Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default I kërkoi të mos shkarkonte plehrat në rrugë, shqiptari e tërheq zvarrë me kamion

prej Mon 7 Jul 2014 - 22:47
I kërkoi të mos shkarkonte plehrat në rrugë, shqiptari e tërheq zvarrë me kamion Polcia_Itlia
Një person 28 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për tentativë vrasjeje në Itali.

28-vjeçari me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së shtunës ka marrë kamionin e tij dhe ka tërhequr zvarrë një djalosh i cili i kishte treguar shqiptarit që të mos shkarkonte në mënyrë të paligjshme mbeturinat në rrugë.

Pronari i një ofiçine aty pranë dhe djali i tij të cilët vunë re se shoferi i furgonit po shkarkonte mbeturinat në zonën e Bolzanetos, i thanë që duhet të ndalonte.

Menjëherë 28-vjeçari gjaknxehtë, i dha një grusht pronarit të ofiçinës dhe më pas mori djaloshin dhe filloi ta zvarriste në rrugë për 10 metra me radhë. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë.


I kërkoi të mos shkarkonte plehrat në rrugë, shqiptari e tërheq zvarrë me kamion Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi