Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai tenton të vrasë me thikë djalin Empty Babai tenton të vrasë me thikë djalin

Wed 11 Jun 2014 - 23:28
  • Pas një sherri për pronën, babai 70-vjeçar Gjin Gjeka ka plagosur me thikë djalin e tij 46-vjeçar

Babai tenton të vrasë me thikë djalin Policia-Naten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku babai ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij pas një sherri. Policia ka bërë të ditur se, 70-vjeçari Gjin Gjeka ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij 46-vjeçar pas një konflikti për pronat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme në Rrëshen.

Policia bën me dije se 70-vjeçari ka plagosur me thikë të birin, Alfred Gjeka. Të njëjtat burime sqarojnë se i moshuari e ka goditur të birin disa herë me thikë në krah dhe në këmbë.

Denoncimi në polici i rastit është bërë nga familjarët, të cilët kanë rrëfyer se konfliktet mes babait dhe djalit për çështjen e pronave kanë qenë të përsëritura.

Ndërkohë policia bën me dije se 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se ka filluar hetimet për qartësimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi