Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara? Empty Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara?

Sun 6 Jul 2014 - 23:51
Message reputation : 100% (1 vote)
1. Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për te Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit.2. Nuk ka të ngelur nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjesht mësimdhënia.3. Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbëtorë që të kujdesen për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët.

4. Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë 15 minuta së bashku me mësuesit e tyre, një gjë kjo që bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset për të pasur sa më shumë pastërti rreth e rrotull.

5. Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqimi që marrin, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël.

6. Stafi i drejtorëve dhe mësuesve të shkollave ushqehen gjysmë ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit ‘e ardhmja e Japonisë’ dhe duhet në mënyrë të veçantë ruajtja dhe kujdesi ndaj tyre.

7. Pastruesit e rrugëve në Japoni quhen “inxhinierë të shëndetit”, ku rroga e tyre shkon nga 5000 deri ne 8000 dollarë në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë.

8. Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restorante dhe vende të mbyllura dhe në vend të “silencioz” është e shkruar “moral”.

9. Çdo person që shkon për të ngrënë në restorante nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë.

10. Mesatarja e vonesave të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite. Kjo tregon që japonezët janë persona që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat që kalojnë e s'kthehen më.

/Shekulli Online/S.L./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara? Empty Re: Pse Japonia është ndër vendet më të zhvilluara?

Tue 15 Jul 2014 - 15:12
Sepse e ka shume larg Turqine ?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi