Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Supermamatë”, më të rrezikuarat nga depresioni

prej Wed 11 Jun 2014 - 23:49
“Supermamatë”, më të rrezikuarat nga depresioni Supermamaja%202“Supernënat”, të cilat shqetësohen së tepërmi për të qenë prind perfekt, mund të rrezikohen më tepër nga depresioni, thonë kërkuesit. Nënat që ndihen nën presion të vazhdueshëm për t’i qetësuar foshnjat e tyre, ose fëmijët që sillen keq në publik, mund të përjetojnë një stres të madh, që i çon në probleme më të shpeshta të shëndetit mendor.

Studimi i kryer në Universitetin e Miçiganit tregoi se disa nëna janë të shqetësuara për atë që mendojnë njerëzit e tjerë, lidhur me faktin nëse ato janë nëna të mira aq sa duhet. Kjo bën që ato të ndihen të paafta për të kërkuar ndihmë.

“Fëmijët duhet të jenë perfektë dhe të sillen mirë dhe nëse nuk ndodh kështu, ajo që ti je si prind, reflektohet negativisht në sytë e të tjerëve”, thotë kërkuesi, Dr.Thomason, nga Universiteti i Miçiganit.

Kërkimi i bërë në Australi gjeti se thuajse një në tre gra, që bëheshin nëna për herë të parë, raportonin simptoma depresive, të paktën një herë midis shtatëzanisë dhe 4 vjet pas lindjes. Nga 113 nëna, u gjet se, ato që ishin tepër të shqetësuara për mendimin e të tjerëve, mund të depresoheshin më kollaj.

“Nëse fëmija sillet keq, kjo nuk të bën nënë të keqe”. Kjo lidhet me strategjitë e zhvillimit, të cilat mund të ndryshohen”, përfundon kërkuesi, Dr.Thomason.



/Shekulli Online/L.B./


“Supermamatë”, më të rrezikuarat nga depresioni Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi