Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mjeku nuk dezinfektoi sallën e operacionit, pacientit i këputet këmba

prej Thu 24 Jul 2014 - 19:55
  • Koço Mati, mjek në spitalin e Korçës i rrezikoi jetën pacientit. Prokuroria mbyll hetimet dhe kërkon gjykimin e çështjes

Mjeku nuk dezinfektoi sallën e operacionit, pacientit i këputet këmba Largea_mjeket-kavaj211361468491
Infeksioni në sallën e operacionit dhe neglizhenca në mjekim i kanë shkaktuar një dëmtim të rëndë pacientit F. Ndroqi, të cilit, për t’i shpëtuar jetën, i është prerë këmba. Prokuroria e Korçës dërgon si të pandehur para togave të zeza mjekun Koço Mati, nën akuzë për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm. Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se pacienti, pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në Spitalin e Korçës, ka vijuar të shfaqë shqetësime dhe në gjendje të rënduar është transportuar për në Spitalin Ushtarak. Pas analizave është konstatuara një vatër infeksioni e përhapur dhe në gjendje të agravuar, e cila mund t’i rrezikonte jetën F. Ndroqit. E vetmja formë shpëtimi ishte një ndërhyrje e dytë kirurgjikale, për t’i prerë këmbën. Për këtë ngjarje ka qenë djali i F. Ndroqit, i cili ka bërë kallëzim në prokuroi. Nga hetimet është zbuluar një lloj infeksioni në sallën e operacionit në Korçë, e cila në formë indirekte ndikoi në gjendje shëndetësore të F. Ndroqit. Përgjegjësia bie mbi mjekun Koço Mati, i cili nuk u përkujdes duke neglizhuar mundësimi e infektimit në sallën e operacionit.

Kallëzimi sipas Prokurorisë

“Në datën 28.10.2013 në Prokurorinë e Korçës është paraqitur shtetasi A. Ndroqi, i cili ka paraqitur kallëzimin penal për veprën penale të “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të mjekut Koço Mati lidhur me mënyrën se si ai ka mjekuar babanë e tij, shtetasin F. Ndroqi. Nga aktet e administruara në këtë material ka rezultuar se në datën 17.01.2013 babai i kallëzuesit nga rrëshqitja në akull ka thyer këmbën e djathtë dhe për këtë shkak është çuar menjëherë për tu trajtuar në spitalin e Korçës. Pasi është konsultuar me rastin konkret mjeku Koço Mati vlerësoi se ishte e nevojshme kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale që konsistonte në vendosjen e një pllake metalike në këmbë.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, pacientit i enjtet vazhdimisht këmba dhe nuk kishte asnjë lloj përmirësimi. Për këtë arsye ai është shtruar disa herë në spital dhe mandej për shkak të infeksionit të rëndë i është nënshtruar edhe një ndërhyrje tjetër për heqjen e pllakës metalike, e cila i ishte ngjitur me kockën. Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve babai i kallëzuesit nuk kishte asnjë lloj përmirësimi dhe për këtë arsye djali ka vendosur që ta çojë pranë Spitalit Ushtarak Tiranë. Mjekët T.Ç dhe E.N., pasi e kanë konsultuar rastin kanë konkluduar se gjendja e këmbës është tejet e rënduar për shkak të infeksionit të pa mjekuar. Për shkak të mjekimit të kryer nga mjeku Koço Mati, mjekët e Spitalit Ushtarak kanë konkluduar se e vetmja mënyrë për mospërhapjen e infeksionit në trup është prerja e këmbës.

Ekspertiza

Akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 1207, i përpiluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë, ka konkluduar se: Duke ju referuar kartelave klinike dhe infermierore tek pacienti F.Ndroqi rezulton se gjatë trajtimit mjekësor të këtij shtetasi konstatohen shkelje në fazën post-operatore që konsiston në mostrajtimin me medikamentet e duhura për infeksionin e kockës, shkaktuar gjatë operacionit. Mënyra e realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale ka qenë korrekte. Nga personeli infermieror rezulton të jenë zbatuar detyrat e lëna nga mjeku kurues. Shkeljet mjekësore të konstatuara janë konsumuar nga mjeku që është marrë me trajtimin e këtij shtetasi. Për shkaktimin e infeksionit nga “pseudomonas aeurginosa” që ka infektuar sallën operatore mbajnë përgjegjësi drejtuesit e klinikës së kirurgjisë dhe të Spitalit të Korçës.


Mjeku nuk dezinfektoi sallën e operacionit, pacientit i këputet këmba Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi