Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Adoleshenti që nisi Luftën e Parë. 7 gjëra që nuk i dinit

prej Mon 30 Jun 2014 - 22:00
Adoleshenti që nisi Luftën e Parë. 7 gjëra që nuk i dinit Princip1
CNN (Tim Butcher, historian, shkrimtar)

1.Ai quhej Gavrilo, ose Gabriel

Mësuesit tanë të historisë na kanë thënë se Lufta e Parë Botërore nisi pasi një person i armatosur vrau Dukën Franz Ferdinand në Sarajevë, në 28 qershor 1914. Vrasja shërbeu si një shkëndijë,q ë i shtriu metastazat që nga një qoshe rruge e Ballkanit, në një krizë kontinentale duke çliruar tensionin e akumuluar mes blloqeve rivalë të Fuqive të Mëdha: Perandoria Austro-Hungareze dhe Gjermania nga njëra anë, dhe Franca, Rusia e Britania e Madhe nga ana tjetër. Emri i atentatorit ishte Gavrilo Princip, ndërkohë që emri i tij në gjuhën e nënës, atë serbe domethënë Gabriel. E ëma kishte dashur ta quante Spiro, sipas vëllait të saj të ndjerë, por prifti vendas kishte ndërhyrë duke thënë se djali duhej të merrte emrin e Engjëllit Gabriel.

2. Ishte vetëm 19 vjeç kur ndezi shkëndijën e konfliktit të parë global

Me siguri adoleshenti telashendjellës më i madh i historisë, Princip ishte nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme – klasa e tetë – kur qëlloi me plumbin që do të niste Luftën e Parë Botërore. Mosha e tij ligjore iu nënshtrua shumë verifikimeve pas atentatit, për arsye se ishin të shumtë ata që në Austro-Hungari kërkonin dënim me vdekje për njeriun që kishte vrarë trashëgimtarin e fronit të Perandorisë së Habsburgëve. Por kodi ligjor Austro-Hungarez ishte i qartë për ndëshkimin kapital. Vetëm ata mbi 20 vjeç ditën e kryerjes së krimit mund të ekzekutoheshin. Data e regjistruar e lindjes së Gavrilo Princip ishte 13 korriku 1894, pra 19 vjeç, 11 muaj dhe 15 ditë, në ditën kur kreu vrasjen, me fjalë të tjera, vetëm dy javë më i ri se sa pragu që do ta bënte të varej nga autoritetet. Gjithçka u ndërlikua, kur u gjet një regjistër i këshillit të vendbanimit nga ana e hetuesve, që linte të kuptohej se ai kishte lindur në 13 qershor 1894, gjë që e bënte në moshë të kualifikushme për t’u ekzekutuar. Por pas shumë debatesh ligjorë u pranua se ky regjistër ishte i gabuar – në shkrimin cirilik, muaji i korrikut mund të ngatërrohet kollaj me qershorin. Princip u dënua me 20 vite burg – dënimi maksimal për dikë në moshën e tij në atë kohë – por ai do të vdiste përpara se të pushonin armët e Luftës së parë, prej tuberkulozit në spitalin e burgut të tij në 28 prill 1918.

3. Ai kishte të njëjtën nënshtetësi si Adolf Hitleri

100 vjet më parë, në agimin e epokës së madhe perandorake, nocionet e shtetit-komb dhe të kombësisë i përkisnin të ardhmes. Vende si Polonia, Republika Ceke, Sllovakia, Hungaria dhe Austria nuk ekzistonin. Ato ishin të bashkuara nën perandorinë e Habsburgëve, e njohur gjithashtu si Austro-Hungaria, një bashkim grupesh etnikë të ndryshëm që shpesh herë flisnin gjuhë shumë të ndryshme, dhe me prejardhje të ndryshme, të gjithë nën kontrollin e Vienës – sistemi ishte kaq kaotik, saqë në disa pjesë të perandorisë mjetet lëviznin në krahun e majtë, në disa të tjera në të djathtin.

Gavrilo Princip ishte lindur në një provincë të Austro-Hungarisë që sapo ishte aneksuar, një zonë e njohur si Bosnja-Hercegovina. Për shekuj të tërë ajo ishte pushtuar nga Perandoria Otomane, por në vitin 1878 “rrëshqiti”, duke u bërë territor i Habsburgëve. Qytetarët e saj nuk kishin pasaporta, por kishin lejekalime, dhe si i ri që ishte, Princip kualifikohej për të njëjtën lloj lejekalimi si ajo e Adolf Hitlerit, i cili kishte lindur më në veriperëndim, por sërish brenda perandorisë austro-hungareze.

4. Si vrasës, Princip kishte fatin e djallit

Shoferi i makinës së Dukës duhej të kishte ngarë makinën me shpejtësi duke lënë pas Principin, por për shkak të një keqkuptimi, ai e ktheu makinën pikërisht në qoshen ku po qëndronte Principi dhe atij i thirrën menjëherë që të ndalej. Kështu që, Principi e gjeti shënjestrën e tij si “rosë të palëvizur” mu përballë. Qëlloi vetëm një herë me pistoletë drejt Dukës. Plumbi e goditi dhe ia çau Franz Ferdinandit venën e qafës. Vdiq brenda pak minutave.

5. Ai nuk ishte nacionalist serb

Principi ishte në fakt një nacionalist sllavo jugor. Ndonëse etnikisht një serbo-boshnjak, ai mbështeste një grup aktivistësh që bënin thirrje për bashkimin e të gjithë popujve lokalë sllavë në Bosnje: Myslimanë, kroatë dhe serbë. Ëndrra e tyre ishte të dëbonin pushtuesit Habsburgas, kështu që atentati ndaj Dukës shihej si një “gjest i madh” për të frymëzuar të tjerët që të ngriheshin kundër fuqisë së huaj.

6. Plani funksionoi, por me një çmim të tmerrshëm

Atentati shkaktoi një luftë që Principi nuk do ta kishte parashikuar dot kurrë. U vranë miliona njerëz dhe u shembën perandori – dhe gjithashtu, austro-hungarezët e urryer u dëbuan nga Bosnja. Si rezultat, sllavët lokalë patën shansin të bashkohen në një vend, që më vonë u quajt Jugosllavia, domethënë një komb i sllavëve të jugut. Në sytë e shumë vendasve, Principi u pa si “çlirimtar”.

7. Trashëgimia e tij në Ballkan ishte toksike

Luftërat që shkatërruan Bosnjën në vitet 1990 u nxitën prej ndarjeve etnike mes komuniteteve lokalë sllavë: myslimanë, kroatë dhe serbë. Ëndrra e të gjithë sllavëve që bashkëjetonin ishte hedhur tutje. Ndonëse Principi qëlloi me armën e tij njëqind vjet më parë me shpresën e çlirimit të sivëllezërve sllavë, sot ai “fajësohet” se ishte një serbo-boshnjak etnik, i njollosur prej lidhjes me ata ekstremistë që janë përgjegjës për masakrat gjatë luftërave ballkanike. Kjo çështje është kaq toksike sa që edhe me afrimin e 100-vjetorit të ngjarjes, në Bosnje nuk pati konsensus se si duhej të ishte qasja ndaj ngjarjes dhe Principit.

/Bota.al/Shekulli Online/


Adoleshenti që nisi Luftën e Parë. 7 gjëra që nuk i dinit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi