Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tirana "zgjohet" me dy vrasje e një vetëvrasje Empty Tirana "zgjohet" me dy vrasje e një vetëvrasje

Tue 16 Dec 2014 - 13:30
  • 50-vjeçari Qerim Skaci mësohet se është qëlluar me plumb në kokë nga një 30-vjeçar në Kamzë. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi ka vrarë me çifte nipin e tij, Rexhep Doda, 20 vjeç. Pas kësaj ngjarje të rëndë gjyshi i viktimës, 81-vjeçari Ahmet Doda kreu vetëvrasje

Tirana "zgjohet" me dy vrasje e një vetëvrasje 10850835_10205196945064282_645945153_n
Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me dy viktima, të regjistruara vetëm brenda një ore. Fillimisht policia njoftoi se një atentat kishte ndodhur në një prej lokaleve të Kamzës, por personi që ishte qëlluar nuk kishte vdekur. Pas dërgimit të tij në spital, 50-vjeçari Qerim Skaci ndërroi jetë. Skacit i ishte bërë pritë nga një 30-vjeçar, i cili e kishte qëlluar viktimën me plumb në kokë. Pak pas këtij lajmi të rëndë, kryeqyteti u trondit rreth orës 09:30 nga një tjetër tragjedi e ndodhur brenda familjes Doda. Gjyshi pas një konflikti familjar kishte qëlluar me çifte nipin e tij, i cili kishte ndërruar jetë në spital. Viktimë e ngjarjes në Fushë-Prezë mbeti 20-vjeçari Rexhep Doda. Pas ngjarjes së rëndë, autori i krimit 81-vjeçari Ahmet Doda, njëherësh edhe gjyshi i viktimës, i penduar për atë që bëri kreu vetëvrasje.

Ekzekutohet me plumb në kokë 50-vjeçari

KAMZË - Të shtënat e armës kanë zgjuar këtë mëngjes banorët e Kamzës. Një vrasje ka ndodhur pak para orës 9:00, pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Viktima e atentatit është 50-vjeçari Qerim Skaci, i cili mësohet se është qëlluar me plumb në kokë, për këtë arsye ai humbi jetën disa minuta më vonë në spital. Viktima u dërgua menjëherë për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t'i shpëtonte dot plagëve të marra. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në drejtim të tij.

Policia ka arritur të zbulojë se 50-vjeçari Skaci u qëllua kur doli nga një lokal, fakt i cili tregon se vrasja ishte e paramenduar. Autori i cili besohet se i ka bërë pritë viktimës, mësohet se është një 30-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Gjithashtu nga uniformat blu, nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që shtynë autorin e atentatit të kryente këtë vrasje.

Vrasje me pagesë: Ti je Qerim Skaci?

Autori ka qëlluar në drejtim 50-vjeçari në momentin që ky i fundit po dilte nga një lokal, poshtë pallatit ku ai banonte. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, atentatori i është afruar viktimës duke e pyetur nëse është ai Qerim Skaci, për t’u siguruar për personin që do të ekzekutonte duke hedhur kështu dyshimet se mund të jetë një vrasje me pagesë. Pas kësaj pyetje, atentatori ka qëlluar dy herë mbi viktimën. Ai më pas u largua me shpejtësi duke u fshehur rrugicave të komplekseve të pallateve.

Atentati i organizuar, autorin e priste në makinë bashkëpunëtori

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se autori i ngjarjes nuk ishte i vetëm, por në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes ai është pritur nga një person tjetër me një automjet. Në këtë mënyrë policia është në kërkim të dy personave, përfshirë edhe bashkëpunëtorin e atentatorit, me të cilin ky i fundit mësohet se u largua nga skena e krimit.

Viktima me precedentë penal

Pas identifikimit të viktimës, policia ka zbuluar se 50-vjeçari ishte një person me precedentë penal. Uniforma blu dyshon se atentati ndaj Skacit mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme të tij.

Hetimet, 6 të shoqëruar në polici

Policia shoqëroi në komisariat 6 dëshmitarë për t’i marrë në pyetje, si dhe janë ngritur një sërë postblloqesh në kryeqytet me qëllim ndalimin dhe arrestimin e atentatorit.

Fushë-Prezë, gjyshi vret nipin për pronën

Fushë-Prezë - Një tjetër vrasje regjistrohet brenda më pak se një orë në kryeqytet. Viktima është një 20-vjeçar, i cili u vra nga gjyshi i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Prezë, brenda familjes Doda.

20-vjeçari Rexhep Doda është qëlluar me çifte nga gjyshi i tij. Pavarësisht se i riu u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të rënda.

Mësohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti pronësie, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes

81-vjeçari vret veten

Pas ngjarjes së rëndë , autori i vrasjes, njëherësh edhe gjyshi i viktimës, i penduar për atë që bëri kreu vetëvrasje.
81-vjeçari Ahmet Doda u vetëvra, ndërkohë që policia po negocionte me të për t’u dorëzuar.

Duke mos përballuar dot situatën e rëndë, 81-vjeçari qëlloi veten me çiften që qëlloi nipin, duke vdekur në vend. Ngjarja e cila shënoi viktimën e dytë, nisi për një konflikt pronësie, shkak i cili tronditi këtë mëngjes të gjithë familjen Doda, që humbi më herët edhe djalin 20-vjeçar.

/Shekulli Online/ J.C./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi