Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kukës, fëmija që rritet në një familje me probleme mendore. Cili është roli i shtetit?

prej Wed 12 Nov 2014 - 0:18

Zikri është fëmijë i një lidhjeje të pazakontë. Nëna e tij Linda ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa për baba ka një 80-vjeçar. Ai ka ardhur në jetë më 18 shtator të këtij viti në maternitetin e Kukësit dhe po rritet në familjen e prindërve të nënës, pasi i ati nuk ka asnjë interesim për të.

“Vajza është 26 vjeçe, e martuar, ndërsa burrin e ka në Has. Por s’i ka marrëdhëniet e mira me të shoqin. 100 herë e ka marrë, 100 herë e ka sjellë, kur s’ia merr mendja, pse e merr. Burri i vet është 80 vjeç, 6 fëmijë i ka, por s’ka asgjë në terezi”, thotë Xhaferri.

Prindërit e Lindës, kur ajo ishte 20 vjeç, ishin gati të pranonin çdo lloj kompromisi për martesën e vajzës, nisur nga kushtet e saj shëndetësore. Dhe ironia e fatit e dorëzoi atë në shtratin e një të moshuari.

“E dhashë vajzën te ky njeri, sepse më gënjeu shkuesi. Në fakt më thanë për në Kosovë, se kjo andej kishte qejf, por nipi im më gënjeu. Ia nxorrëm pasaportën 7200 lekë. Tani burri e merr vajzën time (gruan) por nuk e mban shumë, e sjell shpesh herë”, tha Shkurtja, e ëma e Lindës.

Në krye të 8 viteve të kësaj lidhjeje të pazakontë, erdhi në jetë Zikri. Por, nga ana e babait, për të nuk ka kurrëfarë interesimi.

“S’e ka parë fare në maternitet. Vetëm kur më ka kapur pas nja dy-tre javësh, e kam njoftuar se ka lindur fëmija. Le të lindë më tha, unë s’kam ku ta çoj. E njeh si fëmijë, e kam regjistruar unë në gjendje civile, por po rritet këtu tek unë”, thotë babai, Xhaferri.

Përpos instiktit mëmësor, Linda nuk mund t’i ofrojë shumë përkujdesje birit të saj, që ende s’i ka mbushur dy muaj jetë.

“Djali është 1 muaj e gjysmë, e dua sepse e kam bërë me burrin tim. Kujdesem për të sepse më dhimbset, e kam fëmijë”, thotë Linda për djalin e saj.

Tani, ajo dhe i vogli i saj janë edhe një barrë ekonomike për shtëpinë e të atit, i cili me të ardhurat që arrin të mbledhë nuk ia del dot as të mbajë frymët e pjesëtarëve gjallë.

“Me përkrahje jam nga shteti, marr 3500-4000 lekë. Madje punoj edhe në një privat, pak marr, 13 mijë lekë si roje. Nuk më ka ndihmuar kush”, thotë Xhaferri.

Familja Cena përbëhet nga 5 anëtarë. Xhaferi, Shkurtja, dy fëmijët e tyre, një djalë dhe një vajzë; të dy me probleme të shëndetit mendor; dhe së fundmi atyre u është shtuar edhe i vogli Zikri.

“Me lekët tona, me lekët e punës së tij si roje, 13 mijë lekë në muaj. Me ato e rrisim dhe kujdesemi”, thotë Shkurtja.

Komshijtë e kësaj familjeje, që jeton në lagjen Gostil të Kukësit, ndjejnë shumë keqardhje për kushtet me të cilat jetojnë ata. Por, thonë se nuk kanë asgjë në dorë për të ndryshuar fatet e tyre.

“Është familje e varfër, nuk ka mbështetje fare. Të paktën ta shikojë shteti, se familja është me probleme të shëndetit mendor, qoftë djali, qoftë vajza. Jam i mendimit se atyre u takon një pension invaliditeti. E gjithë familja vuan nga depresioni dhe të meta mendore, ata nuk punojnë asgjëkundi, shteti nuk i ndihmon fare. Marrin një përkrahje sociale sa për të mbajtur frymën gjallë”, thonë tre prej komshinjve të familjes kuksiane.

Përtej varfërisë, skamjes, urisë, mungesës së vëmendjes dhe kujdesit të strukturave përkatëse për këtë familje në kushte jashtëzakonisht të vështira, ajo çfarë trondit edhe këta banorë është martesa e vajzës me një të moshuar, të cilët janë tashmë prindër të një jete të re.

“Nuk e di, nuk kam asnjë koment për martesën e vajzës”, thotë njëri prej komshinjve.

“Kam marrë vesh se vajza ka sjellë në jetë një djalë dhe e ka sjellë në spitalin e Kukësit, ku nuk ka qenë i pranishëm babai i fëmijës. Sipas fjalëve, thuhet që babai është plak i vjetër, mbi 70 vjeç, ndërsa këtej nuk vjen fare, nuk e di nëse interesohet apo jo”, thotë një tjetër komshi i familjes. / Top Channel


Kukës, fëmija që rritet në një familje me probleme mendore. Cili është roli i shtetit?  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi