Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

20 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë Empty 20 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë

Sat 27 Dec 2014 - 14:31
20 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë Shenjat-e-marteses-1-200x20020 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë Shenjat-e-marteses-2-200x20020 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë Shenjat-e-marteses-3-200x20020 shenjat që tregojnë se jeni gati për martesë Shenjat-e-marteses-4-200x200

1. Ndiheni mirë me veten si individ jo vetëm në marrëdhënie me partnerin/en. Martesa ka nevojë për dy njerëz të plotë, të cilët ndihen të plotësuar dhe komodë me veten, pasi dy gjysma nuk mund të shkojnë larg.
2. Dëgjoni historitë e dashurive të miqve dhe nuk ndiheni keq. Në vend që të ndieni se duke ndenjur vetëm me një person, po humbni ‘çmendurinë’ e takimeve të shumta me njerëz të ndryshëm, ju pëlqen që keni një person që ju kupton dhe ju pranon ashtu siç jeni.
3. E dini se çfarë kërkoni te një partner/e. Në vend të bukurisë së jashtme, për të vendosur për një lidhje martesore me dikë, duhet që ai/ajo të plotësojë më shumë tipare të mira.
4. Nëse keni njerëz të tjerë të afërt. Nëse personi juaj i dashur është i vetmi me të cilin keni lidhje të ngushtë, atëherë ky është një problem. Nëse ky person ju hedh poshtë një mendim, do të ndiheni shumë keq, por kini parasysh se njeriu shpreh vetëm mendimet e veta ndaj duhet të keni miq të tjerë të ngushtë për të marrë një perceptim më të gjerë.
5. Kuptoni se gjërat nuk vërtiten më rreth jush. Nëse po mendoni për martesë, një gjë e rëndësishme, që duhet ta keni kuptuar tashmë, është se do t’ju duhet të bëni kompromise.
6. Filloni të vëreni unazat e fejesës te të tjerët. Nëse e gjeni veten duke vëzhguar unazat e fejesës së të tjerëve, atëherë me shumë gjasa po zgjidhni unazën tuaj në mendje, një shenjë që jeni gati për martesë.
7. Kur mendoni për të ardhmen, partneri/ja është pjesë e saj. Nuk ka të bëjë vetëm me ngjarje të veçanta, por thjesht ideja që pas shumë kohësh, do të vazhdoni ta keni atë njeri në krahë, do të thotë se po e mendoni martesën seriozisht.
8. Flisni haptazi për paratë. Edhe pse mund të jetë një temë tabu për t’u diskutuar, me kalimin e kohës, një çift bëhet më i hapur dhe fillon të mendojë si skuadër, për një të ardhme më të mirë. Nëse keni filluar të flisni për paratë, jeni në gjysmë të rrugës për te martesa.
9. Keni biseduar me njëri-tjetrin për martesën. Ju nuk shpresoni vetëm që një ditë t’ju shfaqet unaza në gisht, por në fakt e keni biseduar këtë me partnerin/en dhe po e planifikoni ngadalë.
10. Jeni të lidhur emocionalisht me ato të partnerit/es. Nuk mund të jeni me dikë, ndjenjat e të cilit nuk ju thonë asnjë gjë. E njëjta gjë ndodh me personin tjetër, që të jeni me dikë duhet të interesoheni për emocionet e njëri-tjetrit.
11. Keni ndarë pasiguritë. Nëse nuk shqetësoheni më se një ditë ai/ajo do të zbulojë për ju një pikë të dobët, atëherë e keni hapur veten që tjetri t’ju njohë plotësisht. Kjo është diçka e mrekullueshme që ju afron më tepër dhe ju sjell një hap më pranë martesës.
12. E keni në listën e kontakteve emergjente. Smartfonët e sotëm ju japin mundësinë të krijoni një listë kontaktesh emergjente që aktivizohen shumë thjeshtë. Nëse partneri/ja juaj është në këtë listë, atëherë do të jeni bashkë në të mirë e në të keq.
13. Ai/ajo është telefonata e parë kur keni një lajm të mirë. Kur kemi diçka të mirë për të shpërndarë, duam të bisedojmë me njerëzit që mendojmë se do të jenë më të interesuar dhe që do të gëzohen për ne si për veten. Nëse ai/ajo është personi i parë që ju vjen në mendje, jeni në rrugën e duhur.
14. Nuk keni dëshirë t’u ktheheni lidhjeve të vjetra. Nëse nuk e ndieni të nevojshme të ktheheni te ish-partnerët tuaj, kjo do të thotë se e tashmja është më e mirë se e shkuara. Për këtë arsye, edhe e ardhmja do të jetë më e ndritur për ju dhe njeriun që keni në krah.
15. Nuk mbani inate. Nëse mendoni se do të kaloni shumë kohë me një person, atëherë duhet të mos mbani inate me këtë njeri. Nëse i lini gjërat të rrjedhin, pa mbajtur mëri apo nëse ia thoni këto gjëra që ju shqetësojnë pa shkaktuar një debat, atëherë gjërat do të shkojnë mirë për ju.
16. Nuk shqetësoheni se çfarë po bën ai/ajo kur nuk i jeni pranë. E dini që jeni me njeriun e duhur kur nuk ju duhet të shqetësoheni aspak për gjërat që bën kur nuk ju ka pranë. Duhet të krijoni besim, por ky besim është edhe i merituar.
17. Dëshironi të jetoni bashkë. Nëse këtë nuk e mendoni vetëm se është gjëja e duhur për të bërë, pasi keni ndenjur bashkë për shumë kohë, por sepse vërtet dëshironi të zgjoheni me këtë person në krahët tuaj, atëherë do ta dëshironi për shumë kohë siç ndodh me martesën.
18. Keni biseduar për fëmijët dhe jeni dakord. Fëmijëtjanë një temë që mund të shkatërrojë të ardhmen e shumë çifteve, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve dhe prej inatit të mosarritjes së një kompromisi.
19. Nuk i vini në dyshim ndjenjat. Nëse nuk ju duhet më të analizoni mesazhet e njëri-tjetrit për të kuptuar ndjenjat e fshehura te to, atëherë jeni në rrugën e duhur.
20. Do të martoheshit me të, edhe nëse nuk keni dasmën e ëndrrave. Kur mendoni për dasmën dhe kuptoni se nuk ka rëndësi eventi, por ideja që ju të dy do të jeni bashkë pas kësaj, atëherë e kuptoni se jeni me njeriun e duhur.
http://gazeta-shqip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi