Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default "Magji", sakrifikon 10-vjeçarin që t'i mbetej gruaja shtatzënë

prej Sat 27 Dec 2014 - 20:41
"Magji", sakrifikon 10-vjeçarin që t'i mbetej gruaja shtatzënë British-police-on-the-sceneINDI- Trupi i një fëmije 10 vjeç u gjet i masakruar, pasi ishte flijuar në një ceremoni magjie, muajin e kaluar në pasi u shtetin indian të Uttar Pradesh.

Pranshu, që ishte nga fshati Rooppur Kamalu, u gjet me veshët dhe këmbët e gjymtuara, në muajin nëntor, dy ditë pas ai u zhduk. Vrasja brutale është bërë nga një punëtor indian, i cili ka pranuar se ka kryer flijimin e fëmijës, në mënyrë që gruaja e tij të mbetej shtatzënë.

Më 23 nëntor, ishte babai i viktimës ai i cili gjeti trupin e tij të gjymtuar në një fushë. Fillimisht besohej se fëmija ishte sulmuar nga kafshët e egra, sipas policisë.

Por pas një autopsie dhe një ekzaminimi mjeko-ligjor, u zbulua se fëmija ishte vrarë. Edhe pse babai i Pranshusë kishte informuar policinë vetëm për trupin e vdekur të djalit të tij dhe nuk kishte parashtruar ankesë formale, rezultatet e autopsisë ndryshuan vendimin e tij.

Pas një hetimi njëmujor, një njeri i identifikuar si Durgesh, u arrestua për vrasjen e Pranshusë. Ai kishte qenë i fundit që ishte parë me viktimën më 21 nëntor. Durgesh, i cili ishte edhe i afërmi i viktimës, pretendoi se e kishte sakrifikuar djalin sepse ai donte që gruaja e tij të lindte fëmijë.

Ndërkohë, gruaja e njeriut të arrestuar do të merret në pyetje nga oficerët për të mësuar rolin e saj në këtë krim makabër. Çdo vit, mijëra njerëz në mbarë botën akuzohen për praktikumin e magjisë, sipas një raporti nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

/Shekulli Online/E.H./


"Magji", sakrifikon 10-vjeçarin që t'i mbetej gruaja shtatzënë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi