Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 30 mijë skllevër modernë në Britani, shqiptarë në krye të listës

prej Sun 30 Nov 2014 - 19:28
  • Skllevërit modernë përfshijnë gratë që detyrohen të ushtrojnë prostitucionin, ata që punonjnë në të zezë nëpër shtëpi, fusha, fabrika apo anije peshkimi

30 mijë skllevër modernë në Britani, shqiptarë në krye të listës Uk%20borders
Vendi ynë ka numrin më të madh të skllevërve modernë në Britaninë e Madhe.

Sipas një studimi të fundit, në Britani mund të ketë nga 10 deri në 13 mijë viktima të skllavërisë. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, viktimat përfshijnë njerëz të trafikuar nga më shumë se 100 vende. Numri më i madh i tyre vjen nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania.

Skllevërit modernë përfshijnë gratë që detyrohen të ushtrojnë prostitucionin, ata që punonjnë në të zezë nëpër shtëpi, fusha, fabrika apo edhe anije peshkimi, gjë që ka shtuar mjaft shqetësimin e këtij krimi të fshehtë, i cili po rritet dita-ditës. "Home Office" ka nisur një strategji për të ndihmuar dhe trajtuar viktimat e skallavërisë moderne.

Të dhënat nga Qendra e Trafikimit të qënieve njerëzore në Agjencinë Kombëtare të Krimeve tregojnë se vitin e kaluar në Britani kishte 2744 skllevër. Por qendra thotë se numri është shumë i lartë se sa mendohet dhe më i lartë se shifrat e publikuara, për vetë faktin se ky fenomen zhvillohet në fshehtësi ekstreme.

Ligji për skllavërinë moderne ka kaluar në Parlamentin britanik, me qëllim rritjen e kompetencave të gjykatave në Angli dhe Uells për të mbrojtur personat e trafikuar kundër vullnetit të tyre. Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May tha se ligjislacioni është vetëm një pjesë e strategjisë kundër skallavërisë, duke shtuar se ka ardhur koha të veprohet ndërkombëtarisht kundër këtij fenomeni.



/Shekulli Online/L.B./


30 mijë skllevër modernë në Britani, shqiptarë në krye të listës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi