Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Cortana parashikon saktë ndeshjet e botërorit

prej Mon 30 Jun 2014 - 22:30
Cortana parashikon saktë ndeshjet e botërorit Cortana-578-80
Cortana është makineria më inteligjente e Microsoft, e cila deri tani ka arritur të bëjë parashikime të sakta mbi ndeshjet e këtij botërori. Ajo ka parashikuar fitoren e Francës dhe Gjermanisë ndaj rivalëve të 1/8, si dhe fitoren e Belgjikës ndaj SHBA-së.

Parashikime nga më të çuditshmet janë parë të bëhen gjatë botërorëve, mbi ecurinë e ndeshjeve të skuadrave. Oktapodi Paul në botërorin e Afrikës së Jugut arriti të jetë i saktë në 12 nga 14 parashikimet e bëra prej tij. Askush tjetër nuk e ka bërë më mirë se ai. Por me daljen e makinerisë inteligjentë të Microsoftit, ky rekord pritet të thyhet.

Deri tani Cortana ka gjetur rezultatet e ndeshjeve të Holandës ndaj Meksikës, Brazilit ndaj Kilit, të Kosta Rikës ndaj Greqisë, të Kolumbisë ndaj Uruguait si dhe ka parashikuar fitoren e Francës e Gjermanisë ndaj rivalëve të 1/8 dhe të Belgjikës ndaj SHBA.

E ndërkohë që bëhen parashikimet, pritet të shihet se si do të ecin ndeshjet këtë botëror, dhe a do e thyejë Cortana rekordin e vendosur nga Paul?!

/Shekulli Online/E.H/


Cortana parashikon saktë ndeshjet e botërorit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi