Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rrëzimi i avionit MH 17 dhe lidhja me 7-n sipas teorive iluministe

prej Fri 18 Jul 2014 - 21:33
Rrëzimi i avionit MH 17 dhe lidhja me 7-n sipas teorive iluministe Article-2697293-1FC2288A00000578-136_634x547
Në të gjithë botën lajmi për rrëzimin e avionit të fluturimit MH17 ka bërë që reagimet në internet të jenë nga më të ndryshmet, duke i mbështetur argumentet e tyre edhe mbi teoritë e konspiracionit.

Webe të ndryshme kanë qenë strehë për shumë persona që në lidhje me ngjarjet që ndodhin dhe tronditin botën i argumentojnë dhe i shpjegojnë nisur nga teori të konspiracionit.

Ndërsa, gazeta “Russia Today” kishte shkruar se avioni majlazez Boeing 777 ishte duke udhëtuar në të njëjtën rrugë që pas 40 minutash do të fluturonte avioni i presidentit rus Putin. Dhe sipas medieve ruse, ky ka qenë një atentat i dështuar kundër presidentit të Rusisë.

Por, menjëherë pas këtij lajmi kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale, dhe në njërin prej tyre thuhet se presidenti i SHBA-ve Barak Obama urdhëroi CIA-n për të kryer këtë atentat.

Por, të tjerë e lidhin me punën e ‘poshtër’ të shoqërisë iluministe.

Sipas, disa komenteve sulmi është kryer nga iluministët, pasi ka qenë pjesë e masterplanit të tyre për një Luftë të Tretë Botërore dhe në këtë mënyrë do të krijonte rendin e ri botëror.

Dhe ata që e hedhin këtë teori e lidhin kryesisht me numrin shtatë që mban ky aeroplan.

“Malaysia Airlines” fluturimi MH17 me një Boeing 777 bëri fluturimin e tij inaugurues më 17 korrik të vitit 1997, rreth 17 vjet më parë, dhe shumë teoricienë e lidhin dhe me këtë datë, pas 17 vjetësh në datë 17.

Pra, sipas kësaj teorie korriku është muaji i shtatë i vitit 2014 dhe duke mbledhur numrat e viti (2 +0 +1+ 4) bëjnë shtatë.

Mike Glover shkroi në Twitter: "Pse pikërisht data 17/7;Fluturim 17 i avionit # 777 # # teori konspiracioni?:

Numri shtatë është një shifër që ka qenë prej kohësh e lidhur me grupin klandestin, të cilët e lidhin atë si thelbin e përsosjes.

“Blogger IlluminatiWatcher.com” shkroi: "Kam ndjekur informacionet e mëparshme të Malaysia Airlines Fluturimi MH370, i cili u zhduk dhe arrita në përfundimin se duhet të kenë pasur gisht jashtokësorët; një nga teoritë konspirative. Në lidhje me MH370 teoritë e konspiracionit i referohen faktit të supozuar Iluminatit se ata mund të ketë qenë të përfshirë për shkak të numrit 777 të lidhur me ta. Gjithashtu MH17 ishte një Boeing 777 ".

Përdoruesi i “Reddit, ISayWhatEvery1” ka shkruar: 'Mh17 (një dhe shtatë) - një 777 është duke fluturuar për 17 (një shtatë) vjet, u rrëzua gjatë datës 17 (një shtatë) në ditën e muajit të 7-të të vitit 2014. (2 +1 +0 +4 = 7).

"295 Shpirtra në bord" 2 +9 +5 = 16 pastaj 1 +6 = 7. Një shumë e 7-s".

Shumë teori moderne konspiracionit propozojnë që ngjarjet botërore janë duke u kontrolluar dhe manipuluar nga Illuminati, një shoqëri e fshehtë dhe e lashtë e fajësuar për një varg të ngjarjeve botërore, duke përfshirë betejën e Vaterlosë, Revolucionit Francez dhe vrasjen e presidentit John F. Kennedy.

Ka pasur edhe sugjerime se grupi është në fakt një parti komuniste, e cila bën presion në krijimin e një rendi të ri botëror, nisur dhe nga infiltrimi në industrinë e filmit në Hollywood.

/Shekulli Online/ E.L./


Rrëzimi i avionit MH 17 dhe lidhja me 7-n sipas teorive iluministe Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi