Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bajram Curri në 89 vjetorin e rënies së tij Empty Bajram Curri në 89 vjetorin e rënies së tij

Sun 8 Jun 2014 - 14:14
Bajram Curri në 89 vjetorin e rënies së tij 220px-Bajram_Curri
(In Memoriam për Tribunin e Kombit)
Nga Azgan Haklaj
Në mitologjinë e Romës së lashtë, Marsi personifikohej si Perëndia e Luftës. Është kjo arsyeja që në kalendarin Gregorian të cilit i
referohen kombet e qytetëruara, Perëndia e Luftës u përjetësua me emrin e muajit të parë të pranverës.
Marsi identifikohet në memorien historike të kombit shqiptar me ngjarje madhore, të cilat kanë përcaktuar vetë ekzistencën e etnisë
shqiptare dhe të ardhmërisë së saj. Më 2 mars 1444 u mblodh në Lezhë Kuvendi i Princërve Arbnorë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Këtu u
farkëtua bashkimi kombëtar dhe u jetësua epopeja e lavdishme 25 vjeçare dhe Shteti i përqendruar Arbnor i udhëhequr nga Heroi
ynë Kombëtar.
Dy shekuj më vonë po në Mars, me porosinë e Papës shqiptar Klementi XI e nën drejtimin e Arqipeshkvit të Tivarit, Zmajeviç, në
Lezhë u mblodh Kuvendi i Arbërit, i cili me vendimet e tij i dha dritë të pashuar kulturës, arsimit dhe ndërgjegjës nacionale duke
përgatitur terrenin për Rilindjen Kombëtare të shekujve XIX-XX-të.
Shtatë Marsi është identifikuar si Dita e Arsimit Shqip.
Pesë-Gjashtë Marsi janë ditët e epopesë të pavdekshme dhe rënies heroike të komandantit të UÇK-së Adem Jasharit. Më 11 mars është ditëlindja e studentit liberator, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit, që çertifikoi lindjen e Partisë
Demokratike të Shqipërisë. Më 22 mars 1992 Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha korri një fitore spektakolare mbi partinë shtet dhe ndryshuan
faqen e historisë duke iu kthyer shqiptarëve besimin tek Zoti dhe orientuar politikën drejt vlerave perëndimore, për zhvendosjen e
Shqipërisë nga Stepat e Lindjes dhe atashimin e saj në Bruksel, në kryeqytetin e Evropës së Bashkuar.
Data 24 Mars shënon betejën legjendare të Gllogjanit, të udhëhequr nga Sfinksi, Augusti i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku mbetën
të vrarë Him Haradinaj, Agron Mehmetaj sëbashku me vllain e tij. Kjo ditë shënon fillimin e luftës ajrore të NATO-s mbi makinerinë
ushtarake serbe.
Më 26 mars ra heroikisht vigani i Karadakut, Njazi Azemi (Komandant Mjekra), simboli i qëndresës të Luftës në Kosovë, të luftës
për të drejtat e Shqiptarëve në Preshevë përkrah komandant Lleshit (Ridvan Qazimi).
Njëzet e nëntë Marsi është Omega e këtij muaji historik për shqiptarët, sepse në këtë datë në vitin 1925 në Shpellën e Dragobisë
ra Bajram Curri, prijësi legjendar i betejave për liri e pavarësi që nga Lidhja e Prizrenit e deri sa mbylli sytë. I vlerësuar lart nga
shqiptarët dhe kancelaritë e Fuqive të Mëdha, që u morën me Ballkanin dhe Çështjen Shqiptare, Bajram Curri ka merituar epitetet më të larta, prijës, tribun popullor e Plaku i Maleve.
Ai lindi në Krushë të Madhe të Kosovës në një karrocë, e cila e çonte familjen e tij në internim pasi babai i tij, Shaqir Curri, ishteburgosur nga qeveria turke.
Bajram Curri qysh i ri 18- vjeçar u pagëzua në betejat heroike të Lidhjes së Prizrenit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, si luftëtar
dhe strateg i shquar. Ai u bë burim frymëzimi në betejat kundër xhonturqëve, serbëve dhe malazezëve, veçanërisht në kryengritjet
e mëdha të viteve 1910-1912 të udhëhequra nga Hasan Prishtina, që synonin drejt krijimit të shtetit kombëtar shqiptar. Këto beteja
i dhanë Bacë Bajramit një emër të ndritur në panteonin e burrave të kombit, si krahu i djathtë i Hasan Prishtinës e udhëheqës
ushtarak i kryengritjeve të mëdha. Bajram Curri sëbashku me Isë Boletinin, Idriz Seferin, Dedë Gjon Lulin e strategë të tjerë të
luftës popullore i dhanë grushte dërmuese Perandorisë Otomane dhe synimeve të qarqeve shoviniste ballkanike që kërkonin me
çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare.
Bajram Curri nuk ishte vetëm strateg e patriot i shquar, por edhe një protagonist i kuvendeve të mëdha kombëtare të Junikut,
Ferizajt, Shkupit, të cilët projektuan një Shqipëri të pavarur e të bashkuar të katër vilajeteve në një shtet të vetëm me kryeqytet
Shkupin. Ai ishte orator i rrallë, me autoritet të padiskutueshëm dhe i aftë të hidhte në luftë e të udhëhiqte në betejat për liri mijëra
luftëtarë shqiptarë. Ai ishte mik e bashkëluftëtar i korifejve të Pavarësisë, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isë Boletinit, Ded Gjon
Lulit dhe Murat Toptanit.
Plaku i Maleve ishte njëkohësisht politikan vizionar dhe u rreshtua kurdoherë në krahun e duhur të historisë, në mbrojtje të lirisë,
pavarësisë dhe ruajtjes së tërësisë tokësore të atdheut. Ai i dha jetë shpalljes së Pavarësisë, luftoi me heroizëm kundër pushtimit
të Kosovës nga serbo-malazezët dhe kundër rebelimit antikombëtar të Haxhi Qamilit, parazitizmit bajraktaro-feudal dhe bandave
esadiste.
Si kryekomandant i forcave qeveritare spastroi vendin nga forcat reaksionare, shtriu kudo autoritetin e qeverisë duke dhënë një
kontribut historik në konsolidimin e autoritetit e të themeleve të shtetit të ri shqiptar që doli nga Kongresi i Lushnjes.
Vendimet e Konferencës së Londrës e lenia jashtë autoritetit të shtetit Shqiptar të Kosovës, Çamërisë e të gjysmës së trojeve
etnike e brengosen thellë, por ai nuk e pushoi luftën kundër pushtuesve të rinj. Me vizionin e autoritetin e tij ai ndërtoi marrëdhënie miqësore me austriakët, të cilët i dëbuan serbo-malazezët nga trojet shqiptare.
Bajram Curri e çmonte lart ndihmën e perandorisë Austro-Hungareze në krijimin e shtetit shqiptar dhe ndihmën e tyre për hapjen e
shkollave shqipe.
Një dimension i madh i figurës së ndritur të Bajram Currit është ndihma e tij e drejtpërdrejtë në arsimin kombëtar. Me të ardhurat e
tij ai pagoi bursat e disa studentëve shqiptarë në Vjenë. Hapi shkollën e konviktin e Krumës dhe disa shkolla në Shqipëri e Kosovë.
Bajram Curri ishte emblema e Komitetit të Kosovës, të drejtuar nga Hoxhë Kadri Prishtina e patriotë të tjerë për mbrojtjen e të
drejtave e lirive të shqiptarëve të Kosovës. Denoncoi dhunën, vrasjet, dëbimet masive të shqiptarëve, grabitjen e pronës, mbylljen
e shkollave në gjuhën amtare. Sëbashku me Azem Galicën mbajtën gjallë lëvizjen guerile dhe shpresën për ribashkimin e trojeve
shqiptare që u ndanë pas krijimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Konferencën e Paqes në Paris.
Vdekja e Bajram Currit më 29 mars 1925 ishte një humbje e rëndë kombëtare. Mbarë popullsia e përjetoi me dhimbje të thellë
vdekjen, bija e Gashit, Xhufe Sylja, vajtoi me vargjet:
Ajo pushkë beg si të muer ty,
Ka marrë Rekë ka marrë malësi, Muer Kosovën shpi për ship
Se për veti s’po kam dert
Mbush i pata 70 vjet,
Veç po m’dhimbet Kosova e shkretë
Kush një fjal për ta se flet.
Noli i madh i ka kushtuar vargjet lapidare:
Thonë u shtri e thonë u vra,
Por ti s’vdiqe or baba,
As te shpella e Dragobisë,
As te zemra e djalërisë!

Që nga ajo ditë dhe deri në ditët e sotme janë shkruar me qindra vargje, dhjetëra poezi, kumtesa,këngë kushtuar Bacë Bajramit. Ai mbetet gjithmonë refren i këngës, monument i shpirtit të kombit.
flurudha.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Bajram Curri në 89 vjetorin e rënies së tij Empty Re: Bajram Curri në 89 vjetorin e rënies së tij

Sun 8 Jun 2014 - 15:34
Dikure ka pas burra ky vend.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi