Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Gjermania me kritere të reja për nënshtetësi të dyfishtë

prej Sun 21 Dec 2014 - 13:32
Ditën që mbushi 18 vjeç, mbërriti një letër në shtëpinë e tij në Rüsselsheim, tregon Musa Cakilli. Autoritetet kërkonin që ai të vendoste për njërën pasaportë. Prindërit e Cakilli’t vijnë nga Turqia, dhe për këtë arsye ai kishte si nënshtetësinë gjermane, ashtu edhe atë turke.
Deri në moshën 23 vjeçare, kështu e parashihte ligji në rastin e fëmijëve me prindër të huaj, studenti i ekonomisë duhej të vendoste për njërën nga nënshtetësitë. Por ai nuk donte: “Ata janë të dyja pjesë e identitetit tim”.
Cakilli nuk donte ta dorëzonte njërën nga pasaportat dhe për këtë arsye në 2012 e ngriti çështjen në gjykatën administrative në Darmstadt. Sepse shumë nga shokët e tij janë grekë, italianë, por edhe zviceranë, dhe të gjithë mund t’i mbajnë të dyja pasaportat. Sepse për qytetarët nga BE dhe SHBA vlen prej kohësh e drejta për nënshtetësinë e dyfishtë, shkruan DW.
Pasaporta e dyfishtë pranohet edhe për njerëz, vendet e të cilëve nuk e pranojnë lënien e nënshtetësisë. Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera Irani, Algjeria, Siria dhe disa vende të Amerikës Latine. “Kjo m’u duk me të vërtetë e padrejtë”, kujton 21 vjeçari i sotëm.
Por në korrik ai e tërhoqi padinë, pasi qeveria ndryshoi rregullin për të drejtën e nënshtetësisë. Këtë të shtunë (20.12.2014) hyn në fuqi rregulli i ri dhe në këtë mënyrë shmanget edhe “situata absurde, që dikush në moshën 18 vjeçare të bëhet papritur i huaj”, kështu shprehet e ngarkuara e qeverisë për integrimin, Aydan Özoguz.
Politikania e PSD thotë se, rreth 500.000 të rinj do të përfitojnë nga rregulli i ri, të cilin ajo e quan “një ligj me shumë rëndësi”
Megjithatë, për të aplikuar, ka disa kërkesa: Për të marrë shtetësi të dyfishtë, fëmijët e prindërve të huaj duhet të jenë rritur në Gjermani. Kjo do të thotë se deri në ditëlindjen e tyre të 21-të të kenë jetuar tetë vjet në Gjermani, të kenë ndjekur për gjashtë vjet një shkollë gjermane, ose një trajnim profesional. Si dëshmi mjafton një certifikatë e shkollës, ose e përgatitjes profesionale.
Për ata që nuk i plotësojnë këto kushte, vlen zgjedhja e një opsioni.
Këto kushte janë kritikuar prej kohësh nga opozita që kërkon heqjen e plotë të detyrimit për të zgjedhur një opsion.
Aydan Özoguz thotë se ka mirëkuptim për kritikën. “Kushtet, sipas mendimit tim, nuk është dashur të vihen. Megjithatë, kushtet për nënshtetësinë e dyfishtë i plotëson thuajse secili”.
Çfarë mendon për kushtet? Musa Çakıllı mendon për një çast: “Po, në njëfarë mënyre ato janë diskriminuese, sepse nuk vlejnë për të gjithë. Por kush do ta ketë shtetësinë gjermane, duhet edhe ta meritojë atë”.
E padrejtë i duket fakti, që rregulli nuk prek rastet e mëparshme. Motra e tij më e madhe Hatice, që është sot 24 vjeç, është dashur të vendosë për një pasaportë disa vite më parë. “Asaj kjo i duket e padrejtë, nuk është e kënaqur”.
Megjithatë, thotë Çakıllı, ai ishte i lumtur për rregulloren e re dhe për dy pasaportat e tij: “Unë ndjehem i pranuar”.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi