Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E vërteta e vajzës që u zgjua gjatë operacionit në tru Empty E vërteta e vajzës që u zgjua gjatë operacionit në tru

Sun 4 Jan 2015 - 23:45
E vërteta e vajzës që u zgjua gjatë operacionit në tru PAY-Iga-JasicaIga Jasica, një 19-vjeçare polake, po bënte një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për heqjen e një tumori në tru, kur papritur ajo befasoi mjekët dhe i pyeti ata se si po shkon operacioni.

Heshtja u thye papritur pikërisht nga pacientja, e cila kërkoi informacione mbi ndërhyrjen: “Si po shkon?”.

Lajmi është komentuar në shumë rrjete sociale dhe media, për faktin se si mundet që vajza të dalë nga anestezia. Por vajza bukuroshe e ka sqaruar vetë këtë situatë, duke deklaruar se gjatë operacionit nuk ka patur asnjë problem dhe se ky operacion quhet Krianotomi në gjendje të zgjuar.

Një Krianotomi në gjendje të zgjuar është një operacion që kryhet në të njëjtën mënyrë si në atë konvencionale, por me pacientin zgjuar gjatë procedurave. Kjo është një teknikë e preferuar për operacione funksionalisht të rëndësishme të trurit. Qëllimi i përgjithshëm është që të minimizohen rreziqet e operacioneve të gjata.

Neurokirurgu Dawid Larysz deklaroi se vajza nuk kishte qenë në gjendje për të parë apo për të dëgjuar ndonjë gjë. "Ajo nuk e ka ndier asgjë dhe asnjëherë nuk ishte në rrezik", tha ai.

Iga nuk e kujton mirë se çfarë i ndodhi, por tani ndihet shkëlqyeshëm: “Nuk kujtoj shumë. Doktori më tha se gjatë operacionit biseduam për macet, që unë i dua shumë. Nuk munda të festoj Krishtlindjet me familjen time për shkak të këtij operacioni, por mora dhuratën më të bukur që mund të kisha ndonjëherë, sepse tani jam shumë mirë”.

/Shekulli Online/E.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi