Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ja se si dallohet momenti kur vjen vdekja tek njerëzit

prej Thu 29 May 2014 - 1:17
Ja se si dallohet momenti kur vjen vdekja tek njerëzit Fytyra-1
Psikiatër, patolog, doktor i filozofisë dhe mjekësisë, shefi i Katedrës së Mjekësisë Sociale në Universitetin shtetëror rus, Evgenij Çernosvitov, ka dritheruar Rusinë, Europën dhe gjithë botën me teorinë se vdekja tek njerëzit mund të parashikohet pavarësisht nga sëmundjet apo vjetërsia.

Kjo teori është bërë me të vërtetë shumë e famshme. Profesori Çernosvitov e ka prezantuar teorinë “Vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen simetrike”

Profesori rus gjatë gjithë jetës së tij ka studiuar fytyrat e njerëzve. Ai në banesën e tij ka koleksion prej disa qindra maskash njerëzore pas vdekjes së njerëzve, madje edhe të Pushkinit, Dostojevskit, Majakovskit, Eseinit, Napoleonit.

Fytyrat e të vdekurve janë simetrike, thotë Çernosvitkov. Dihet që ana e majtë dhe e djathtë e fytyrës dallohen, por kur afrohet vdekja ato bëhen simetrike dhe kur të arrijnë simetrinë vjen vdekja.

Ai thotë se të rinj të cilët nuk kanë qenë të sëmurë, para se të vdisnin, fytyra e tyre është shndërruar në simetrike, para momentit të ndarjes nga jeta. Profesori tregon se si një polic i ri i ka treguar fytyrën e vet se është simetrike. I ka thënë se kjo është vetëm teori, por djaloshi ndërroi jetë vetëm disa orë më vonë.
Ja se si dallohet momenti kur vjen vdekja tek njerëzit Fytyra


Ja se si dallohet momenti kur vjen vdekja tek njerëzit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi