Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Fri 23 May 2014 - 22:21
Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten UntitlASWQed
Kurbin- Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoza Keqi, 40 vjeç, ka qëlluar me automatik vajzën e saj 15-vjeçare, Sara.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e këtij krimi të dyfishtë. Aktualisht, rrethanat e krimit mbeten të paqarta.

Burimet njoftojnë se shkak për konfliktin është bërë kërkesa e vajzës për të shkuar në një ekskursion me klasën, por ajo është refuzuar nga e ëma.

Debati mes të dyjave ka nisur mbrëmjen e shkuar, pasi vajza ka tentuar të niset, por nuk ka marrë lejen e së ëmës, e cila e ka qëlluar me armë dhe më pas ka vrarë veten.



/Shekulli Online/L.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Re: Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Sat 24 May 2014 - 14:04
Letra e lamtumirës së nënës që vrau të bijën 15 vjeçe dhe veten: Ne hëngrëm veten, jetoni ju!
Mimoza Keqi, 40 vjeçe ekzekuton me kallashnikov vajzën G, dhe më pas veten. Rrëfehet bashkëshorti: Nuk kanë patur asnjë lloj konflikti. Dyshime për konflikt të çastit mes tyre
Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Nene%20e%20bije
Nikoleta Kovaçi

- “Ne hëngrëm veten, tani jetoni të qetë dhe sa më gjatë ju!” Këto janë fjalët që ka shkruar pas vrasjes së të bijës, Mimoza Keqi, ndërsa kishte lëshuar në tokë flokët e saj.

Mesazhi i fundit i saj i drejtohen bashkëshortit dhe të birit, G. 19 vjeç, i cili prej disa muajsh ndodhet në Detroid të Shteteve të Bashkuara.

Mimoza, një grua vetëm 41 vjeç, nga Kurbini, në debat e sipër me të bijën 15-vjeçare ka kryer një ndër krimet më të rënda në vend, ku me anë të një arme zjarri i ka marrë jetën të bijës dhe më pas me të njëjtën armë ka qëlluar edhe mbi veten.

Fatkeqësia e madhe për familjen Keqi ka ndodhur në rrethana tejet të mistershme, ndërsa M. Keqi, bashkëshorti i Mimozës dhe i ati i G. Keqit, viktimës 15 vjeçe, për fatin e keq të tij nuk është ndodhur në shtëpi. Po ashtu, ai, kishte dalë herët si çdo ditë tjetër për të peshkuar dhe për t`u kthyer më pas në shtëpi, ku pasi do të drekonte me dy femrat e jetës së tij, do të nisej për një festë fetare tek disa njerëz të tij. Mirëpo, M. Keqi kur ka mbërritur në shtëpi, ka gjetur të pajetagruan dhe të bijën.

Policia dhe prokuroria kanë mundur të shkëpusin rrëfimin nga kryefamiljari, ndërsa diçka është tejet e habitshme për gjithçka ka ndodhur mesditën e djeshme në atë shtëpi, pasi familja Keqi, ishte ndër familjet më të respektuara në të gjithë zonën. Policia dhe prokuroria e kanë klasifikuar ngjarjen tragjike dhe të paprecedent për shkaqe banale, ndërsa fqinjët e familjes së rrënuar, nuk kanë mundur të ndërmarrin asnjë lloj hapi për parandaluar ngjarjen tronditëse në familjen Keqi.

Ngjarja

Gjithçka që është mundur të dokumentohet për atë krim të rëndë dhe ngjarje fatkeqe për familjen Keqi në Fushë- Kuqe të Kurbinit, nis pasi gjithçka kishte përfunduar. Policia dhe ekspertët e Krimeve të Rënda të Policisë së Lezhës, kanë mundur të rindërtojnë skenën e krimit pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nga dëshmitë nuk është mësuar asnjë hollësi që ka çuar në veçimin e ndonjë piste të mundshme si shkak për vrasjen e dyfishtë. Gjithçka ka ndodhur mes tyre, nënë e bijë e kanë marrë me vete, ndërsa sipas burimeve tëpolicisë mësohet se gruaja e ka qëlluar të bijën brenda banesës. Vajza, ka tentuar të largohet dhe nëna e ka ndjekur sërish dhe kë qëlluar prapë mbi të. Atëherë vajza ka rënë e pajetë në tokë.

Gruaja, që si duket nuk e ka kuptuar ç`ka ndodhur ka shkuar te trupi i pajetë i të bijës dhe është munduar ta lëviz me idenë për t`i dhënë ndihmën e parë. Trupi i G. Keqit është gjetur i lëvizur në vendin e ngjarjes nga ekspertët e policisë. Sapo gruaja ka kuptuar se e bija kishte ndërruar jetë, ka hyrë brenda, ka shkruar copën e letrës dhe më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar veten në kokë po në oborr. Policia bën me dije se krimin e dyfishtë gruaja 40 vjeçe e ka kryer me një armë kallashnikov, ndërsa vajza ka marrë tre plumba, një në krah dhe dy në trup, ç`ka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas informacioneve policore mësohet se gruaja ka një plagë në kokë, ndërsa në afërsi të trupi të së bijës, janë gjendur edhe një sasi flokësh që gruaja i ka shkulur nga dhimbja për aktin që ka kryer ndaj së bijës vetëm 15 vjeç.

Hetimet

Policia e Laçit është njoftuar menjëherë nga banorët e zonës, njoftim që në fakt është kryer pasi gruaja ka vrarë veten. Është ngritur grupi i punës për të punuar mbi ngjarjen ndërsa i vetmi person që mund të hidhte dritë mbi motivin e ndonjë konflikti mes nënë e bijë ishte M. Keqi, burri kryefamiljar, i cili kishte dalë që në mëngjes për peshkim. Por 48-vjeçari nukka mundur të sqarojë me veten dhe as me policinë asnjë rrethanë të njohur ndërkohë që ka bërë me dije se nuk kishte asnjë lloj problemi dhe as konflikti mes tyre. Policia dyshon se në fakt konflikti mund të ketë qenë krejt i momentit, ndërsa 48-vjeçari ka shpjeguar jo vetëm itinerarin e tij të ditës së djeshme por madje edhe se cili do të ishte synimi i tij për të kaluar mbrëmjen, pasi do të shkonte për të festuar një festë fetare me të afërm të tij.

Policia, ka grumbulluar disa prova në vendin e ngjarjes, me anë të të cilave mësohet se mund të shkohet deri te motivi i krimit të rëndë, ndërsa janë marrë në pyetje gjithë mësuesit e shkollës në të cilën mësonte vajza. Njëkohësisht është pyetur drejtori i shkollës dhe një sërë fqinjësh në lidhje me rrethanat, por nga askush nuk është marrë asnjë lloj indicie hetimi. Referuar të dhënave të policisë saktësohet se për G. Keqin, 15 vjeçe, mësuesit dhe drejtori i shkollës gëzonin një respekt të veçantë jo vetëm për faktin që ishte një nxënëse e mirë por edhe një vajzë e edukuar. Ndërkohë që vetë drejtuesi i asaj shkolle, ka bërë me dije për policisë se në fakt, ai prej pesë vitesh i kishte mohuar shkollës së tij të “Fushë-Kuqes” të shkonte nëpër ekskursione vetëm e vetëm që të evitonte problemet me nxënësit. Policia dhe prokuroria po hetojnë vetëm konfliktin e çastit mes nënë e bijë, ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Re: Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Sat 24 May 2014 - 14:06
Vrasja e dyfishtë në Kurbin, dyshohet se e ëma gjeti vajzën me një djalë në kasolle
Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen tragjike, që ndodhi dje në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku një nënë 40-vjeçare ekzekutoi me kallashnikov vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas vrau dhe veten.

Dyshohet se, Mimoza Keqi ka gjetur vajzën e saj me një tjetër person në kasolle. Autoritetet bën të ditur se, dyshimet janë ngritur në bazë të shenjave të gjetura në kasollen pranë banesës.

Ndërsa thuhet se, klasa ku bënte pjesë Sara nuk kishte planifikuar asnjë ekskursion. Po ashtu, në banesë janë gjetur 2 armë të tjera, 1 pushkë, dhe 1 çifte.

Në polici është shoqëruar babai i familjes për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Në polici është shoqëruar babai i familjes për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Të afërmit e familjes Keçi thanë për “A1 Report” se, janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa shtojnë se kanë shkuar në banesën ku ndodhi krimi sapo kanë dëgjuar krismat.

“Ishin një familje e mirë dhe nuk kishin pasur asnjëherë probleme. Kemi dëgjuar krismat dhe i kemi gjetur nënë e bijë të vdekur, nuk e kuptojmë si ka ndodhur. Vajza ishte e mirë dhe shkonte në shkollë çdo ditë dhe nuk kishte pasur asnjë problem, jemi të shokuar nga ngjarja e rëndë”, shprehen të afërmit.

/Shekulli Online/S.H./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Re: Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Sat 31 May 2014 - 23:36
Nëna vrau vajzën pastaj veten, zbulohen fakte të reja
Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten 87098_1
Policia ka zbardhur fakte të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku nëna vrau vajzën e saj 15 vjeçe dhe më pas veten. Sipas analizave të bëra në Tiranë një javë pas vrasjes, ka rezultuar se vajza s’ka pasur marrëdhënie intime me asnjë person. Pas analizave të ADN-së është rrëzuar poshtë teoria se nna mund ta kishte vrarë vajzën, pasi ajo kishte një lidhje dashurie më njw person.

Është bërë e ditur gjithashtu se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka rezultuar se nënë e bijë kanë qenë me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës. Që në orën 09:00 të mëngjesit ata kanë shkuar bashkë për të dërguar bagëtitë në fushë, dhe më pas janë kthyer në një market afër shtëpisë për të blerë.

Krahas dëshmive të familjarëve dhe fqinjëve të familjes Keçi, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të marketit të cilat kanë faktuar se nënë e bijë kanë qenë bashkë duke blerë dhe më pas i janë drejtuar shtëpisë së tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur 50 metra larg kasolles, ku fillimisht u deklarua se vajza mund të ketë qenë më një person tjetër.

Duke, iu referuar këtyre fakteve dhe provave të gjetura, policia e Kurbinit e ka hedhur poshtë faktin që vajza ka qenë më një person tjetër.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se 15-vjeçarja ka munguar në shkollë ditën kur ndodhi ngjarja, pasi në drekë kishin planifikuar për të shkuar në festë bashkë me familjen tek një i afërm i tyre në Shkodër.

Mister mbeten ende motivet që e detyruan 40-vjeçaren Mimoza Keçi që të vrasë vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas veten.

Por, nga deklarimet e familjarëve policia ka bërë të ditur se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të depresionit që kë patur gruaja. Kohet e fundit Mimoza Keçi kishte shfaqur shenja mërzie për shkak të emigrimit të djalit të saj në SHBA.

/Shekulli Online/ E.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Re: Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Sun 1 Jun 2014 - 17:54
Nuk mund t'i kuptoj keto lloj lajmesh, i vetmi kuptim del qe ka hyre turrku ne Shqiperi e ben rremuje!

Dicka fshihet pas ketyre lajmeve, ose serbet, ose turqet, ose djalli qe t'i haje!!!

Nuk ka llogjike qe te ndodhin vetem vrasje ne kohen qe njerezimi gezon paqen dhe perparimin ne vendin e tije...

Me duket se ato 500 vjet te pushtimit osman nuk kane mbaruar!
Sponsored content

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten Empty Re: Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi