Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

5 “sekretet” që na bëjnë njerëz Empty 5 “sekretet” që na bëjnë njerëz

Thu 10 Jul 2014 - 21:39
5 “sekretet” që na bëjnë njerëz Humans-2
  • Cfarë na bën të ndryshëm nga kafshët e tjera? Nevoja për të luajtur dhe ajo për të vënë rregulla, për të bërë seks në mjedise privatë dhe kënaqësia për thashethemin. Ja tiparet karakteristikë të natyrës sonë
    humans 2Cfarë lloj krijese është qenia njerëzore? Përgjigja e menjëhershme është: një majmun mbi dy këmbë inteligjent, që flet dhe ka një debulesë për të mirat materiale. Por thelbi i vërtetë i natyrës njerëzore është më pak i dukshëm. Disa mohojnë që të ekzistojë dhe preferojnë të besojnë që mund të jemi gjithcka që duam. Por nuk është kështu.


Pavarësisht numrit të madh të varianteve individualë dhe kulturorë, ne qeniet njerëzore jemi kafshë, dhe ashtu si të gjithë kafshët kemi origjinalitete, zakone dhe tipare që na dallojnë si specie. Një alien nuk do ta kish problem të na katalogonte, por për ne, duke qenë kaq pranë lëndës sonë të studimit, është më e vështirë të përcaktojmë thelbin e natyrës njerëzore. Megjithatë, nuk është e thënë të jetë një detyrë e pamundur. Antropologët kanë gjetur shumë “universale”, domethënë karakteristika të përbashkëta nga të gjithë dhe që formojnë një lloj liste të përbërësve të species sonë. Dhe nëse do t’i përdornim për të studiuar “kafshën” njerëzore si do të bënim? Më poshtë është një seri tiparesh tipikë të natyrës sonë unike. Nëse mendonit që dinit gjithcka për qeniet njerëzore, do të jeni të detyruar ta rimendoni. Ja cilësitë e natyrës njerëzore.

Argëtimi

Në natyrë, qeniet njerëzore nuk janë të vetmet që duan të argëtohen. Të gjithë sisorët luajnë ashtu si dhe zogjtë e disa kafshë të tjera. Por asnjë specie tjetër nuk ka një gamë kaq të gjerë argëtimi dhe as nuk i kushton kaq kohë atij. Ajo që na dallon nga speciet e tjera është fakti që luajmë me objektet dhe me gjuhën, shpjegon Clive Wynne, psikolog i univrsitetit të Floridës në Gainsville. Dhe dimë të shkojmë përtej realitetit. “Aspekti revolucionar i lojës njerëzore është fantazia”, deklaron Francis Steen, ekspert komunikimi në universitetin e Californias. “Jemi një specie që don të luajë”, pohon primatologu Francis de Waal i Emory University në Atlanta, “dhe e ruajmë dëshirën fëmijërore për të luajtur, edhe kur rritemi”.

Të vetmit primatë të tjerë që e bëjnë janë bonobo-t, ndoshta sepse jetojnë në një ambient social të relaksuar. Edhe shoqëria njerëzore është e relaksuar, vëren Waal, sepse kemi kode moralë dhe ligje që favorizojnë stabilitetin. Dhe, një fakt shumë i rëndësishëm ky për industrinë e lojërave, jemi të gatshëm të luajmë edhe me të huaj, gjë që do të shkaktonte agresivitet si tek shimpanzetë, ashtu edhe tek bonobo-t. Pastaj, natyrisht, është çështja e kohës së lirë. Në xhungël, shimpanzetë e rritur kalojnë tetë orë në ditë për të siguruar ushqimin. Nëse do të kishin më shumë kohë, do të luanin më shumë. De Waal vëren se majmunët në kafazë argëtohen duke luajtur me kompjuter apo duke parë televizor. Preferojnë skenat e seksit dhe dhunës, por vlerësojnë edhe pjesët kimike joverbale.

humans 1Po ne, i shkojmë pas qejfit dëshirës sonë për lojëra sepse mund t’ia lejojmë vetes, apo kemi vërtetë nevojë për t’u argëtuar më shumë se sa kafshët? Loja nuk është vetëm argëtim, vëren Marc Bekoff, docent i biologjisë evolutive në universitetin e Colorados. Kënaq katër qëllime kryesorë: zhvillimin fizik, zhvillimin njohës, zhvillimin social si dhe nevojën për t’u stërvitur për të përballuar të papriturat. Loja është një përshtatje evolutive e finalizuar me mësimin, pohon Steen. Kur lindin, sisorët nuk dinë të bëjnë asgjë por janë në gjendje të përshtaten, dhe loja i ndihmon për këtë. Duke qenë se ambienti njerëzor fizik dhe social është vecnërisht kompleks, loja është një formë simulimi që na ndihmon të imagjinojmë dhe eksperimentojmë situata të ndryshme, pa ndërmarrë shumë rreziqe. “Tek lojërat ne shprehim në mënyrë të plotë humanitetin tonë”, shpjegon ai.

Shkenca

Jemi të prirur të studiojmë me metoda botën fizike. Që në fëmijërinë e hershme, qeniet njerëzorë ndajnë në mënyrë konstante botën në kategori, bëjnë hamendësime se si funksionojnë gjërat dhe verifikojnë hamendësimet e tyre. Kjo mënyrë të menduari, që është në themel të shkencës, shfaqet e dukshme në një seri qeniesh njerëzore universale, për gjëra, që nga aritmetika tek koha e kalendarët, që nga kozmologjia tek mbiemrat dhe tek njësitë e matjes. “Shkenca është në themel një mënyrë për të kuptuar botën që na rrethon”, shpjegon Edward Wassermann, i departamentit të psikologjisë së universitetit të Iowa. Nuk është një veprimtari ekskluzivisht nejrëzore, të gjithë kafshët kanë nevojë për mendimin shkencor për të mbijetuar.

Por është e qartë që asnjë kafshë tjetër nuk bën shkencë si ne. Ku ndryshojmë? Një prej allimeve mund të jetë që jemi të prirrut të kërkojmë përsenë e gjërave. Daniel Povinelli, studiues i evoluionit konjitiv në universitetin e Louisianës, ka kryer një eksperiment me një grup fëmijësh dhe një shimpanze, të cilit i kish mësuar të ngrinte një mur. Kur muri u ndërrua në fshehtësi me një tjetër që ngjante shumë, por nuk qëndronte drejt, shimpanzetë vazhduan të bëjnë përpjekje, rrëfen Povinelli. “Ndërsa fëmijët u ndalën menjëherë. E rrotulluan për të kuptuar çfarë kish ndodhur e çfarë kish brenda. Bënë gjithçka për të diagnostikuar përse nuk qëndronte në këmbë”.
5 “sekretet” që na bëjnë njerëz Humans-3
Një tjetër karakteristikë unike e qenieve njerëzore është aftësia për të rrokur koncepte abstraktë. Shimpanzetë kanë vështirësi ta bëjnë. Për shembull, edhe pse mësojnë menjëherë që një gur i rëndë është më mirë se një i lehtë për të thyer një arrë, kanë vështirësi për tërrokur idenë e peshës në përgjithësi. Nëse dëgjojnë të bien dy objekte dhe njëri bën “bum” e tjetri “klik”, nuk arrijnë të deduktojnë që njëri prej objekteve është i duhuri për të thyer arrën dhe tjetri jo, shpjegon Povinelli, ndërsa ne e kuptojmë. Prandaj, për shembull, arrijmë të parashikojmë që objekti që bëm bum do të fundoset në ujë, ndërsa tjetri ndoshta do të pluskojë. Aftësia jonë për arsyetimin rastësor abstrakt është e lidhur me aftësinë tonë të gjuhës dhe ndoshta është në themel të shumë aftësive tona të tjera sociale, si ritualet dhe rregullat e sjelljes. Povinelli është i bindur që pikërisht kjo dallon qeniet njerëzore edhe nga kafshët më inteligjente. Por ka një tjetër tipar që na dallon nga kafshët më pak shkencore: dëshira për të ndarë atë që kemi mësuar. Sapo zbulojmë diçka, ia shpallim botës.

Ligjvënia

Ende nuk dihet plotësisht nëse të gjithë shoqëritë njerëzore kanë ligje formalë, por me siguri të gjitha kanë rregulla. Ky është një tipar tipik human. Kushërinjtë tanë më të afërt, shimpanzetë, kanë norma të thjeshta sjelljeje që rregullojnë respektimin e territorit dhe hierarkive. Por ne, me aftësinë tonë të gjuhës dhe inteligjencën tonë më të lartë, kemi elaboruar sisteme rregullash shumë më kompleksë, tabu dhe kode sjelljeje. Normat, edhe pse në çdo shoqëri janë të ndryshme, shërbejnë për të rregulluar veprimtarinë e tre sektorëve kryesorë, dhe kjo demonstron që janë universalë.

Sa për të filluar, jemi të obsesionuar nga lidhjet familjare, sepse përfshijnë një seri të drejtash, mbi të gjitha sa i përket trashëgimisë së të mirave dhe statusit shoqëror. “Të gjithë shoqëritë kanë rregulla për marëdhëniet e lidhjeve familjare si dhe detyrime kundrejt njerëzve të të njëjtit gjak”, shpjegon antropologu Robin Fox i Rutgers University në New Brunswick, në New Jersey. Cdo shoqëri pranon konceptim ekskluzivisht njerëzor të lidhjes familjare përmes martesës, dhe mendon që kjo lidhje sjell detyrime, për të cilat ekzistojnë rregulla. Dhe të gjitha kanë tabunë e inçestit.

Pasi vendosin se cilët janë personat që kanë vërtetë rëndësi, të gjithë pastaj shqetësohen për sigurinë, prandaj çdo kulturë ka edhe rregullat që tregojnë se kur një person mund të vrasë një tjetër. Në disa prej tyre, çdo i huaj mund të vritet. Të tjera pranojnë vrasjen për t’u hakmarrë për atë të një të afërmi, dhe shumë i lejojnë grupit të vrasë ata që shkelin normat e tyre. Por të gjitha vendosin një limit. Cdo shoqëri ka edhe norma që rregullojnë përdorimin e objekteve. Koncepti i pronës private nuk është aspak universal, por ekzistojnë rregulla që përcaktojnë se kush ka të drejtën të përdorë disa gjëra në momente të caktuar. Këto rregulla variojnë nga “kush vjen i pari, merr i pari”, e deri tek sistemi i elaboruar i pronësisë private të shoqërive industriale.

Lidhjet familjare, siguria, prona. Në të gjithë spektrin e kulturave ligjet na thonë se janë këto gjërat që na interesojnë më shumë. Por ndoshta në themel të të gjithë këtyre është një karakteristikë më e thellë e natyrës njerëzore: nevoja për rregulla në vetvete. Rregullat na ndihmojnë të lundrojmë ujërat e rrezikshëm të marrëdhënieve ndërpersonale sipas skemave precize të sjelljes, shpjegon antropologu Justin Richland i universitetit të Chicagos. “Janë karakteristika bazë e natyrës njerëzore”, pohon Fox. “Ne jemi kafshët që vendosin rregulla”.

Epikuriane

Në krahasim me atë të kafshëve të tjera, mënyra e të ushqyerit e qenieve njerëzore është e çuditshme. Dallimi kryesor shkaktohet nga një prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit: kuzhina. Në të gjithë kulturat gatuhet të paktën një pjesë e ushqimit, thotë primatologu Richard Wrangham i universitetit të Harvardit. Wrangham ka demonstruar se ushqimi i gatuar, më me kalori dhe më i lehtë të përtypet se sa ai i gjallë, ka qenë shpikja që i ka lejuar paraardhësit tanë të zhvillojnë një tru më të madhe, me nevojë për energji, dhe na ka lejuar të bëhemi krijese inteligjente dhe sociale. Shimpanzetë kalojnë pothuajse gjashtë orë në ditë duke u përtypur, vëren Wrangham, qeniet njerëzore më pak se një orë. Kjo na lë shumë më tepër kohë të lirë për kulturën.

Kultura e gatimit përfshin edhe fenomenin e çuditshëm të ndarjes së ritualizuar të ushqimit në familje, që njihet edhe si vakti. Shimpanzetë hanë të vetëm kudo ku gjejnë ushqimin gjatë ditës. “Majmunët nuk bashkohen për të ngrënë”, thotë Wrangham. Neve po. Në të gjithë kulturat, familjet mblidhen pak a shumë rregullisht në orë të caktuara të ditës për të ngrënë atë që është gatuar. Dhe kudo ku shkohet tendenca është të gatuhen nga gratë. Nuk e dimë përsenë, ndoshta në origjinë e bënin në këmbim të mbrojtjes prej burrave, apo sepse ngaqë duhej të kujdeseshin për të vegjlit, qëndronin në shtëpi. E pastaj, në të gjithë shoqëritë janë banketet për të ndarë gjahun e mirë pas një seance gjuetie apo për të festuar një rast të veçantë. Në këtë rast ka më shumë gjasa që të gatuajnë burrat. Ndodh edhe në kopshtet tanë, ku janë zakonisht burrat që merren me barbekynë.

Zakoni për t’u bashkuar për vaktet na ndan nga speciet e tjera, ku çdokush mendon për veten. Për ne, të ngrënit nuk është vetëm ushqim. “Në të gjithë kulturat ushqimi përdoret për të konsoliduar raportet socialë”, pohon antropologia Polly Wessner e universitetit të Utah. Vaktet janë në qendër të jetës familjare, banketet forcojnë raportet me miqtë, kolegët dhe komunitetin, dhe përdorim ushqimin edhe për të konsoliduar raporte më intimë, për shembull kur organizojmë një darkë speciale me njeriun që duam apo bëjmë dhurata çokollata. Pra ushqimi na bashkon, por edhe na ndan.

Klandestine

Asgjë nuk e zbulon natyrën njerëzore më shumë se sa praktikat e saj seksuale, dhe qeniet njerëzore kanë vërtetë të çuditshme, edhe nga pikëpamja biologjike. Gratë janë vazhdimisht pjellore dhe kanë ovulimin e fshehur, pra nuk tregojnë shenja të jashtme të faktit që janë në gjendje të lindin fëmijë. Jemi të vetmit primatë monogamë që jetojnë në grupe të mëdhenj të përzier. Përse qeniet njerëzore bëjnë seks privatisht? Kjo fshehtësi nuk vjen vetëm për shkak të veçantive kulturore apo morale. “Ekziston në të gjithë shoqëritë nejrëzore”, shpjegon antropologu Frank Marlou i universitetit të Cambridge. Ka ndonjë rast të izoluar të seksit ritual në publik, si orgjitë në disa fise brazilianë. Por aty ku nuk përdoret alkooli, fshehtësia seksuale është normë. Përse? “Në krahasim me primatët e tjerë është një aspekt shumë i rëndësishëm”, vëren Clyve Wynne. Ciftimi në fshehtësi është tipik në speciet ku ka shumë konkurencë mes meshkujve, që kontrollojnë seksin duke kontrolluar femrat. Tek orangutangët, meshkujt dominues çiftohen publikisht, ndërkohë që të tjerët janë më të fshehtë. E njëjta gjë ndodh tek gorillat. Ndërsa tek bonobo-të, janë gratë që kontrollojnë situatën dhe seksi është i lirë. “Mendoj se tek qeniet njerëzore shkaku i fshehtësisë në fillim ka qenë konkurenca”.

Që atëherë, politika seksuale njerëzore është bërë gjithnjë e më e komplikuar. Sa për fillim, gratë kanë fituar një farë kontrolli duke zhvilluar ovulimin e fshehur dhe pjellorinë e vazhdueshme për të ngatërruar idetë mbi atësinë. Më pas, paraardhësit tanë kanë bërë diçka tërësisht të ndryshme nga majmunë të tjerë të mëdhenj: meshkujt dhe femrat filluan të shkëmbejnë kujdesin për fëmijët. Në fund erdhi monogamia. Në atë pikë, për çiftet që jetonin në brendësi të grupeve të mëdhenj, mungesa e besnikërisë ishte bërë më e rrezikshme dhe meshkujt mund të mbërrinin deri tek vrasja e foshnjave, shpjegon antropologu Robin Dunbar i unviersitetit të Oxford. Prandaj ishte e nevojshme të forcohej lidhja e çiftit. “Ne kemi këtë gjë të çuditshme që quhet dashuri”, vëren, dhe shton se ndoshta fshehtësia ka lindur si mënyrë për të ushqyer intimitetin.

Sipas Dunbar, çiftimi në fshehtësi është një kompromis, sepse përveçse forcon marrëdhënien e bën më të lehtë besnikërinë. David Buss, profesor i psikologjisë në universitetin e Texas në Austin, mendon se ky në realitet mund të jetë një avantazh. “Qeniet njerëzore janë monogame nga pikëpamja sociale, por jo seksuale. Tradhëtia është e përhapur në të gjithë kulturat tradicionale dhe seksi në privat lejon tradhëtinë pa humbur reputacionin”.

Thashethemet

Gjuha është në qendër të humanëve universalë, nga arsimi tek folklori, nga profecia tek mjekësia, nga tregtia tek fyerjet. Dhe ndoshta aftësia jonë gjuhësore e arrin kulmin tek thashethemet. Prirja për të folur për të tjerët është ekskluzivisht humane. Dhe nuk është aspak mendjelehtë si mund të mendohet. Disa antropologë janë të bindur se bëjmë thashetheme për të kushtëzuar sjelljen e të tjerëve dhe kjo është arseja përse shpesh herë thashethemet mbërrijnë në veshët e personit të interesuar. Tek boshimanët afrikanë për shembull, kjo ndodh në 70 përqind të rasteve, thotë Polly Wiessner. “Dhe besoj se ndodh edhe në shkollat tona”, shton. “Një grup vajzash bëjnë thashetheme shumë pranë të interesuarës me shpresën që kjo do të dëgjojë”.

Por thashethemi nuk shërben vetëm për të folur keq për njerëzit. Kur Dunbar nisi të dëgjojë në fshehtësi dikë që bënte thashetheme, zbuloi se batutat e athëta ishin të rralla krahasuar me ato të parrezikshme. Eshtë i bindur se thashethemi është ekuivalenti njerëzor i pastrimit reciprok të lëkurës tek kafshët. Kemi shumë raporte socialë për të mundur t’i çimentojmë në atë mënyrë, kështu që shkojmë tek thashethemi. “Thashethemi ka lindur për të lehtësuar raportet socialë”, thotë Dunbar. Wiesner thotë se mund të jetë edhenjë lloj dhurate. “Në Kalahari, ku banoj, jeta është e mërzitshme. Për këtë arsye të gjithë flasin për të tjerët”. Wiesner pohon madje se një shoqëri pa thashetheme do të shpërbëhej”. /New Scientist/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi