Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Destinacionet e turizmit për 2015-ën, revista britanike liston Shqipërinë Empty Destinacionet e turizmit për 2015-ën, revista britanike liston Shqipërinë

Tue 6 Jan 2015 - 15:38
Destinacionet e turizmit për 2015-ën, revista britanike liston Shqipërinë Magazine-422
Revista britanike “Wanderlust” ka listuar dhjetë ndër destinacionet më të mira për të kaluar pushimet për vitin 2015, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Shqipëria.

Në një artikull me titull “The hot list: Where to travel in 2015”, revista liston edhe Ballkanin Perëndimor si një ndër destiancionet që s’duhet lënë pa vizituar.

Më konkretisht, janë vetëm tre vende të Ballkanit që përmenden në këtë listë turistike, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Shqipëria përshkruhet si një vend shumë mikpritës, me bukuri të virgjër e të pazbuluar në Ballkanin Perëndimor ku duhet të udhëtoni për vitin 2015.

Kryeredaktorja e revistës britanike vizitoi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në vitin 2014. Ajo u mahnit nga mikpritja e ngrohtë dhe bukuritë natyrore të këtyre vendeve.

Revista shkruan se në këtë vend do të gjeni kuzhinë të mirë lokale me çmime të ulëta, qytete të lashta prej guri si Berati dhe Gjirokastra.

“Nëse vlerësoni bukuritë autentike e të virgjëra, atëherë jeni në vendin e duhur”, përfundon shkrimin e saj revista prestigjioze.

Destinacionet e tjera që sugjeron kjo revistë për turizëm për vitin që sapo ka hyrë, janë Nikaragua, Etiopia, Kanazawa në Japoni, Essaouira në Marok, Andora, Patagonia midis Argjentinës dhe Kilit, Holanda, Haiti dhe në fund fare Athina.

/Shekulli Online/E.G./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Destinacionet e turizmit për 2015-ën, revista britanike liston Shqipërinë Empty Re: Destinacionet e turizmit për 2015-ën, revista britanike liston Shqipërinë

Wed 7 Jan 2015 - 17:46
Mbase na i qan hallet turizmi, se qeveria ka buzeqeshje te bukur!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi