniera apo shesin sende të ndryshme në rrugë. “Një fëmijë në situatë rruge, gjeneron të ardhura për tutorin e vet, deri në 100 mijë lekë në ditë. Nëse mendoni se duke dhënë një lëmoshë, jeni duke ndihmuar personin që shihni tek dritarja e makinës, gaboheni! Jeni duke ndihmuar personin që po e abuzon, po e përdor ose po e trafikon atë fëmijë”, tha ministri Veliaj në këtë takim. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi