Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një udhëtim mes vorioepirotësh Empty Një udhëtim mes vorioepirotësh

Tue 29 Jul 2014 - 22:17
Blerina Rogova - Gaxha

Vendasi i bie ballit. –Asgjë, thotë, kur e pyes çfarë do të thotë të jesh vorioepirot. Është vetëm një parullë interesi. Në Greqi na trajtojnë më mirë kur e quajmë veten voriepiras. Shqiptar jemi, por shqipen unë e kam mësuar vetëm në shkollë.

Një udhëtim mes vorioepirotëve mund të nisë kudo në jug të Shqipërisë, po frymën e konceptit mund ta ndiesh më shumë në fshatrat e tërhequra lart në mal, o të shtrira poshtë skaj detit. Kështu ndodh edhe në atë që quhet perlë e bregdetit shqiptar - Dhërmiun. Edhe pse fshati i fshehur pas Llogaras, njëherë e një kohë thonë se ishte vetëm i fshatarëve të mbyllur dhe i punëtorëve që pushteti i atëhershëm i çonte për ta prekur detin.

Fshati i plakave me të zeza, i emrave dhe mbiemrave gati grekë, fshati i Petro Markos dhe i “Shpellës së Piratëve”, i rezidencës së qeveritarëve, vilave e hotele të ngritura vonë dhe mbetjeve të atyre që u rrënuan.

Shqipëria e jugut dhe identiteti i saj “i paqartë dhe i ndërlikuar”, a është një metaforë? Kur udhëtoj më interesojnë njerëzit dhe sendet, ngjyrat dhe mendimet. Sërish e pyes vendasin: Çfarë është të jesh vorioepirot? Dhe ai sërish i bie ballit.

Vetëm disa qindra kilometra larg tokave ku shqipja flitet ndryshe, në skajet më jugore të kufijve shqiptarë dhe karshi skajeve perëndimore, tokat e jugut të shqiptarëve që ndër shekuj janë shkelur nga popullsi të ndryshme, por më shumë se kushdo nga ata që dikur i quanin barbarë, prania e të cilëve nis nga mali lart deri te deti poshtë. Po kaq pak kilometra larg mund të shihen gjurmët e kësaj trashëgimie, gjurmë edhe në të folurën e tyre; gjurmë të këtij shtresëzimi kudo, të përvetësuara a të imponuara.

Në këto toka që ofrojnë një bukuri të ndjeshme, herë të ashpër e të zhveshur e herë marramendëse, të kujton për pak një univers të ndryshëm politik, ndonjëherë të zi katran, kaq të ndjeshëm në këtë pjesë.

Duket qartë se deti nuk ka arritur t’i shpëtojë nga mbyllja mbytëse. Në ashpërisë e malit e thellësinë e detit, njerëzit kanë mbetur të ashpër e të shkelur. Pamjet e një qytetërimi të fshehur ndihen në traditën gojore të kësaj ane, dhe rapsodët, sikur zbërthejnë realitetin, që duke e kthyer përmbys zbulon hiçin, boshllëkun e tyre. Zbulon njëfarë qenësie të mbetur pezull.

Go home Greece! Shkruan me shkronja të mëdha diku në rrugët e kësaj treve, andej nga Himara për të cilën grekët ranë copë, dhe në tokën ku ka edhe shqiptarë që thonë se ajo "është tokë greke dhe duhet të kontrollohet nga Athina"! Qoftë me zë e qoftë me heshtje.

Nga po ajo Athinë dikur, nga zyrat e qeverisë së saj, dikush kishte vënë në një peshore rastin e Kosovës me atë të Vorioepirit, para se kjo e para të shpallej republikë. Zërat grekë thoshin se nëse Kosova do të shpallte pavarësinë nga Serbia, këtë duhet ta bëjë edhe kjo copë toke ku vjen erë Greqi. Po nga një gojë greke qe thënë se s’është asgjë më shumë se një koncept që kënaq ndjenjat. Të atyre që greke i kanë.

Greece go home! Parullë e njëjtë në një tjetër rrugë.

Por rrëfimi shqiptar për Çamërinë, është shumë më i dhimbshëm se sa ekspansionizmi grek për Himarën e himariotët.Ndoshta është rrëfimi më i dhimbshëm i shekullit 20, që u katandis në arkivat e Evropës për të mos u nxjerrë kurrë nga aty!

Tash thika shkon më thellë në asht, dhe grekët e duan Himarën sot e kushedi çka do të duan nesër!

Nga jugu në veri, përveç dallimeve të dukshme dhe nganjëherë të theksuara, ekziston ajo që në thelb është rezultat i një qytetërimi, rezultat i një identiteti, dhe rezultat i vuajtjeve të njëjta të një populli shqiptar.

Deti në shqip është në gjininë mashkullore, po tipare meshkujsh ka akoma gjithë ky vend. Sipër detit ndërkaq është ajo finesa përrallore dhe utopike e një kombi shqiptar, si një mozaik nëpër fshatrat, qytetet, kafenetë e tavernat, bunkerët dhe ndërtesat e shëmtuara, ujërat e kaltër e malet e larta, urat, tunelet e kalatë, vendasit hipur në gomar dhe ata që parakalojnë me “Lamburgini”. Dhe mbishkrimin: Wellcome to Albania!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi