Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Krim brenda familjes, vret me armë gruan, vëllanë dhe veten

prej Sun 6 Jul 2014 - 23:19

TIRANË – Krimi në familje shënon 3 viktima në fshatin Grecë të Komunës Pezë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e dielës, kur sipas versionit të policisë Ferit Kolgjini, 60 vjeç ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Sulltana, 50 vjeç dhe vëllanë e tij Ramadanin, 55 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten me një pushkë automatike model 56.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një grindjeje të çastit mes Feritit dhe vëllait të tij, Ramadanit, i cili kishte ardhur në Grecë nga banesa e tij në lagjen e Kombinatit në Tiranë.

Dy viktimat Sulltana dhe Ramadan, ishin qëlluar në oborrin në shtëpisë, dhe disi më larg tyre u gjet trupi i pajetë i Feritit.
Krim brenda familjes, vret me armë gruan, vëllanë dhe veten  127641
Ky i fundit sipas policisë njihej si person gjaknxehtë, madje ishte shoqëruar dhe marrë në pyetje më parë nga policia, por për një informacion që nuk lidhej me krimin e të dielës.

Policia ka sekuestruar dy armë, çiften dhe pushkën automatike dhe të dyja këto kishin kryer qitje. Janë marrë në pyetje edhe familjarët dhe personat që mbërritën të parët në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit të rëndë.

Të gjithë personat e pyetur mësohet se janë shprehur për policinë se nuk ishin në dijeni të konflikteve mes dy vëllezërve Kolgjini, dhe se kur kanë mbërritur kanë gjetur të vrarë Sulltanën dhe Ramadanin, ndërsa Feriti i vrarë me pushkën pranë duke dyshuar për vetëvrasjen e tij. - See more at: http://www.shqiptarja


Krim brenda familjes, vret me armë gruan, vëllanë dhe veten  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi