Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ADN-ja e dinozaurëve mund të na sigurojë kurën e sëmundjeve të sotshme Empty ADN-ja e dinozaurëve mund të na sigurojë kurën e sëmundjeve të sotshme

Thu 10 Jul 2014 - 21:16
ADN-ja e dinozaurëve mund të na sigurojë kurën e sëmundjeve të sotshme Dio
Gjatë studimit të eshtrave të një dinozauri 72 milion-vjeçar, studiuesit zbuluan se krijesa kishte aftësinë për t'u shëruar nga sëmundje serioze dhe madje edhe për t'u shëruar nga eshtrat e thyera. Studiuesit besojnë se nëpërmjet këtij zbulimi mund të arrijnë të krijojnë disa kura për sëmundje të ndryshme të njeriut, duke filluar nga infeksionet bakteriale deri te kanceri.
Ekspertët ekzaminuan mbetjet fosile të një Gorgosaurus, 26 këmbë i gjatë, i cili u zbulua në Amerikën e Veriut. Hulumtuesit gjetën se dinozauri kishte pësuar disa dëmtime para vdekjes, të cilat do të ishin fatale për njerëzit apo gjitarët e sotëm.

Ata besojnë se duke studiuar pasardhësit e dinozaurëve të tillë si krokodilët, mund të sigurojnë kura për sëmundjet e njeriut duke filluar nga infeksionet bakteriale deri te kanceri. ADN-ja e dinozaurit të lashtë mund të jetë e pranishme në krijesat e sotme pasardhëse të tij.

Në mesin e lëndimeve dhe sëmundjeve që arritën të konstatonin ekspertët, u vu re aftësia e kësaj krijese për t'u rikuperuar. Çuditërisht kafsha kishte disa brinjë të thyera, të cilat gjithashtu ishin shëruar me kohën. Patologji të tilla, sigurojnë prova thelbësore në biologjinë dhe fiziologjinë e sotme të cilat konfirmojnë jetesën e gjatë të predatorëve.

Ky zbulim entuziazmoi ekipin, i cili nisi menjëherë kërkimet shkencore për të gjetur një kurë për sëmundjet e njerëzve.
GAZETAEXPRESS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi