Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtari serb: Përmbytjet u shkaktuan nga SHBA-të, pas kësaj do të ketë tërmete Empty Shkencëtari serb: Përmbytjet u shkaktuan nga SHBA-të, pas kësaj do të ketë tërmete

Wed 21 May 2014 - 19:55
Shkencëtari serb: Përmbytjet u shkaktuan nga SHBA-të, pas kësaj do të ketë tërmete Abramovik-500
Profesori dhe shkencëtari serb, Velimir Abramoviç në një intervistë radiofonike është shprehur se përmbytjet në Ballkan janë shkaktuar nga një sistem i krijuar nga SHBA-të në Beograd.

"Sot sistemi HAARP është fikur, priten disa tërmete në ditët e ardhshme ", tha Abramoviç më 19 maj.

Profesori thotë se, gjatë rënies së shiut që shkaktoi përmbytje nuk pati një bubullimë të vetme, gjë e cila sipas tij është e pazakontë.

Shiu që ra , thotë ai, nuk dukej si shi normal, por ajo ra sikur dikush po zbraste një pishinë të tërë çdo sekondë. Kjo, sipas profesorit është karakteristikë e shiu artificial, projektuar nga sistemet HAARP.

“Dukej sikur qielli u hap dhe uji i deti tra prej tij. Këto nuk ishin pikat e shiut që zakonisht presim të shohim . Ky është një model i projektuar moti, të cilin unë mund të shtoj nuk është i pari , as nuk do të jetë i fundit nga HAARP", thotë Abramoviç .

Interesante për t’u përmendur , në të njëjtën intervistë për radio "Snaga Naroda", Abramoviç parashikoi se pas fikjes së sistemit HAARP do të kishte tërmete . Dy ditë pas parashikimit të tij, Shqipëria u trondit nga disa tërmet të njëpasnjëshme, ku më i forti ishte 5.2 magnitudë. Por, Abramoviç ka parashikuar se lëkundje të tjera do të vijnë.

Sistemi HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program ) është i vendosur afër Beogradit. HAARP është një program kërkimi në jonosferë, themeluar nga Forca Ajrore dhe Marina amerikane. Nga zyrtarët e HAARP kjo konsiderohet një teori konspirative pasi projekti nuk është asgjë më shumë se sa kërkim shkencor për radio.

Por a mund të fajësohet ky sistem për përmbytjet? Historia bëhet akoma më intriguese nisur nga raportimet se një gazetar serb i “Pravda-s”, është ‘këshilluar’ që të mos shkruajë mbi këtë sistem. Ai ka marrë një telefonatë nga një numër i paidentifikuar që i ka këshilluar atij “miqësisht’ që të ndalojë së shkruari për HAARP.

Edhe më parë ka pasur pretendimet se HAARP mundet dhe është përdorur për të modifikuar kushtet klimaterike duke shkaktuar tërmet dhe cunami për të përçarë sistemin global të komunikimit dhe gjera të tjera. Situata bëhet akoma edhe më e ndjeshme kur bëhet fjalë për 37 viktima nga përmbytjet në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi