Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Plumbi në kokë i merr jetën 18-vjeçarit pas 10 ditësh

prej Mon 15 Sep 2014 - 15:10
  • Brikeno Ibraj, vëllai i vetëm i 4 motrave, u qëllua me breshëri nga Ervin Gerguti në qendrën e internetit në Durrës. Autori e kishte plagosur me thikë një vit më parë, po kishte përfunduar dënimin

Plumbi në kokë i merr jetën 18-vjeçarit pas 10 ditësh Briken%20ibraj1
Nikoleta Kovaçi

Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak 18-vjeçari, Brikeno Ibraj. I riu nuk i mbijetoi dot plumbit në kokë që i dha bashkëmoshatari i tij në një qendër interneti në qytetin e Durrësit, teksa sherri i nisur mes tyre në fakt ishte i mbartur që prej prillit të vitit 2013. Policia e Durrësit arriti të arrestonte autorin dhe 6 persona të tjerë, të cilët e ndihmuan të largohet nga vendi i krimit, ndërsa djali i vetëm i familjes Ibraj, u tha se ishte në gjendje kritike për jetën. Autori i krimit të rëndë, u tha se e kishte plagosur edhe në ngjarjen e parë me thikë Ibrajn, ndërsa edhe për atë ngjarje ai ishte arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dënuar, por është gjendur i lirë pas më pak se një viti nga ai akt dhe në përplasjen e dytë ai i merr edhe jetën me plumb në kokë. Ngjarja që u shënua me 5 shtator, orëve të mesditës u tha se ndodhi në një qendër interneti, në rrugën ‘Panorama’ në lagjen nr 13 të Durrësit. Ibraj u tha se u takua në qendër me personin që e kishte plagosur dhe se aty ka nisur edhe sherri me fjalë. Aty ka ndërhyrë i zoti i qendrës, i cili është munduar të qetësojë situatën e për pasojë Gerguti ka ikur nga qendra. Ibraj nuk ka lëvizur me idenë që ai nuk do të kthehej më, por dëshmitarët kanë treguar se Gerguti është kthyer brenda pak çastesh me një kallashnikov në dorë dhe ka qëlluar menjëherë mbi të.

Arrestimet dhe hetimet

Policia nuk ka bërë me dije rrethanat e sherrit, por autori i krimit, Ervin Gerguri, ka ikur menjëherë në shtëpi, ka marrë armën dhe është kthyer në qendrën e internetit. Ai ka qëlluar në drejtim të tij me një breshëri kallashnikovi, pa i dhënë asnjë lloj mundësie të lëvizte. Djalin merr një plumb në kokë, ndërsa autori bashkë me një shokun e tij, i cili është i dyshuar edhe si bashkëpunëtor i afërt i tij, largohen dhe bashkohen me të njohurit e tyre për të bërë të mundur largimin e Gergutit nga Durrësi. Pas plagosjes së rëndë, Policia e Durrësit u vu në kërkim të autorit të krimit. Kanë qenë disa dëshmi në vendin e ngjarjes të cilat kanë hedhur dritë mbi mekanizmin e ngjarjes si dhe mbi personat të cilët ishin shoqëri e 17-vjeçarit që qëlloi me breshëri mbi Ibrajn. Deri në mesnatë gjithë Policia e Shtetit u vu në lëvizje për të bërë të mundur arrestimin e personave, ku sipas policisë rezultonin që të ishin 6 persona që kërkonin shpëtimin nga prangat të Gergutit. Në Durrës arrestohet Enea Merollari, 18 vjeç, ndërsa policia vijoi ndjekjen e Gergutit deri në Burrel. Atje u krye arrestimi i tij dhe i disa personave të tjerë. Policia njoftoi të nesërmen e ngjarjes se ishin vënë në pranga përveç Gergutit dhe të Merollarit, edhe dy të rinj nga Burreli, dy të tjerë nga Durrësi si dhe një 21-vjeçar nga Tirana.


Plumbi në kokë i merr jetën 18-vjeçarit pas 10 ditësh Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi