Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtatë personat më pa fat në botë Empty Shtatë personat më pa fat në botë

Mon 30 Jun 2014 - 22:08
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Historitë e shtatë personave më pafat në botë. Duke filluar nga çifti Jason and Jenny Cairns-Lawrence që kanë qenë të sulmuar nga terroristët dhe deri te Roy Sullivan, që u godit 7 herë nga rrufeja

Shtatë personat më pa fat në botë Who-has-performed-superhuman-feats-1705353191-sep-25-2012-1-600x399
Këta janë njerëzit më të pafat në historinë e njerëzimit. Ndonjëherë të bie rasti të shikosh dikë me fat aq të keq sa që mundësitë për të rastisur me atë person janë një në një milion. Aq sa të bëjnë të dyshosh për këta njerëz.

1.Çifti Jason and Jenny Cairns-Lawrence

Të pafat sepse, janë sulmuar nga terroristët më shumë herë sesa vetë personazhi i filmit Die Hard (John McClane)

Nuk ishin vetëm New Yorkezët që u traumatizuan nga ngjarjet e 11 shtatorit. Turistë nga e gjithë bota do kenë qenë në Amerikë atë ditë, të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme, si çdo ditë tjetër. Turistë si çifti Anglez Jason dhe Jenny Claims-Lawrence, të cilëve pushimet iu ndërprenë nga sulmi terrorist më i frikshëm në histori. Të papërsëritshëm? Jo, sepse 4 vjet më vonë, në 7 Korrik 2005 ata ndodheshin në Londër, gjatë sulmit më të frikshëm në historinë e anglezëve. Një seri bombash shpërthyen në stacionet e trenave nëntokësorë ku u vranë 52 njerëz. Besoj se këtu çifti e kuptoi se ishin të mallkuar ose ndoshta ishin pjesë, pa e ditur, të një filmi aksion. New York dhe Londra siç e dini janë qytete gjigante dhe mundësitë për një ngjarje të tillë për një familje janë shumë të rralla. Po për të tretën herë sa janë mundësitë që të ndodheshin në një sulm tjetër terrorist? Duket e pabesueshme, por çifti tre vite më vonë niset për pushime në Mumbai, qyteti ekzotik i Indisë. Atje ata panë sulmin më të madh në histori, atë të Indisë, ku sulmi terrorist vrau me qindra persona. Çifti refuzoi t’i ndërpresë pushimet kësaj here.

2.Violet Jessop

Pa fat sepse, për pak sa u mbyt….në tre raste të ndryshme, në anije që po fundoseshin

Tradicionalisht, kapitenët e anijeve e kanë quajtur si fat të keq praninë e një femre gjatë drejtimit të anijes. Femrat, thuhej sipas legjendave, zemëronin detin. Ndërsa në të kundërt, thuhet që, në qoftë se femra është e zhveshur, e qetëson detin. Sikur Violet Jessop të zgjidhte mënyrën e dytë, ndoshta tragjedia e Titanikut do të shmangej. Historia e Jessop-it nuk fillon me Titanikun. Fillon me anijen e ngjashme me Titanikun, ‘The Olympic’. Në 1911 Jessop ishte shërbyese në anijen luksoze “Olympic’. Në 20 Shtator 1920, “Olympic” u përplas me një anije luftarake Britanike. Asnjë person nuk u dëmtua, por kjo mjaftonte që znj. Jessop të shkonte te një linjë tjetër, që nuk fundosej kaq lehtë. Fjala është për “Titanikun” dhe të gjithë e dimë historinë e anijes. Ju po mendoni, ç’punë ka fati i keq në këtë mes. Dy aksidente me anije është normale. Por, nuk ka mbaruar historia e zonjës Jessop. Ajo hipi në një nga varkat shpëtuese të “Titanikut” duke u larguar nga fundosja e anijes. Në 1916, pasi bëri një pushim prej 5 vjetësh, Jessop filloi punë si infermiere në anijen “Britanic”. Sigurisht që edhe kjo u fundos, por ajo përsëri edhe kësaj herë arriti t’i mbijetojë tragjedisë. Violet Jessop vdiq si pasojë e pushimit të zemrës në 1971 dhe u “varros” në det.

3.Robert Todd Lincoln

Pa fat sepse, njihte disa presidentë amerikanë dhe të gjithë u vranë

Todd Lincoln, djali i Abraham Lincoln. Ai ishte vetëm 21 vjeç kur babai i tij u vra. Më vonë ai vazhdoi karrierën në politikë si i ati dhe arriti të bëhej ‘Sekretar i Luftës’ nën udhëheqjen e presidentit James Garfield. Në 1881, vetëm 4 muaj pas marrjes se këtij posti, Garfield e ftoi Lincoln-in në një ekskursion për në New Jersey. Disa momente pasi hipën në tren, Garfield u vra mizorisht. Por nuk do të mjaftonte me kaq, pasi Lincoln ishte i ftuar nga Presidenti William Mckinley në Bufalo, New York. Kur ai ishte duke dhënë një fjalim, ai u qëllua me pistoletë nga një person duke e lënë të plagosur rëndë. Lincoln, personalisht nuk ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje, por ishte në dhomë dhe dëgjoi të shtëna. McKinley vdiq pas 8 ditësh nga plagët e marra. Duke e ditur se u sillte vetëm fat të keq presidenteve, ai me pas refuzoi çdo ftesë që i vinte duke nënkuptuar: “se ai sjell vetëm fatalitete presidentëve kur ai është pranë tyre” ose në fjalë të tjera “Në qoftë se unë shkoj, do të vdisni”

4.Ann Hodges

Pa fat sepse, u godit nga një meteor

Në pasditen e 30 Nëntorit 1954, Ann Hodges ishte duke pushuar në divanin e saj. Pa e kuptuar një meteor ishte duke rënë drejt saj. Meteori u fragmentua në tre pjesë gjatë rënies. Një nga pjesët goditi Anën në pjesën e legenit. Por kjo mund t’i ndodhte çdokujt apo jo? Në fakt, jo, është i vetmi person, që është goditur nga një meteor dhe deri më sot nuk ka asnjë incident tjetër të regjistruar. Fati i saj ndryshoi kur ajo kuptoi se në dhomën e saj ndodheshin fragmente të meteorit që e goditi. Kjo do të thotë dhe fitim monetar. Dhoma e saj u bombardua nga turma njerëzish që ishin kurioz për pjesët e meteorit. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të cilat ecin me teorinë ‘në qoftë se goditesh nga diçka e shtrenjtë nuk e bën atë pronën tuaj’ e morën meteorin me helikopter. Bashkëshorti i znj. Hodges, mori një avokat dhe e tërhoqi meteorin përsëri. Me aq shumë vëmendje dhe strese nëpër gjyqe, ata vendosën ta dhurojnë meteorin në muzeun e Natyrës në Alabama.

5.Roy Sullivan

Pa fat sepse, u godit nga rrufeja 7 herë

Statistikisht për t’u goditur nga rrufeja shanset janë 1 në 3000. Kështu që për t’u goditur 7 herë është 1 në 22,000,00 0,000,000,000,000,000,000 (septillion). Gjithsesi këto shanse nuk dalin për Roy Sullivan. Ai ishte një roje në parkun kombëtar Shenandoah. Shkencëtarët hedhin teorinë se qëndrimi i Roy-t në park, në një zonë të prirur ndaj vetëtimave ishte problemi i tij. Roy u godit për herë të parë nga rrufeja në 1942, kur ai ndodhej në një kullë për të vëzhguar parkun. Vetëtima e goditi në këmbë duke u shkarkuar jashtë gishtit të këmbës, si rezultat hoqi me forcë thoin e gishtit të këmbës. Roy u godit gjithashtu duke ecur përgjatë një mali, në peshkim, dhe në një barakë. Duhet të shqetësohesh mos ka diçka që nuk shkon kur goditesh edhe brenda ndërtesave. Në një rast flokët iu dogjën dhe ai filloi të mbante një enë me ujë kudo që shkonte. Tre vjet më vonë, ai sërish u godit nga një rrufe në thembër. E dimë me siguri që thembrat nuk marrin flakë, uji që ai mbante ishte fare i padobishëm. Edhe gruaja e tij u përfshi nga fati i keq. Ajo u godit bashkë me të, kur ishin duke varur rrobat në një tel prej metali. Gjërat u qetësuan për dy vite, por në goditjen e gjashtë Roy u përpoq t’i shmangej reve, që ai mendonte se e ndiqnin gjatë gjithë kohës. Gjithsesi, rrufetë nuk e mposhtën atë. Roy Sullivan, fatkeqësisht vrau veten në moshën 71 vjeçare, për një grua që ai donte.

6.Jeanne Rogers

Pa fat sepse, pak a shumë çdo gjë

Jeane Rodgers jetoi si në një telenovelë. Ajo nuk është goditur nga rrufetë aq herë sa Roy, por ajo është goditur të paktën dy herë. Kur ajo ishte 18 vjeçe, ajo ra në oqean, ndërkohë që po shkrepte fotografi me shoqen e saj në një anije. Shoqja e saj vrapoi për të kërkuar ndihmë, por u rrëzua dhe humbi ndjenjat. Pasi erdhi në vete, shoqja e Rodgers arriti të bindë kapitenin të kthente anijen dhe ta ndihmonin vajzën. Vite më vonë, Rodgers po shëtiste në një rrugë me djalin e saj, i cili bërtiti: “Mami, shiko zogun”, në këto momente një lakuriq nate e kapi atë prej flokësh. Ajo në panik, filloi të bërtiste dhe të trokiste nëpër dyert e çdo shtëpie që gjendej pranë. Të bërtiturat e hutuan lakuriqin e natës duke bërë që ai të urinonte mbi flokët e saj dhe të tërhiqte akoma më fortë flokët. Gjërat e tjera të pafata që i ndodhën Jeannes ishin gjëra të zakonshme si për shembull; është grabitur në rrugë, është qëlluar me armë zjarri, është shtrënguar prej fyti. “Vdekja nuk më frikëson, por të jetoj më frikëson më shumë” ka thënë Jeanne.

7.Tsutomu Yamaguchi

Pa fat sepse, vetëm dy qytete janë shkatërruar nga bomba atomike. Ky njeri ka qenë në të dy rastet

Tsotomu Yamaguchi ishte në një udhëtim pune në Hiroshima ditën e 6 Gushtit 1945. Sapo zbriti nga tramvaji, një bomb atomike shpërtheu afërsisht 2 milje larg tij, duke shkatërruar çdo gjë përreth. Daullet e veshit iu dëmtuan rëndë dhe përkohësisht u verbua nga sytë, Tsotomu Yamaguchi nuk kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Pasi kaloi një natë në një vend strehimi ai vendosi që Hiroshima ndoshta nuk ishte vendi më i sigurt për të bërë biznes, kështu që u kthye në shtëpi; Në Nagasaki. Disa ditë më vonë, Yamaguchi u gjend në zyrën e shefit të tij ku mundohej t’i shpjegonte atij për këtë bombë qytetshfarosëse. Dhe sapo i shpjegonte shefit të tij se është e pamundur të shesësh makina në një vend ku me plot kuptimin e fjalës po digjej, ndodhi që një bombë e tillë si e Hiroshimës goditi edhe Nagasakin. Jo vetëm që mbijetoi, (nuk përfitoi superfuqi), por ai është akoma gjallë, ende sot në moshën 93-vjeçare. Yamaguchi, aktualisht, përdor këtë histori për të kënaqur njerëzit rreth tij. Ai ka shkruajtur libra për eksperiencën e tij dhe normalisht është një protestues i rregullt kundër armëve bërthamore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi