Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Manikyr-pedikyr për pushime

prej Thu 24 Jul 2014 - 19:18

Përpara se të niseni me pushime dedikojini pak kohë vetes tuaj! Një qendër estetike të bën gjithmonë të ndihesh e përkëdhelur. Shumë shlodhje, qetësi dhe mirëqënie në pak orë.

Mund të nisni me kujdesin për këmbët! Pedikyri është domosdoshmëri jo vetëm për të patur një pamje perfekte, por edhe sandalet do të duken më bukur.

“Në sezonin e verës femrat janë shumë kërkuese në kolor, në formën e thonjëve. Ngjyrat që kërkohen janë ngjyrat e ndezura”, thonë estetistet.

Ngjyra të ndezura, ngjyra të ëmbla, rozë, bojëqielli, vjollcë, portokalli, e gjelbër, e verdhë për t’u aplikuar në këmbë, por edhe në duar.

Madje këtë verë nuk viheni përballë vështirësisë së zgjedhjes, mund të keni disa prej tyre…Mund të realizoni versionin shumëngjyrësh, pa e tepruar dhe gjithmonë në thonjtë e shkurtër.

Figurat gjeometrike, vija, pika, lule, animalier, zebër apo leopard nga ngjyrat klasike deri tek më të pazakontat dhe risia “french manikyr” i përmbysur.

Për të nxjerrë në pah bukurinë e duarve është e rëndësishme forma që u jepet thonjve . Frymëzur nga vitet ’50 rikthehet thoi lehtësisht ovale. Forma vecanërisht e harkuar bën që gishtat të duken më të hollë dhe femërorë.

Estetistët thonë se klientët kërkojnë shtimin e thonjëve, por ato vetë sugjerojnë që thonjtë të jenë sa më komod në periudhën e verës sepse na ndihmojnë në pjesën e higjienës, në lojërat në plazh.

Edhe këtë verë janë të shumta firmat që propozojnë të kuqen nga tonaliteti i luleshtydhes ne ngjyrën rozë të theksua. Simboli i sensualitetit dhe feminilitetit nuk del asnjëherë nga moda.

/ Top Channel


Manikyr-pedikyr për pushime  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi