Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë

prej Sat 26 Jul 2014 - 23:38

  • Shifra alarmante për shekullin 21 janë ato të femrave që martohen në vegjëli dhe të atyre që preken nga praktika e gjymtimit të gjenitaleve femërore, e përhapur kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë

Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-1-200x200 Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-2-200x200 Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-3-200x200
Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka bërë publike të dhëna të reja që lidhen me martesën e fëmijëve dhe gjymtimin e gjenitaleve femërore që vazhdon të prekë qindra miliona vajza dhe gra në të gjithë botën.

Më shumë se një në tri femra në vitin 2014 (rreth 250 milionë) janë martuar përpara se të mbushnin 15 vjeç, thonë të dhënat. Rreth 700 milionë gra që jetojnë akoma edhe sot janë martuar përpara se të mbushnin 18 vjeç.

Ndonëse vajzat kanë 30 për qind më pak gjasa se 30 vite më parë të përjetojnë atë që njihet si “rrethprerja e organeve femërore” (FGM), rreth 130 milionë vajza dhe femra kanë përjetuar këtë eksperiencë të hidhur në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, sipas informacionit të nxjerrë nga Samiti i parë i Vajzës që UNICEF mbajti në Londër.

Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për ndërmarrjen e veprimeve, sepse edhe nëse shifrat ulen në një shkallë më të vogël, 63 milionë vajza të tjera do të gjymtohen seksualisht në vitin 2050.
Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-4-200x200 Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-5-200x200 Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Raporti-UNICEF-femijet-6-200x200
“Shifrat tregojnë se duhet t’i shtojmë përpjekjet. Dhe të mos harrojmë se këto shifra përfaqësojnë jetë njerëzore”, tha drejtori i përgjithshëm i UNICEF, Antoni Lejk (Anthoni Lake).

“Këto probleme janë në shkallë globale, por zgjidhjet duhet të jenë lokale, të udhëhequra nga komunitetet, familjet dhe vetë vajzat për të ndryshuar mentalitetin dhe për të thyer mendësinë e rrethprerjes femërore dhe martesës në vegjëli. Nuk duhet t’i lëmë numrat të na pezmatojnë, duhet t’i marrim si shkas që të veprojmë”.

Aktivistja pakistaneze e të drejtave, Malala Yousafzai, foli në Samitin e Vajzës 2014 në Londër. Ky samit u përqendrua në përpjekjet për t’i dhënë fund gjymtimit të organeve femërore dhe martesave të fëmijëve që praktikohen dhe ndikojnë mbi miliona vajza në të gjithë botën.

Plot 700 milionë femra janë martuar që fëmijë, numër ky që sipas UNICEF nuk do të ulet pa rritjen e përpjekjes globale për t’i dhënë fund kësaj praktike dëmtuese.

Ndonëse martesat e fëmijëve po bien ndjeshëm, agjencia e zhvillimit u shpreh se rritja e popullsisë nënkupton se numri i vajzave që martohen në vegjëli mund të mbesë i pandryshuar.

Statistikat e UNICEF u publikuan në mbledhjen e ligjbërësve, ekspertëve të politikave, avokatëve dhe punonjësve socialë në Londër, për Samitin e Vajzës 2014, që u organizua nga fondi në bashkëpunim me qeverinë britanike.

“Ajo që po përpiqemi të arrijmë është shumë e qartë”, tha Kryeministri britanik, David Cameron. “Misioni ynë është të bëjmë të paligjshme praktikën e gjymtimit të gjenitaleve femërore dhe martesën e detyruar të fëmijëve. T’i nxjerrim jashtë ligjit ato kudo, për këdo që është pjesë e kësaj gjenerate. Ky është qëllimi, kjo është ambicia”.

Vajza Jo Nuse, është një organizatë britanike që bën fushatë kundër martesës së fëmijëve. Kjo organizatë shprehet se praktika e bën shumicën e objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Shekullor, ku përfshihet edukimi fillestar, barazia gjinore dhe lufta ndaj sëmundjeve, të pamundur.

“Është e thjeshtë”, – shprehet organizata, “komuniteti ndërkombëtar nuk mund të përmbushë zotimet e veta për të pakësuar varfërinë nëse nuk zhduk martesën e fëmijëve”.

Vajzat që martohen në vegjëli kanë pak gjasa për të vazhduar edukimin dhe kanë rrezik më të lartë të preken nga sëmundje, dhuna në familje dhe problemet nga shtatzënia.

“Përtej dhimbjes fizike dhe psikologjike që shkakton gjymtimi i gjenitaleve femërore, vajzat që e përjetojnë atë janë të rrezikuara nga gjakderdhja, infeksionet, shterpësia dhe vdekja”, qartëson organizata.

“Praktika është barbare. Plotësisht e papranueshme dhe dëmton barazinë gjinore. Si gjymtimi i organeve gjenitale femërore, ashtu edhe martesa e fëmijëve në disa shoqëri apo njerëz nuk janë vlerë për jetën e një vajze apo për krenarinë e një shoqërie”, u shpreh ministri kanadez i punëve të jashtme, Xhon Baird.gazeta-shqip.


Raporti: UNICEF përllogarit, 700 milionë femra janë martuar që fëmijë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi