Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “E zymtë e ardhmja e ekonomisë globale”

prej Thu 9 Oct 2014 - 14:06

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se e ardhmja e ekonomisë botërore po bëhet edhe më e zymtë nga sa pritej.

Në raportin e fundit mbi Perspektivën e Ekonomisë Globale, FMN i cilëson si zhgënjyese ritmet e rritjes ekonomike për vitin 2014 dhe deklaron se bota mund të jetë duke hyrë në një fazë të re, me rritje mediokre të ekonomisë.

Për këto arsye, FMN ka korrigjuar në ulje vlerësimin zyrtar për rritjen e ekonomisë globale, nga 3.4 në 3.3 përqind për këtë vit, si dhe nga 4 në 3.8 përqind vitin e ardhshëm. Por, përballë këtij vlerësimi pesimist, ekspertët e FMN nënvizojnë edhe tendencë shqetësuese.

Atë se rritja ekonomike e botës po bëhet gjithmonë e më e pabarabartë, ku disa vende po e përballojnë më mirë krizën, ndërsa të tjerët po përballen me një situatë më të zymtë. Më problematikja mbetet ekonomia e eurozonës, për të cilën ekspertët e FMN tani vlerësojnë se, shanset që të hyjë në një recesion të tretë janë rritur në 40 përqind.

Nuk ndryshon vlerësimi për Shqipërinë
FMN: Rritja ekonomike 2.1% këtë vit dhe përshpejtohet në 3.3% për vitin tjetër

Me gjithë përkeqësimin e ekonomisë globale, FMN e ka lënë të pandryshuar vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në raportin e fundit, ekspertët ë saj parashikojnë se për 2014-n Prodhimi Kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.1 përqind, ndërsa vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3.3 përqind.

FMN vlerëson se kjo tendencë pozitive do të vazhdojë vit pas viti, deri në 2019-n, kur rritja ekonomike pritet të rikthehet në nivelet e përafërta më ato të parakrizës, përkatësisht 4.7 përqind. Por, megjithëse ka ruajtur të pandryshuara vlerësimet, raporti i fundit i FMN ngre jo pak shqetësime edhe për Shqipërinë.

Perspektiva e zymtë e ekonomisë europiane mund të sjellë të tjera risqe për ekonominë e brishtë shqiptare, e cila prej 5 vitesh po përballet me pasojat e rënda negative të krizës në eurozonë. / Top Channel


“E zymtë e ardhmja e ekonomisë globale”  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi