Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fajin e kanë vetë gratë Empty Fajin e kanë vetë gratë

Mon 7 Jul 2014 - 0:19
Erjona Rusi

Kam “luftuar” gjithmonë me prindërit e mi, që kur isha rreth 4-5 vjeç dhe dëgjova fshehurazi teksa im atë, (iu prehtë shpirti në paqe) i thoshte nënës se ai donte më shumë vëllanë se mua. Që nga ai moment i akuzoja vazhdimisht sa herë që situata dukej në favor të vëllait. Mbase kjo më ndihmoi të bëhesha feministe, aq shumë sa sot im shoq më lutet të hap një OJF për të drejtat e gruas se sipas tij është puna ideale për mua. Në fakt edhe mund të jetë, megjithëse gjithë kohës bëj fushatë. I kam nxitur gjithnjë motrën, shoqet apo kushërirat e mia më të vogla të bëhen femra të pavarura, të zonjat e vetes e që të mos e ndërtojnë jetën e tyre në atë mënyrë ku gjithçka rrotullohet e varet nga partneri. Ata që më njohin mirë e dinë se unë këtë nuk e duroj dhe madje e dua edhe më shumë atë që kam përkrahu sepse më ka lejuar pavarësinë dhe gjithë hapësirën e nevojshme në përpjekjet e mia të vazhdueshme për të krijuar personalitetin tim profesionalisht.

Çdo këshillë që kam dhënë si miqve meshkuj apo femra, ka qenë gjithmonë me nota feminizmi, me shpresën e sinqertë për të rritur më shumë respektin ndaj femrës dhe për ta lejuar të jetë e barabartë në pikënisje se gjatë rrugës nuk ka nevojë. Edhe kësaj herë do të jem e vërtetë megjithëse mund t’ju tingëllojë ashpër aq më tepër në 8 mars, kur ju nëna, motra, gjyshe, gra ndiheni si të përkëdhelura, më të mbrojtura e në qendër të vëmendjes. Është një tezë që ha debat, e nuk pretendoj që të jetë e vërteta, se në fakt ajo nuk ekziston. Ose më mirë të vërtetën gjithsecili e ndërton siç do rreth vetes. Në fakultet kjo teza ime u vlerësua maksimalisht nga dikur pedagogia ime në Gender, sot ministër, e ndaj po shpresoj të ketë qenë sadopak realiste.

Një nga pyetjet që shtrohet shpesh në diskutimet e shumta mbi dy gjinitë, apo në çështjet e të drejtave të gruas dhe në luftën kundër diskriminimit të saj, është se pse është Shqipëria vend kaq patriarkal apo maskilist? Në orvatje për ti kthyer përgjigje, mu kujtua një burrë, e jo një grua në fakt. Një burrë i mrekullueshëm, nga ata që ti njeh një herë në jetë. Gery Duckworth, një mik i familjes prej vitesh, e që sot fatkeqësisht nuk jeton më. Ishte rreth të 60-ave kur u njohëm në Tiranë, ndërsa kishte ardhur të punonte për një kompani të huaj. Kokëbardhë, I buzëqeshur dhe me një humor të pashterrur. Në një nga mbrëmjet e para që darkuam bashkë të katërt (ai me të shoqen e unë me të dashurin tim) kur unë isha veç 20 vjeç e nuk e kuptoja ende çdo të thotë të jesh grua, më befasoi duke më skuqur nga turpi i përkujdesjes, ndërsa më hapi derën e makinës.

Pastaj në restorant më tërhoqi karrigen duke më respektuar si një zonjë, ndërsa unë nuk isha veçse një post-adoleshente e çuditur. Me kalimin e viteve pashë gradualisht se si trajtonte të shoqen, si bletën mbretëreshe, me shumë përkujdesje pa krijuar kurrë mundësinë që ajo të ndihej e pavlefshme, megjithëse ajo bënte pazarin e kujdesej për shtëpinë. Ishte ai që punonte thuajse nga mëngjesi deri në darkë. Një ditë e pyeta Geryn se kush e kishte mësuar të sillej në atë mënyrë me femrat, e po prisja sinqerisht të më thoshte se kishte bërë ndonjë akademi të veçantë diku në Sydney.

Por jo përgjigjja e tij ishte shumë më e thjeshtë por në të njëjtën kohë aq e thellë sa vetë dilema. “Nëna ime”-më tha krejt qetë. “Ajo ishte mbretëresha ime e parë e unë sot ashtu I trajtoj të gjitha. U mahnita nga mënyra se si ai e përshkruante nënën e tij, e mu shfaq si engjëll në përfytyrime. Por më pas nisa të kuptoj se si në fakt gjithçka nis nga ne, gratë e përfundon po tek ne. Është një rreth vicioz në të cilin shpesh përthithemi për shkak të gabimeve tona. E sa gra të brezit të nënave tona apo gjysheve tona, u kanë mësuar djemve të tyre të trajtojnë gruan si një princeshë? Pak, mbase shumë pak prej tyre. Vështirë të matet por e dukshme nga brezi në brez, nga mënyra se si burrat nuk I respektojnë, keqtrajtojnë, dhunojnë apo edhe i vrasin gratë e tyre në këtë vendin tonë të vogël e disi mendjengushtë. E sa nëna u kanë mësuar bijve të tyre të kujdesen për motrën me dashuri mbrojtëse por pa e kufizuar në liritë e saj të zgjedhjes? Më falni por unë veç kam parë vëllezër të urdhërojnë apo deri dhe dhunojnë motrat e tyre. Mbase edhe ai I imi do më kish urdhëruar po të mos kishte jetuar larg e po ta kish lejuar nëna ime. Ndaj sot ne jemi shokë përveç se motër e vëlla. E sa nëna u mësojnë djemve ti respektojnë gratë e tyre, ti ndihmojnë, ti vlerësojnë dhe ti përkrahin në profesionet e tyre?

Tani që shkruaj mu kujtua një shprehje e bukur e kohës së gjyshërve: “E pyetën nënën si e ke vajzën e u përgjigj: “Ah e kam mirë shumë, ka një burrë të mirë që e do e ndihmon edhe në punët e shtëpisë e nuk ma le të lodhet shumë”. Po djalin si e ke-i thanë. “Ah, më lodhet shumë i ziu, ma vë nusja të bëjë punë shtëpie e mbyti të shkretin”-u përgjigj. Mjafton kaq për të kuptuar shumë mbi mentalitetin e nënave shqiptare në përgjithësi e për frymën me të cilin i rrisin fëmijët e tyre, veçanërisht djemtë. Kështu që herës tjetër kur ti përkëdhelni djemtë tuaj, të dashura nëna mësojini të jenë po aq të dashur me ato që nesër do të ndajnë jetën e tyre, sepse njëra prej tyre do të jetë vajza ime.

shqiptarja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi