Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Vrasje e pesëfishtë për një fejesë

prej Wed 23 Jul 2014 - 22:26

Pesë persona, anëtarë të familjes Vrapi në fshatin Sukë 2 të komunës Strumë të Fierit, mbetën të vrarë mëngjesin e së martës me një armë gjahu.

Autori i vrasjes është 73-vjeçari Bajram Vrapi, i cili nuk ishte dakort me fejesën e mbesës së tij, 17-vjeçares Merushe Vrapi. Në orët e para të ditës së sotme, prindërit e vajzës po përgatiteshin për fejesen e saj.

Xhemal dhe Drita Vrapi ishin në shtëpi kur xhaxhai i vajzës shkoi dhe kërkoi llogari se përse nuk e kishin pyetur për këtë fejes.

Përgjigjia e vajzës se, as xhaxhai s’kishte pyetur vëllain për
Vrasje
Kavajë, vritet një 27-vjeçar
Krim i trefishtë në familje
Arrestohet vrasësi në Lushnje
vajzat e tij e ka acaruar 73-vjeçarin, që ka marrë një armë gjahu në shtëpi dhe ka qëlluar mbi vëllezërit e tij Xhemal Vrapi 69 vjeç dhe Besim Vrapi 60, duke i vrarë në vend.

Më pas ai ka vrarë edhe Drita Vrapin, 43 vjeçe dhe mbesen Merushe. Vajza, e cila nesër do të fejohej, është qëlluar me armën e gjahut.

Autori ka vrapuar në përpjekje që të largohet dhe sipas policisë është fshehur në një zonë të mbjellë me misër. Policia e ka rrethuar për ta kapur dhe i ka bërë thirrje për dorëzim, por 73-vjeçari ka qëlluar veten me armën e krimit.

Banorët e fshatit, të tronditur nga ngjarja e rëndë, konfirmojnë konfliktin për fejesën e vajzës. “Nga fejesa e mbesës, se e kishte në emrin e nënës. Mbesa e ndihmonte atë. Ajo jetonte në banesën e saj, por në mëngjes zgjohej dhe shkonte e ndihmonte me lopët e të tjerat. S’ka më pjesëtarë të familjes. Janë shuar të tre vëllezërit”, thotë një prej tyre.

17-vjeçarja, sipas dëshmitarëve, kujdesej për familjen e xhaxhait të madh, i cili jetonte me bashkëshorten. Policia ndërkohë ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. / Top Channel


Vrasje e pesëfishtë për një fejesë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Vrasje e pesëfishtë për një fejesë

prej Fri 25 Jul 2014 - 0:47
Motra e 17-vjeçares: Xhaxhai bëri gjëmën se babai nuk e pyeti për fejesën
FIER – “Nuk dua ta besoj se xhaxhai më vrau motrën. Ai më vrau nënën, babanë dhe xhaxhain. Kjo që ndodhi është e tmerrshme”. Kështu u shpreh dje motra e vogël e Merushe Vrapit. E tronditur, 15-vjeçarja tregoi për “Gazeta Shqiptare” se u shpëtoi plumbave të xhaxhait të saj 73-vjeçar.
Mund të na thuash se si ndodhi ngjarja?
Unë nuk isha në shtëpi kur xhaxhai im, Bajrami bëri masakrën.
Po merresha me punët e shtëpisë, pasi po fejonim motrën. Isha jashtë. U nisa për tek shtëpia e xhaxhait të madh (autorit të krimit) pasi do të takoja xhaxheshën për një porosi të mamasë. Dëgjova të shtëna. U tmerrova. Hyra në oborr dhe aty takova gruan e xhaxhait, Afërditën.
Çfarë të tha gruaja e xhaxhait tënd?
Ajo ishte e tmerruar dhe më tha që të largoheshim nga banesa e saj. “Ikim shpejt. Ka bërë palaçollëk i uruari. Ai mund të na vrasë edhe ne”.
U larguat?
Po. Dolëm nga shtëpia dhe bashkë me xhaxheshën e fshehëm tek banesa e nuses së njërit prej kushërinjve tanë.
E patë xhaxhain tuaj?
Po e pamë. Ai doli me çifte në dorë nga shtëpia dhe mori rrugën në fund të lagjes.
Pse e bëri vrasjen xhaxhai?
Ne sot (dje) fejonim motrën, Merushen. Dje (të hënën) pasdite erdhën njerëzit e djalit që donte motra e pasi pinë një kafe, e lanë për sot (dje) që të bënim një si fejesë të vogël. Xhaxhai u bë xheloz që nuk e pyeti babai për fejesën e motrës, ndaj e bëri këtë gjëmë.

/BalkanWeb


Vrasje e pesëfishtë për një fejesë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Vrasje e pesëfishtë për një fejesë

prej Fri 25 Jul 2014 - 0:48
Lidhja e xhaxhait vrasës me mbesën, kundërshtonte çdo fejesë

Xhaxhai që ekzekutoi 4 familjarët dhe veten për hir të fejesës së mbesës 17 -vjeç- are, kishte prishur një vit më parë një tjetër mblesëri të Merushe Vrapit.
Bashkëfshatarë të familjes Vrapi e të njohur të ty re, banorë të fshatit Suk të Roskovecit, pas masakrës së pesëfishtë u janë rikthyer episodeve të kaluara.
Vetë ata mundohen të japin ndonjë përgjigje mbi shkaqet që e shtynë të moshuarin Bajram Vrapi të ekzekutonte familjarët e tij, mes ty re edhe mbesën 17 –vjeçare që priste të ndërronte nishanet e fejesës ditën e martë.
Banorët thonë se dhe një vit më parë xhaxhai i madh kishte kundërshtuar që Merushja të fejohej, pas një rasti që kishte pasur. Ata nuk e dinë nëse vajza ishte takuar më parë me pretendentin, por dinë motivin me të cilin 7 6-vjeçari e kishte refuzuar.
“Bajrami thoshte se mbesa ishte e vogël për ta fejuar. Ai akuzonte prindërit se po e torturonin dhe do ishte shumë keq për vajzën nëse do të lidhej në atë moshë”, tregon një fqinj i vëllezërve Vrapi.
Nisur nga ngjarja e rëndë, ai nuk pranon të rrëfehet me emrin e plotë, për shkak dhe të pasojave që mund të ketë me pjesën tjetër të familjarëve të viktimave. Por, nga ana tjetër rrëfen se shpeshherë ka dëgjuar Bajramin që të thoshte se ai ishte i gatshëm të vriste për Merushen.
“Thoshte se për të edhe do të vriste. Se ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe punëtore, mbesa e tij e preferuar’, shkruan Panorama.


Vrasje e pesëfishtë për një fejesë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Vrasje e pesëfishtë për një fejesë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi