Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I shpërthen ndriçuesi elektrik në duar, humb jetën nëna e 8 fëmijëve Empty I shpërthen ndriçuesi elektrik në duar, humb jetën nëna e 8 fëmijëve

Thu 5 Jun 2014 - 22:33
  • Frane Mirashi, 52 vjeçe, nga Qelza e Pukës ka humbur jetën nga shpërthimi brenda në banesë. Policia dyshoi për granatë, ndërsa ekspertiza gjen aparaturën që vrau gruan

I shpërthen ndriçuesi elektrik në duar, humb jetën nëna e 8 fëmijëve Untitlezzzddd
Nikoleta Kovaçi

Tragjedi në Qelëz të Pukës. Një grua, nënë e 8 fëmijëve, humbi jetën dje pas shpërthimit të një ndriçuesi elektrik me bateri në duar. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda ambienteve të banesës ndërsa në momentin e shpërthimit mësohet se në shtëpi kanë qenë edhe bashkëshorti i saj dhe fëmijët. Ekspertët e policisë vetëm në orët e vona të mbrëmjes mundën të përcaktojnë ekzaktësisht se çfarë ka shpërthyer në duart e gruas, 52 vjeçe, shpërthim që i ka marrë jetën menjëherë. Policia e Pukës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur edhe hetimet, ndërsa trupi i pajetë i Frane Mirashit është transportuar për në morgun e spitalit të Pukës për të kryer edhe ekspertimin mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e marrjes së jetës. Për fat, në momentin e shpërthimit, afër gruas nuk ka qenë asnjë prej fëmijëve të saj, ndërsa mësohet se kryefamiljari ka qenë në dhomën tjetër duke parë televizor. I vetmi që ka mundur t`i rrëmbejë edhe fjalën e fundit ka qenë pikërisht i shoqi, por që nuk ka mundur të kuptojë asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur veç faktit që ka ndërruar jetë në duart e tij.

Ngjarja sipas policisë

Referuar të dhënave të para që vijnë nga Policia e Pukës bëhet me dije se dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur orëve të mbrëmjes ndërsa gruaja ka qenë duke u marrë me punët e mbrëmjes nëpër oborr. Familja Mirashi jetojnë në fshatin ‘Breg i Gominës’ të Qelzës ndërsa bëhet me dije se askush nga pjestarët e tjerë të familjes nuk e ka parë se çfarë ka patur në duar Franja. Shpërthimi ka ndodhur në dhomën tjetër, ku gruaja ka qenë e vetme, ndërsa sipas të dhënave të para mësohet se në momentin që e ka dalë në mes të dy dhomave ajo ka patur njërën dorë të këputur. Bashkëshorti i saj, Ernesti është munduar të komunikojë me të për të marrë vesh se çfarë i kishte ndodhur, por gruaja, ka dhënë shpirt pa mundur të shpjegojë se çfarë kishte patur në duar. Menjëherë afër trupit të pajetë të nënës kanë mbërritur edhe fëmijët, ku mësohet se njëra nga vajzat nga tronditja e rëndë ka humbur ndjenjat dhe edhe ajo është nisur në drejtim të spitalit të Pukës, ndërsa njëri nga djemtë është dëmtuar në krah, duke tentuar t`i jepte ndihmën e parë për herë të fundit nënës së tij.

Ekspertë nga Shkodra për ngjarjen

Duke mos mundur të identifikohet lënda plasëse që i ka marrë jetën Frane Mirashit, 52-vjeçares nga Qelza, në drejtim të Pukës janë nisur ekspertët e këtyre lëndëve që gjenden në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Duke patur parasysh se familja Mirashi është një nga familjet më të qeta në zonë, oficerët e policisë kanë ngritur dyshimet që gruaja mund të ketë gjetur ndonjë granatë përgjatë pasdites që ka qenë me bagëti të cilën e ka sjellë në shtëpi. Por priten ekspertizat për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe mbi armën vrasëse që i ka marrë jetën gruas. Oficerët e policisë së Pukës kanë mundur t`i marrin një dëshmi paraprake bashkëshortit të saj, i cili nuk ka mundur të jap asnjë detaj të vlefshëm për hetimin, ndërsa nga të dhënat policisë bëhet me dije se në banesën e tyre nuk është gjendur asnjë lloj arme e aq më pak municionesh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi