Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Krim i trefishtë në familje

prej Thu 24 Jul 2014 - 23:21
Krim i trefishtë në familje   Policia-naten-shi'
Ende pa u shuar jehona e vrasjes së pesëfishtë brenda familjes në Fier, një tjetër krim i ngjashëm u regjistrua në Korçë.

Një 50 vjeçar vrau gruan, djalin e tij 5 muajsh dhe më pas edhe veten. Sipas të dhënave të policisë, Edmond Fici ka vrarë familjen e tij teksa ishin në gjumë. Ai i qëlloi me armë zjarri automatike, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në banesën e çiftit, në rrugën që të çon në fshatin Boboshticë.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se 50 vjeçari ka qëlluar fillimisht me një plumb në kokë bashkëshorten e tij,
Vrasje
Kavajë, vritet një 27-vjeçar
Vrasje e pesëfishtë për një fejesë
Krim i trefishtë në familje
Albina Fici dhe më tej edhe fëmijën e mitur. Burime të policisë bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve prej kohësh kishte grindje për shkaqe xhelozie dhe më herët kanë pasur konflikte.

Vetëm pak minuta pas kësaj ngjarje, një tjetër krim në familje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Në fshatin Kir të komunës Dukagjin, nga të dhënat paraprake dyshohet se një konflikt pronësie brenda familjes ka çuar në plagosjen e dy vëllezërve dhe nënës së tyre.

Raportohet se të plagosurit janë dy vëllezërit, Martin e Kol Qershia dhe nëna e tyre Lina Qershia, e cila është në gjendje të rëndë. Nga të dhënat e deritanishme të policisë, mësohet se vëllezërit janë konfliktuar mes tyre, konflikt i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Por për shkak të zonës së thellë ku ka ndodh ngjarja, ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Ditën e martë, shtetasi Bajram Vrapi, i cili nuk ishte dakord me fejesën e mbesës së tij 17-vjeçare, qëlloi për vdekje me armë gjahu dy vëllezërit e tij, kunatën, mbesën dhe më pas veten pasi nuk arriti t’i shpëtonte rrethimit të forcave të policisë.

Ndërsa më herët gjatë muajit, një vrasje e ngjashme tronditi fshatin Grec të Komunës Pezë, në Tiranë, ku tre anëtarë të familjes Kolgjini u gjetën të vrarë.

/ Top Channel


Krim i trefishtë në familje   Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Krim i trefishtë në familje

prej Fri 25 Jul 2014 - 22:24

Dyshimet dhe xhelozia duket se kanë qenë shkaqet e krimit makabër të regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, ku babai vrau bashkëshorten, fëmijën e tij dhe më pas veten.

Një ditë pas vrasjes trupi i pajetë i Edmond Fiqit është tërhequr nga familjarët e tij, ndërsa trupi i bashkëshortes Albina është nisur drejt Durrësit me kërkesë të familjarëve, ndërkohë që pritet të meret edhe trupi i foshnjës.

Në banesën e rrethuar nga policia është e pamundur të hysh, ndërsa fqinjët dëshmojnë momentin kur panë atë që kishte ndodhur dhe sinjalizuan policinë.

“Atij iu mbush mendja. Ishte fiksimi i tij dhe e
Vrasje
Vrasje për galeritë e kromit
Krim i trefishtë në familje
Kavajë, vritet një 27-vjeçar
bëri. I mori të tëra parasysh. Që kur lindi fëmija ai kishte shumë fërkime në familje. Ai nuk hapej dot as me vëllezërit derisa u mbush kupa dhe bëri atë që bëri”, tregon Fatmira Fiqi, kunata e autorit.

Familjarët pohojnë se Edmond Fiqi ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij prej momentit kur lindi fëmija.

“Xheloz nuk ishte, fanatik jo. Vetëm nga e shoqja erdhën këto probleme. Sepse kur gruaja nuk e do burrin, çdo të bënte ai? Që kur u lind djali marrëdhëniet u acaruan edhe më shumë”, thotë më tej Fatmira Fiqi, bashkëshorte e një prej vëllezërve të viktimës.

Edmond Fiqi mbrëmjen e së enjtes qëlloi me armë zjarri automatike bashkëshorten e tij, djalin 5-muajsh dhe më pas vrau edhe veten. Shkak i ngjarjes ishin dyshimet e tij për atësinë e fëmijës së lindur më 4 shkurt të këtij viti. / Top Channel


Krim i trefishtë në familje   Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi