Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Eksperimentet me njerëz / Tredhjet kimike dhe shoku elektrik

prej Thu 10 Jul 2014 - 21:46
Eksperimentet me njerëz / Tredhjet kimike dhe shoku elektrik Sss_6333
Ushtria afrikano jugore e aparteidit detyroi shumë ushtarë homoseksualë, që t’i nënshtroheshin operacioneve të “ndryshimit të seksit” në vitet ’70 dhe ’80, dhe shumë prej tyre iu nënshtruan tredhjes kimike, shokut elektrik si dhe eksperimenteve të tjerë mjekësorë joetikë
Ndonëse numri i saktë nuk dihet, ish kirurgë të ushtrisë së aparteidit thonë se afro 900 vetë u detyruan të ndërrojnë seks, në operacionet e zhvilluara mes viteve 1971-1989 në spitalet ushtarakë, si pjesë e një programi top-secret për të çrrënjosur homoseksualizmin nga shërbimi. Psikiatër të ushtrisë të ndihmuar nga kapelanë rrëmonin agresivisht të dyshuar për homoseksualë në ushtri dhe i dërgonin fshehtësisht në njësi psikiatrike ushtarake, kryesisht në Pavionin 22 apo Spitalin Ushtarak Nr. 1 në pranë Pretorias. Ata që nuk “kuroheshin” me ilace, terapi shoku, trajtim me hormone dhe të tjera mjete radikale, triheshin kimikisht apo i nënshtroheshin operacioneve.

Ndonëse janë dokumentuar shumë raste të ushtareve lesbike, shumica e viktimave duket të kenë qenë meshkuj të moshës 16-24 vjeç, të thirrur në ushtrinë e aparteidit. Dr. Aubrey Levin (kreu i studimit) është sot Profesor në Departamentin e Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalgarit. Ai ushtron profesionin edhe privatisht, si pjesëtar i Kolegjit të Mjekëve dhe Kirurgëve të Albertës.GAZETAEXPRESS


Eksperimentet me njerëz / Tredhjet kimike dhe shoku elektrik Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi