Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin

prej Mon 7 Jul 2014 - 16:34
Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin Binjaket-bashkuara-dashuri
Njihuni me Ganga dhe Jamuna Mondal, binjaket e bashkuara indiane të cilat ndajnë të njëjtin të dashur. 45-vjeçaret që si Motrat Merimangë kanë qenë beqare gjatë gjithë jetës për shkak të pamjes së tyre të pazakontë, por tani ato janë më të lumtura se kurrë pasi kanë gjetur dashurinë.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Kur takuam Jasimudinin ndjemë se ky burrë mund të na dashuronte dhe ai na dashuron kështu siç jemi”, thotë Ganga, e cila ndan katër duar dhe tre këmbë me motrën e saj.
Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin Binjaket-indi
Jasimudini thotë: “Që kur i kam njohur, e kam konsideruar dhimbjen e tyre si të ishte dhimbja ime. Cdo natë bisedoj me to, flasim për jetën.”

Binjaket të cilat kanë stomak të përbashkët, por zemër, veshka dhe mëlçi të ndara kanë lindur në një familje të varfër të Kalkutës. Prindërit i kanë braktisur kur arritën adoleshencën pasi mendonin se binjake të tilla ishin shenjë e zemërimit të Zotit.
Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin Binjaket-indi1
Ato kanë fituar bukën e gojës duke udhëtuar me cirkun dhe duke u shfaqur para audiencave anë e mbanë Indisë.

/ Top Channel


Indi, binjaket e bashkuara që ndajnë të dashurin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi