Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kush humbet nëse Rusia “shpërthen”? Empty Kush humbet nëse Rusia “shpërthen”?

Fri 19 Dec 2014 - 22:09
nga Virginia Harrison, CNNKush humbet nëse Rusia “shpërthen”? Ekonomia_ruse

Partnerët tregtarë, shtete apo biznese qofshin, po shohin me shqetësim të thellë përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të menaxhuar krizën e thellë ekonomike, drejt së cilës po rrëshqet me shpejtësi, si pasojë e uljes së çmimit të naftës dhe vendosjes së sanksionevendërkombëtare.

Monedha kombëtare rubla, është në rënie të lirë, duke dëmtuar ndjeshëm fitimet nga operacionet tregtare të Rusisë me kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Po paraqesim këtu disa nga viktimat më të mëdha të krizës ekonomike ruse:

Gjermania: Ekonomia më e madhe e Evropës është padyshim më e ekspozuara ndaj kësaj krize. Vitin që shkoi, volumi tregtar mes dy vendeve ishte më tepër se 76 miliardë euro ose 95.4 miliardë dollarë. Sanksionet e ashpra perëndimore për shkak të krizës në Ukrainë, kanë shkaktuar tashmë një barrë të rëndë mbi exportet, ndërsa kompanitë kanë frenuar investimet e mëtejshme.

Muajin e kaluar në Gjermani u tha se “kriza gjeopolitike” ka kontribuar në uljen e parashikimit për rritjen ekonomike të këtij viti dhe 2015-ës. Problemet në Gjermani janë gjëja e fundit që i duhet eurozonës, valuta e bllokut ndikon mjaft në peshën e konomike.

Pjesa tjetër e Evropës: Rusia blen shumë mallra nga vendet e tjera evropiane. Moska u hakmor kundër sanksioneve që vendosën vendet perëndimore në muajin gusht, duke ndaluar importin e fruta-perimeve, mishit, peshkut, qumështit dhe produkte të tjera ushqimore nga Evropa, sikurse edhe nga SHBA, Australia dhe Kanadaja. Një lajm ky i pakëndshëm për prodhuesit evropianë që eksportojnë një sasi të madhe frutash, djathi dhe mishi derri në Rusi. Gati 10 përqind e eksporteve të BE-së që kapin vlerën 15 miliardë dollarëve u eksportuan në Rusi vitin e shkuar, duke e shndërruar në klientin e dytë më të madh të Evropës. Evropës iu desh që të linte mënjanë thuajse 156 milionë dollarë, për të kompensuar financiarisht prodhuesit.

Kompanitë enegjitike: Zhvlerësimi i rublës ka zvogëluar ndjeshëm fitimet e kompanive që bënin biznes me Rusinë. British Petroleum ka paralajmëruar se sanksionet e forta ndaj Rusisë mund të dëmtojnë shumë atë vetë. “BP” zotëron shumë aksione tek “Rosneft”, kompania më e madhe ruse e naftës që nga ana e saj është subjekt i sanksioneve tregtare të vendosura nga SHBA.

Aksionet e kompanisë kanë rënë më të paktën 25 përqind këtë vit, si pasojë e drejtpëdrejtë e rënies së çmimeve të naftës. Kompania franceze “Total” shtyu për momentin planin e saj për një eksplorim në shkallë të gjerë së bashku me rusen “Lukoil”, sërish për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi, duke pakësuar fitimet e mundshme të kompanisë në të ardhmen. Kompani të tjera energjitike si “Exxon Mobil” gjithashtu kanë lidhje të rëndësishme me Rusinë.

Prodhuesit e makinave: Gjigandi amerikan “Ford” është një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Rusi dhe ka paralajmëruar se dobësimi i rublës po dëmton shitjet. Volkswagen fajësoi tensionet politike për një rënie prej 8 % në shitjet e makinave në Rusi, përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014. Aksionet e prodhuesit gjerman të makinave, kanë rënë më shumë se 12 % këtë vit. Renault, njoftoi rënie të shitjeve në Rusi gjithashtu, ndërkohë që Peugeot dhe Citroen paralajmëruan në tetor se rubla në rënie po dëmtonte ekonominë dhe për pasojë po dëmton vetë këto kompani .

Bankat: Fitimet e filialit të bankës franceze “Societé Generale” në Rusi, ranë me 36 përqind gjatë 3-mujorit të dytë. Bankat e tjera të ekspozuara ndaj të njëjtit rrezik janë hollandezja “ Rabobank” dhe italianja “Unicredit”.
McDonald’s, Adidas dhe kompanitë e tjera të këtij lloji: Marrëdhëniet e ngrira mes SHBA dhe Rusisë besohet se janë arsyeja kryesore e largimit të kompanisë “McDonald’s” nga vendi. Autoritett ruse urdhëruan fillmisht kompaninë amerikane të mbyllte 12 restorantet e saj, nën akuzën e shkeljeve të rregullave sanitare. Por besohet se lëvizja ka qenë e motivuar poltikisht.

Kompania gjermane për prodhimin e veshjeve sportive ADIDAS, po mbyll dyqanet e saj dhe po anulon zgjerimin e saj në Rusi, pasi rritja e tensioneve në rajon goditi fort shpenzimet konsumatore, kësisoj edhe rënia e rublës ndikoi direkt tek fitimet. ADIDAS reduktoi fitimet e tij për vitin 2014 në 20 përqind nga 30 që ishte parashikimi fillestar, pjesërisht edhe për shkak të Rusisë. 

Carlsberg, prodhuesi danez i birrës që ka patur mjaft fitime në të kaluarën, këtë vit ka paralajmëruar zvogëlimin e kërkesës në tregun rus. Së fundmi edhe kompania e mirënjohur Coca-Cola ka vuajtur pasojat e kësaj situate. Aksionet e kompanisë “Coca-Cola HBC” që shpërndan pijen në Rusi, kanë rënë me të paktën 32 përqind gjatë këtij viti./albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi