Vriten në shtëpi dy të moshuara
prej Thu 4 Sep 2014 - 15:44
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së martë në qytetin bregdetar të Durrësit. Dy gra të moshuara janë lidhur dhe mbytur me qese plastmasi në banesën e tyre.
Gjinovefa dhe Elsa Vava, përkatësisht 70 dhe 75 vjeç, jetonin në katin e dytë të një shtëpie dykatëshe në lagjen 11 të qytetit.
Dy viktimat, kunata me njëra-tjetrën, janë gjetur me duar të lidhura nga pas dhe me qese plastmasi në kokë. Nga këqyrja e trupave të tyre rezulton se vdekja u ka ardhur nga asfiksia.
Në katin e parë të shtëpisë jetonte një tjetër e moshuar në gjendje të paralizuar, e cila, sipas burimeve nga grupi hetimor, ka deklaruar se nuk ka parë dhe as dëgjuar gjë gjatë orëve të natës kur ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë që ka shokuar opinionin publik.
Pas krimit hetimet janë përqëndruar në pistat e vrasjes për motive pronësie dhe të grabitjes, ndërsa në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar për të dëshmuar 18 vetë, kryesisht të afërm, fqinj të dy viktimave dhe banorë të zonës me preçedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe konsumim e shpërndarje narkotikësh.
Shtëpia dykatëshe, që ndodhet në një nga lagjet e vjetra të Durrësit, ka qenë mollë sherri midis familjeve me lidhje gjaku e krushqie mes tyre, që kanë jetuar në të.
/ Top Channel


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi