Parulla xhihadiste në Manastir
Mon 13 Oct 2014 - 11:13
Grafite të ndryshme janë shkruar në muret e Manastirit të Deçanit, nga persona ende të panjohur.
“Kalifati Po Vjen”, “ISIS”, AKSH”, “UÇK” janë mbishkrimet që janë vendosur në muret dhe objektet, që janë pronë e Manastirit.
Fotografitë me këto grafite i ka publikuar në "Twitter" igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç.
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka konfirmuar se ka marrë një informata për këto mbishkrime dhe ka shkuar në vendngjarje, shkruan gazeta "Express".
“Për momentin nuk kemi asnjë të dyshimtë, por ne kemi kryer të gjitha veprimet policore”, tha për "KALLXO.com", zëdhënësi rajonal i policisë, Xhevat Ibraj. Ai nuk mundi të konfirmojë nëse ka kamera të sigurisë në tërë perimetrin e Manastirit. Por këto mbishkrime kanë ngjallur menjëherë reagimin e drejtuesve të institucioneve të Kosovës.
/Shekulli Online/L.B./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|